Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në fshatin Skuraj janë gjetur 337 bimë kanabisi, ndërsa në fshatrat Fushë Kuqe dhe Gërnac janë 2215 rrënjë kanabisi.
LEZHË- Një aksion policie është zhvilluar sot në Lezhë, ku janë sekuestruar 2583 rrënjë kanabisi. Mësohet se operacioni është kryer në disa fshatra të Lezhës dhe të Kurbinit. Në fshatin Skuraj janë gjetur 337 bimë kanabisi, ndërsa në fshatrat Fushë Kuqe dhe Gërnac janë 2215 rrënjë kanabisi. Ndërkohë që në Lezhë janë 31 rrënjë kanabisi.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Vijon kontrolli i të gjithë territorit të qarkut deri në zonat më të thella e më të vështira malore e të pyllëzuara, nga toka dhe ajri, për të parandaluar dhe goditur tentativat për të kultivuar bimë narkotike cannabis sativa. Finalizohet faza e nëntë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit, u asgjësuan në total 2583 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u gjetën të kultivuara në minisera dhe në tokë, në fshatra të ndryshëm, në Kurbin dhe në Lezhë. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe të komisariateve nën varësi, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë qarkun, duke përfshirë dhe skanuar edhe zonat më të thella e të vështira, malore e të pyllëzuara, me qëllim parandalimin e tentativave dhe goditjen e rasteve të konstatuara të kultivimit të bimë narkotike.
Si rezultat i kontrolleve, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër dhe me kolegët e GDF-së, u organizua dhe u finalizua faza e nëntë e megaoperacionit “Imazhi”, në kuadër të së cilës: në fshatin Skuraj, Kurbin, në një zonë të pyllëzuar dhe të vështirë malore, u gjetën 2215 bimë narkotike cannabis sativa, në fshatrat Fushë Kuqe dhe Gërnac, Kurbin, u gjetën 337 bimë narkotike cannabis sativa dhe në fshatin Kolsh, Lezhë, u gjetën 31 bimë narkotike cannabis sativa. Bimët narkotike, pas kryerjes së veprime hetimore procedurale, u asgjësuan me anë të djegies. Vijojnë veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me qëllim identifikimin dhe arrestimim e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë 8 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshme të qarkut, u asgjësuan në total 12.196 fidanë dhe bimë narkotikë, si dhe u vunë në pranga 3 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale. Megaoperacioni policor antikanabis “Imazhi”, vijon.
Foto Ilustruese LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnje ditën e sotme. Mësohet se një mjet tip &eum...
Foto ilustruese Policia e Gjirokastrës njoftoi të enjten se një turiste gjermane humbi jetën dhe bashkëshorti i saj arriti të...
Migen Pepa GREQI- Vetëdorëzohet në Policinë greke boksieri shqiptar Migen Pepa, i cili shtatë ditë më parë dër...
Edmond Arapi TIRANË- Personi që shihni në foto është Edmond Arapi, i cili është autori për tritolin e vendosur...
Foto ilustruese ELBASAN- Brikin Rusta dhe Emanuel Rrapushi, dy të rinjtë, të cilët tentuan të vrasë Mariglen Hidën n&eum...
Foto ilustruese VAU I DEJËS- Policia e Shtetit ka njoftuar se ka përfunduar faza e katërt e operacionit anti-drogë i koduar “Alpe...
Kanabisi KRUJË- Kontrolle për kanabis po vazhdojnë në territorin e vendit tonë. Sot janë sekuestruar dhe asgjesuar nj&eu...
Emisioni Është rikthyer sërish në vëmendje historia dramatike e familjes Vrenozi në Fier. Në studion e emisionit &l...
foto nga vendngjarja VLORË- Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit zbarkoi paraditen e sotme në zonën e Skelës në Vlorë...
foto ilustruese SARANDË- Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Sarandë, teksa është proceduar penalisht në gjen...