LIVE UPDATES
Aktualitet

Propaganda selektive e Ramës për lirimin e hapësirave të zaptuara: Kulla me 18 kate te "Ish-ekpozita" rrezikon jetën dhe pasuritë e banorëve të zonës

Ndërsa fushata për lirimin e hapësirave publike nga baret nisi, filloi edhe hapja e gropës së Green Tower. Me një rrethim perimetrik i cili prek trotuaret përballë Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe Bulevardit në krahun e Lanës, duke zhdukur plotësisht çdo hapësirë publike në funksion të kalimit të qytetarëve.

6 Gusht 2025, 17:43 Nga Dosja.al

Propaganda selektive e Ramës për lirimin e hapësirave të

TIRANË- Një kompani e dyshimtë, me një pasqyrë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi në mes të verës së vitit të kaluar nga dora e vetë kryeministrit Edi Rama.

Më 20 gusht 2024 Refki Peposhi mori një leje ndërtimi për një kullë në zemër të kryeqytetit me 18 kate mbi tokë e 3 nën tokë. Pas sigurimit të lejes sipas projektit me 3 kate nën dhe, ky ndërtim miratohet nga kreu i qeverisë me 4 kate parkingu poshtë tij. Lëvizje kjo që mund të jetë përshtatur me nevojat e qytetit por ngjall dyshime të forta për falsifikim ose nevojën për një studim të ri të impaktit në mjedis dhe strukturës së themeleve.


Për t’u ndërtuar ky pallat preken interesat e banorëve të pallateve rreth tij. Më konkretisht: Bllokohet hyrja për parkimet nëntokësore të pallatit Swarovski dhe të tjetrit ngjyrë portokalli pranë tij, si edhe shkatërrimi i lulishtes së ndërtuar nga vetë banorët.  

Më shumë se 50 parkime nëntokësore do të jenë pa hyrje pasi ajo po bllokohet, jo përkohësisht, nga ndërtimi i Titan Konstruksion duke i kthyer këto prona private jashtë funksionit duke cënuar rëndë të drejtën kushtetuese të çdo qytetari për ta gëzuar atë. Ndërsa pronarët e parkimeve nën tokë të pallatit portokalli nuk do i kenë më ato në përdorim për rreth 4 vite.

Tentativa për rrethimin e servitytit të kalimit ngjalli reagimin e banorëve duke e penguar përkohësisht këtë lëvizje.

Propaganda selektive e Ramës për lirimin e hapësirave tëPropaganda selektive e Ramës për lirimin e hapësirave të

Ndërsa fushata për lirimin e hapësirave publike nga baret nisi, filloi edhe hapja e gropës së Green Tower. Me një rrethim perimetrik i cili prek trotuaret përballë Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe Bulevardit në krahun e Lanës, duke zhdukur plotësisht çdo hapësirë publike në funksion të kalimit të qytetarëve.

Propaganda selektive e Ramës për lirimin e hapësirave tëPropaganda selektive e Ramës për lirimin e hapësirave tëPropaganda selektive e Ramës për lirimin e hapësirave tëPropaganda selektive e Ramës për lirimin e hapësirave të

Këto punime po shkaktojnë tronditje në të dy pallatet pranë këtij kantieri, duke rrezikuar edhe shkaktimin e dëmeve të pariparueshme në strukturën e tyre dhe vendosur në rrezik jetët dhe pasuritë e banorëve.

Distanca e llogaritur është më pak se 3 metra dhe IMT hesht për këtë shkelje kaq flagrante ndërsa hapësirat publike janë tërësisht të zaptuara. Kjo dëshmon qartë se propaganda e kryeministrit për lirimin e hapësirave publike është tërësisht selektive dhe nuk prek pronarët e ndërtimit.

Shkelja më e madhe dhe e paimagjinueshme në këtë histori është falsifikimi i zotit Peposhi i cili ka marë bekimin e kryeministrit për në lagjen ku dikur ka jetuar vetë për më shumë se 10 vite.

Titan Konstruksion ka deklaruar 2658 m2 truall nga të cilat do të ndërtohen 1340 metra dhe diferenca prej 1318 metrash supozohet se do të jetë hapësirë publike siç e kërkon ligji. Por Titani i Refkiut në këto metra ka përfshirë edhe atë që tani është prej vitesh nje rruge dhe nje lulishte në funksion të qytetarëve të Tiranës.

Por kush po e ndërton një tjetër Green Tower në Tiranë?

Është Titan Konstruksion e Refki Peposhit, i njohur për lidhjet e tij të hershme me elementë në partinë socialiste dhe për një konflikt me kryeministrin Edi Rama në fillim të karrierës së tij si kreu i qeverisë shqiptare.

Propaganda selektive e Ramës për lirimin e hapësirave të

Ish-aksioner në Titan Konstruksion rezulton edhe Etnik Sopoti i cili me 20 prill të vitit 2023 i dhuroi 50% të aksioneve të tij Refki Peposhit. Ajo që është e çuditshme është se bashkëpronar në truallin 2568m2 ku do të ndërtohet Green Tower është pikërisht sipërmarrësi Etnik Sopoti.  

Por për çfarë është i njohur Refki peposhi?

Ai është pronar i kullës portokalli në hyrje të rrugës Sami Frashëri pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë. Ky pallat i ndërtuar rreth 20 vite më parë ishte planifikuar fillimisht me 14 kate por papritur iu shtuan dhe 3 të tjerë pa leje. Banorët e kësaj godine janë mashtruar sistematikisht duke ua shitur apartamentet më shumë se 2-3 herë dhe sot asnjë rezident nuk ka hipotekë për këto prona.

Propaganda selektive e Ramës për lirimin e hapësirave të

Në këtë fotografi do të ilustrojmë zhvillimin e ndërtimit të ri të Titan Konstruskion: hapësira e shënuar me ngjyrë të gjelbër tregon rrugën në të cilën banorët e  pallatit “Swarovski” drejtohen për në garazhet e tyre. Ndëra shënimi “parking nën tokë” tregon hapësirën aktuale ku banorët e këtij pallati lenë automjetet e tyre. Pikërisht ky parkim nën tokë i ndërtuar nga Peposhi po shembet sot nga vetë ai.

Hapësira pas këtij pallati ka qenë e pandërtuar dhe nën atë truall janë parkimet e tij nëntokësore. Të gjendur përballë faktit që askush nuk posedon certifikatë pronësie banorët janë detyruar të heshtin dhe të shpresojnë se një ditë, zoti Peposhi do e mbaj fjalën pasi u ka thënë se ky parkim me dy kate nën tokë do të shembet tërësisht dhe do të gjendet një zgjidhje pas përfundimit të punimeve të tij me afat 48 muaj./Dosja.al

edi rama zaptimi i hapesirave publike titan konstruksion refki peposhi


Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale