LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Peshkarexha mbytet në ishullin e Sazanit! Shpëtohen peshkatarët, pronari i anijes përqafon policët

•Ditën e sotme u fundos anija “Bashkimi” në afërsi të Sazanit. • Fatmirësisht, pronari i anijes Flori Mezani së bashku me dy peshkatarët që ishin në bord u shpëtuan nga policët kufitarë. •Personat që ishin në bord kërkuan ndihmë, pasi tubat e shkarkimit që merrnin ujë nga deti u çanë e për pasojë pjesa e motorit ra në ujë. •Alarmin për mbytjen e dha pronari i anijes 'Bashkimi', Flori Mezani. •Më pas erdhën në ndihmë policia kufitare si dhe roja bregdetare. •Pasi shpëtuan, pronari i anijes, nga gëzimi përqafoi policët që e shpëtuan. •Defekti ka qenë në pjesën e pompave të ujit të lidhura me pjesën e detit, të cilat kanë marrë ujë dhe kjo ka sjellë fundosjen e anijes në 130 metra thellësi.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

MOMENTET- Anija e mbytur në Vlorë, peshkatari rrëfen tmerrin: S'kishim komunikim, qëndruam sipër anijes

Peshkarexha mbytet në ishullin e Sazanit! Shpëtohen peshkatarët,
Peshkatari

VLORË- Një prej personave që ndodhej në bordin e peshkarexhës që u mbyt sot në ishullin e Sazanit ka treguar tmerrin e përjetuar në momentet kur mendoi se do të përfundonte në det. Në një rrëfim për mediat, ai tregoi se në momentet e vështira i kishte pushtuar frika nga humbja e jetës. 

"“Nuk kishim mundësi të shikonim se ramë në një ngecje të tmerrshme, sa filluam ndodhën këto probleme pastaj dallgëzimi ishte rreth 1 ballë gjë që është e pranueshme. Na u prish vinçi dhe në të njëjtën kohë na u bllokua. Dua të falënderoj anijen “Klodi” edhe rojen bregdetare dhe policinë kufitare se ne ishim në një moment kritik i falenderoj me zemër të pastër, deti ishte normal. Unë kam gjithë jetën peshkatar na kanë ndodhur probleme po jo të kësaj shkalle. U ndiem në siklet. Kemi dhe fëmijët me vete, punojmë si familje, ishim tre veta brenda normativës. Nuk kishim mundësi komunikimi ishim si nëpër filma, anija ishte përmbysur, kemi qëndruar lart. Ne punojmë si familje. Kemi qëndruar lart mjetit të përmbysur dhe…!Dua t’i kërkoj ndihmë Marinës, pasi dëmi është jashtëzakonisht shumë i madh, por edhe për anijet e tjera për momentin është një pikë e rrezikshme sepse po mbahet vetëm nga kavot. Ishim rreth 3.2 milje nga bregu,"- tha ai.

Alarmin për mbytjen e dha pronari i anijes 'Bashkimi', Flori Mezani. Më pas, erdhën në ndihmë policia kufitare si dhe roja bregdetare. Defekti ka qenë në pjesën e pompave të ujit të lidhura me pjesën e detit, të cilat kanë marrë ujë dhe kjo ka sjellë fundosjen e anijes në 130 metra thellësi.

3 VITE ME PARE

FOTO- Momenti i fundosjes së anijes në Sazan, 3 peshkatarët qëndrojnë në pjesën e mbetur mbi ujë

Peshkarexha mbytet në ishullin e Sazanit! Shpëtohen peshkatarët,
Anija

VLORË- Kjo foto tregon momentin e fundosjes së anijes “Bashkimi” në Sazan, ndërsa tre peshkatarët në bord presin policët kufitarë që t’i shpëtojnë. Peshkarexha “Bashkimi” 18 metra e gjatë u fundos mesditën e sotme në afërsi të Sazanit, ndërsa po peshkonte 3 milje në veri te Sazanit me tre peshkatarë në bord, pronari i anijes Flori Mezani së bashku me dy punonjësit.

Personat që ishin në bord kërkuan ndihmë, pasi tubat e shkarkimit që merrnin ujë nga deti janë çarë dhe për pasojë pjesa e motorit ka marrë në ujë. Kryepeshkatari Flori Mezani ka dhënë njoftimin. Pas marrjes së njoftimit, në ndihmë të tyre ka ardhur policia kufitare si dhe roja bregdetare. Ata kanë shpëtuar pjesëtarët e bordit dhe i kanë dërguar në Portin e Vlorës, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Dyshohet se defekti ka qenë në pjesën e pompave të ujit të lidhura me pjesën e detit, të cilat kanë marrë ujë dhe kjo ka sjellë fundosjen e anijes në 130 metra thellësi.

3 VITE ME PARE

“Faleminderit!”/ Peshkarexha u fundos afër Sazanit, pronari i anijes përqafon policët që e shpëtuan

Peshkarexha mbytet në ishullin e Sazanit! Shpëtohen peshkatarët,
Peshkatari

VLORË- Kapiteni i anijes Mezan Mezani, është ndjerë i lumtur e falenderues ndaj policëve që e shpëtuan, pasi anija e tij u fundos sot afër Sazanit. Që në momentin që ka prekur tokën ai ka përqafuar policët e Vlorës të cilët i erdhën në ndihmë.

Tre peshkatarët të cilët mbetën në det të hapur pasi peshkarexha u fundos afër Sazanit kanë mbërritur në Triport të shoqëruar nga policia kufitare. Mezani tregon për mediat momentin e vështirë që kaluan. Ai tha se situata ka qenë kritike pasi anija është përmbytur dhe ata janë detyruar të qëndrojnë lart për të shpëtuar.

Nuk kishim mundësi të shikonim se ramë në një ngecje të tmerrshme, sa filluam ndodhën këto probleme pastaj dallgëzimi ishte rreth 1 ballë gjë që është e pranueshme na u prish vinçi dhe në të njëjtën kohë na u bllokua. Dua të falënderoj anijen “Klodi” edhe rojen bregdetare dhe policinë kufitare se ne ishim në një moment kritik i falenderoj me zemër të pastër, deti ishte normal. Unë kam gjithë jetën peshkatar na kanë ndodhur probleme po jo të kësaj shkalle, kemi dhe fëmijët me vete, ishim tre veta brenda normativës. Nuk kishim mundësi komunikimi ishim si nëpër filma, anija ishte përmbysur, kemi qëndruar lart. Dëmi ishte shumë i madh mbi 250 mijë euro po dhe për anijet e tjera është e rrezikshme, ishim rreth 3.2 milje”, tha ai.

Peshkarexha “Bashkimi” 18 metra e gjatë u fundos mesditën e sotme në afërsi të Sazanit, ndërsa po peshkonte 3 milje në veri te Sazanit me tre peshkatarë në bord, pronari i anijes Flori Mezani së bashku me dy punonjësit. Fillimisht personat që ishin në bord kanë kërkuar ndihmë, pasi tubat e shkarkimit që merrnin ujë nga deti janë çarë dhe për pasojë pjesa e motorit ka marrë në ujë.

Pas marrjes së njoftimit, në ndihmë të tyre ka ardhur policia kufitare si dhe roja bregdetare. Ata kanë shpëtuar pjesëtarët e bordit dhe i kanë dërguar në Portin e Vlorës, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

3 VITE ME PARE

Vlorë, mbytet një varkë peshkimi në Sazan, shpëtohen dy peshkatarët

Peshkarexha mbytet në ishullin e Sazanit! Shpëtohen peshkatarët,
Foto ilustruese

VLORE- Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Sazan, ku një peshkarexhë ku ndodheshin dy peshkatarë është mbytur. Dosja ka mësuar se për fat të mirë, të dy peshkatarët janë shpëtuar.

Ata ishin duke peshkuar por për shkak të motit të keq, varka ku ndodheshin ka futur ujë dhe është mbytur.

Të dy janë nxjerrë nga uji nga peshkatarë të tjerë dhe roja Bregdetare. Tashmë ndodhen në spitalin e Vlorës ku po marrin ndihmën mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore është stabël. /Dosja.al

mbytet anija ne sazan

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet