LIVE UPDATES
Aktualitet

"Prezanton tipare të personalitetit narcistik!" Shtyu 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes, çfarë vendimi mori Apeli vite më parë për Altin Çokun

Nesër në Gjykatën e Tiranës pritet të dalë me vendimin për masë siguri për Çokun.

14 Shkurt 2024, 20:59 Nga M.B
"Prezanton tipare të personalitetit narcistik!" Shtyu
Altin Çoku

TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për masën e sigurisë ndaj Altin Çokut i arrestuar disa ditë më parë, pas vetëvrasjes së 27-vjeçares nga Kamza. Nesër në Gjykatën e Tiranës pritet të dalë me vendimin për masë siguri për Çokun. Mësohet se Prokuroria ka kërkuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. Çoku nuk e pranon akuzën duke pretenduar se foton intime të së resë nuk e shpërndau ai, por një mik i tij.

News 24 ka siguruar vendimin e gjykatës për Krime të Rënda të vitit ku ai është dënuar për gjobëvënie ndaj mjekut të tij neuro psikiatër. Në vendim thuhet se i pandehuri Altin Çoku dhe mjeku me inicialet G.S, janë banorë të qytetit të Laçit, të rrethit Kurbin. Ata kanë njohje me njëri-tjetrin, jo vetëm si banorë në të njëjtin qytet, por mjeku e ka pasur pacient Altin Çokun. Në dokumentin e gjykatës, thuhet se mjeku është detyruar t’i japë Cokut shumën prej 4 mijë eurosh, për shkak se ai e kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme.

“I pandehuri Altin Çoku, i ka kërkuar të dëmtuarit disa herë para, në mënyrë verbale por, edhe me anë të telefonit, duke i dërguar mesazhe telefonike, por edhe me anë të letrave të shkruara”, theksohet në vendim.

“Unë jam në hall dhe me ndimo po deshte me i marr lekët tuja, dhe nese nuk do me pas gjakderdhje un per 5 minuta jam dhe vet aty me ndimo te lutem deri neser…”, e kërcënonte çoku mjekun.

Pavarësisht veprën së rëndë penale Çoku është dënuar nga gjykata e Apelit për Krime të Rënda të vitit 2015, me shërbim prove, për një afat prej 5 vitesh. Gjykata e ka urdhëruar atë të mbajë kontakte me Shërbimin Rajonal të Provës, të mos frekuentojë lokale që shërbejnë pijë alkoolike, si dhe ti t’i nënshtrohet një programi të trajtimit mjeksor apo rehabilitues. Në vendimn gjykata arsyeton se shkalla e parë nuk marrë në konsideratë pretendimet e tij për gjendjen e vështirë ekonomike dhe familjare, si dhe shëndetësore. Në një akt ekspertimi psikiatriko-ligjor të IML thuhet se “Shtetasi Altin Çoku vuan nga Insuficienca respiratore restrictive si dhe prezanton tipare të personalitetit narcistik”.

“Në kushtet aktuale nuk prezanton nevojën e ndonjë mase mjekësore, pasi gjykimi dhe të menduarit e sjellja janë brenda tipareve të tij të personalitetit duke prezantuar një model mbi të cilin funksionon që prej adoleshencës dhe rinisë së hershme. Për me tepër gjatë kësaj periudhe nuk ka qënë e nevojshme të trajtohet për ndonjë simtomë të shëndetit mendor. Në gjendjen që prezanton aktualisht nuk prezanton rrezikshmëri shoqërore”, arsyeton Apeli.

altin coku kamza

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq