LIVE UPDATES
Aktualitet

“Po me urën ç’patën”, si u degradua projekti i Përroit Leshniqe në Kavajë me vlerë 4 milionë euro

Bëhet fjalë për rehabilitimin e përroit të Leshniqes në Kavajë, i cili u përurua dy herë në prag të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar bashkie në vitin 2017, ndërkohë që përmbytjet shkaktuan dëme të konsiderueshme, në atë projekt.

20 Tetor 2022, 23:42 Nga DOSJA
“Po me urën ç’patën”, si u degradua projekti
Ura

TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes degradimin e një projekti për rehabilitimin e një përroi në Kavajë me vlerë 4 milionë euro. Nëpërmjet pamjeve, dokumenteve dhe dëshmive, Fiksi faktoi ndryshime të mëdha të projektit të prezantuar 3 D me punët në terren. Megjithëse rehabilitimi kushtoi miliona euro, ai është mbuluar nga kallamishtet dhe ferrat. Bashkia e Kavajës nuk ka lekë as ta mirëmbajë dhe jo ta bëjë të lundrueshëm, me korsi biçikletash, gjelbërim, ashtu siç ishte në maket.

Denoncimi i parë i Fiks Fare ka qenë në muajin prill të vitit 2018. Në atë kohë, emisioni investigativ, faktoi se investimi ishte shkatërruar pa kaluar 1 vit nga ndërtimi. Bëhet fjalë për rehabilitimin e përroit të Leshniqes në Kavajë, i cili u përurua dy herë në prag të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar bashkie në vitin 2017, ndërkohë që përmbytjet shkaktuan dëme të konsiderueshme, në atë projekt. Sipas vëzhgimit të Fiksit në 2018-ën, pjesë të mëdha të trotuareve, pllakave, apo edhe betoni, ishin shkulur nga vendi. Madje, në qershor të vitit 2017, vetë Kryeministri Rama vizitoi zonën për punimet e kryera në fazën e parë. Por, me përmbytjet në fund të vitit 2017, pati shumë dëme, edhe pse qëllimi kryesor i rehabilitimit të përroit ishte për të shmangur përmbytjet. Fiksi pyeti në 2018-ën edhe Bashkinë e Kavajës, ku ish-kryetari Isa Sakja, tha se punët janë marrë në dorëzim dhe se firma duhet të riparonte dëmet. Por, ai tha se asnjë nuk merr përsipër gabimin, pasi ndërtuesi thotë e ka fajin projekti dhe projektuesi thotë e ka fajin ndërtuesi!

Po në vitin 2022, a është gjetur “fajtori”?! Fiks Fare iu rikthye kësaj problematike. Kamera e Fiksit filmoi përroin, ku sërish gjendja ishte skandaloze. Trotuaret kanë filluar të shkatërrohen, vendi është i pa pastruar.  Ndërkohë, që në atë vend, sipas projektit, ishte parashikuar të ndërtohej një urë. Por, ura është “zhdukur” dhe ajo nuk është ndërtuar kurrë. Gazetarët e Fiksit krahasuan projektin 3D me punët në terren. Në projekt ishte edhe ura ovale, por s’është ndërtuar! Gjithashtu, edhe një urë e vogël këmbësorësh, me një hark. Por, sërish ajo urë nuk është bërë, teksa në atë vend ka vetëm një urë të ngushtë metalike ku mund të kalojë 1 person. Nga vëzhgimi i Fiksit rezultoi se projekti është mbuluar nga kallamishtet, ferrat. Në projekt ishte parashikuar të ndërtohej korsi biçikletash, trotuaresh. Një pjesë e korsisë së biçikletave ishte bërë, por ajo kishte filluar të shkatërrohej. Madje, edhe trotuarët e ribërë pas vitit 2018. Gjithçka, po shkon sërish në pikën 0, teksa investimi 4 milionë euro po e rimerr përroi.

Fiks Fare iu drejtua me një kërkesë për informacion Bashkisë së Kavajës, nëse e ka gjetur apo jo fajtorin për këtë gjendje dhe se ku shkoi fondi 4 milionë euro. “Punimet kanë filluar më datë 03.08.2016 dhe kanë përfunduar me datë 07.06.2017. Punimet janë marrë në dorëzim nga Bashkia Kavajë” thuhet në përgjigje.

Fiksi e pyeti Bashkinë e Kavajës se në projekt ishte një urë ovale në afërsi të rrethit në grykëderdhjen e përroit, por nga vëzhgimi mungonte dhe a i është kërkuar firmës bërja e kësaj ure. “Jo. Projekti i plotë parashikonte ndërtimin e një ure të tillë po investimi është i ndarë në faza dhe aktualisht është financuar vetëm faza e I e këtij projekti. Sipërmarrësi është likujduar për punimet e kryera në masën 100% të vlerës në afatin e caktuar ” thotë bashkia.

Në projektin e prezantuar, Bashkia e Kavajës synonte që Përroi i Leshniqes të ishte i lundrueshëm deri në afërsi të rrugës kryesore Plepa-Rrogozhinë. Madje, në të dyja anët të kishte korsi biçikletash. Por, nga vëzhgimi rezulton se projekti ka filluar të degradohet. Korsia e biçikletave është bërë vetëm nga njëra anë, ndërsa pemët që duhet të mbilleshin në grykëderdhje nuk janë mbjellë, por në atë vend ka investuar një biznes privat. Fiksi e pyeti bashkinë nëse ka një plan për funksionalitetin e atij përroit.

“Financimi i përfundimtar i projektit për momentin është jashtë mundësive ekonomike të Bashkisë Kavajë dhe për pasojë në mungesë të një financimi të jashtëm është i pamundur funksionaliteti i tij me vetëm angazhimin e Bashkisë Kavajë” vijon bashkia.

Po për mirëmbajtjen, pastrimin e ferrave dhe kallamishteve?! “Për shkak të situatave emergjente si Tërmeti datës 26.11.2019, pandemia Covid-19 dhe vështirësitë financiare për shkak të luhatjeve të shumta të çmimeve kanë bërë që Bashkia Kavajë të jetë në vështirësi financiare dhe të mos ketë mundësi për mirëmbajtjen e plotë të kësaj vepre. Vepra në fjalë është e madhe dhe kosto e mirëmbajtjes së saj nuk është aspak modeste duke pasur parasysh faktin se është një projekt i papërfunduar” thotë ajo.

Fiksi e pyeti bashkinë edhe për mungesën e ndriçimit, teksa mori një përgjigje se: “Sistemi i ndriçimit në objekt është vendosur si sasi aq sa ka qenë e parashikuar në këtë fazë të investimit. Ky objekt ka përfunduar së realizuari në vitin 2017 dhe nuk mund të përcaktojmë me saktësi kur është dëmtuar çdo dritë e vendosur më vete”.

Pra, projekti 4 milionë euro i prezantuar me aq bujë dhe 3D ka degraduar. Bashkia e Kavajës nuk ka lekë as ta mirëmbajë dhe jo të kërkojë llogari përse nuk është bërë ura!

Marrë nga TOPCHANNEL

kavaje fiks fare

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje