LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shkëmbim zjarri në kufirin Kosovë-Shqipëri! Qëllohet me armë Policia, arrestohen 6 sirianë dhe algjerianë që trafikonin emigrantë! 1 në kërkim

• Përplasje me armë zjarri në kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë. • 6 sirianë dhe 1 algjerian kanë rënë në prangat e Policisë shqiptare pasi drejtonin të armatosur në grup kriminal të trafikut të emigrantëve. • Në tentativë për t’i shpëtuar Policisë, disa prej tyre kanë qëlluar mbi ta. • Pas disa orësh ndjekje nga Policia e Kukësit dhe ajo e Kosovës, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 6 prej tyre, si dhe shpallja në kërkim e një shtetasi tjetër. • Në kuadër të operacionit policor të koduar “Strukturimi”, u arrestuan shtetasit: Ayoub Bahhoo 27 vjeç, me shtetësi algjeriane, si dhe Muhaned Nasir 25 vjeç, Nagid Alabdahah 20 vjeç, Muhamed Shehab 21 vjeç, Mohamed Radaëin 20 vjeç dhe Rabii Lqadi 40 vjeç, të pestë me shtetësi siriane, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Sultan Grimashi.  • Megjithatë, fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. • Në njoftimin zyrtar për mediat, Policia e Kukësit ka bërë të ditur se ka qenë në një operacion të koduar “Strukturimi” për të goditur një grup të strukturuar kriminal që trafikonte emigrantë nga Greqia për në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi me destinacion vendet e BE-së.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Grupi i trafikantëve sirianë sulmoi Policinë/ Flet shefi i mbikëqyrjes së kufirit: Është hera e parë që na qëllojnë

Shkëmbim zjarri në kufirin Kosovë-Shqipëri! Qëllohet me
Latif Hoxha

Gjashtë shtetas të huaj, sirianë dhe algjerianë janë arrestuar në kufirin Shqipëri-Kosovë, pasi kanë qëlluar me armë në drejtim të policisë. Ngjarja është shënuar mbrëmjen e së enjtes. Policia e Shqipërisë ka njoftuar homologët kosovarë se një automjet me klandestinë po kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme. Ata bënë të ditur se trafikantët që po bënin transportimin e klandestinëve kanë qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë.

Asnjë prej efektivëve të policisë nuk ka pësuar lëndime.

"Plumbat përshkuan veshjet e dy efektivëve, por fatmirësisht nuk janë në rrezik për jetën,"- thuhet në njoftimin e policisë së Kukësit. Sipas tyre janë arrestuar 5 shtetas me origjinë siriane dhe 1 algjeriane, të moshave nga 20 deri 40 vjeç, ndërsa një tjetër algjerian është shpallur në kërkim. Ata akuzohen për veprat penale "Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Sipas policisë ky grup i armatosur organizonin dhe drejtonin veprimtarinë kriminale të kalimit të paligjshëm të emigrantëve nga vendet e treta, përmes kufijve të gjelbër, mes Greqisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë. Latif Hoxha, shef i sektorit të operatores për mbikëqyrjen e kufirit Kosovë-Shqipëri tha se "kanë qenë grup i organizuar”. Sipas tij, personi i shpallur në kërkim ka qenë i proceduar më parë nga policia e Kosovës dhe e Shqipërisë, si dhe ka qenë i arrestuar.

"Personat që kanë qenë duke ardhur, në momentin e takimit vizual me policinë e Kosovës, janë kthyer nga policia shqiptare, ndaj të cilëve kanë gjuajtur. Në pamundësi për t’u futur në Kosovë e për t’u kthyer mbrapa kanë përdorur gjuajtjet për të shpëtuar. Në momentin e parë janë ndaluar 3 persona nga ana e policisë së Shqipërisë. Katër të tjerë ikën në pjesën e sipërme, në atë të vështirë malore, është krehur tereni në të dyja anët. Në pjesën e Shqipërisë kanë qenë të përfshira të gjitha njësitë. Më vonë nga policia shqiptare kemi marrë konfirmimin se janë arrestuar dhe 3 të tjerë. Ne nuk kemi gjuajtur. Vetëm ata kanë gjuajtur,"- tha Hoxha.

Operacioni i quajtur “Strukturimi”, po vazhdon për gjetjen e armëve të zjarrit të përdorura në këtë rast, si dhe për kapjen e shtetasit algjerian të shpallur në kërkim./REL

3 VITE ME PARE

Shkatërrohet grupi kriminal në Morinë, bien në pranga gjashtë sirianë dhe algjerianë (EMRAT)

Shkëmbim zjarri në kufirin Kosovë-Shqipëri! Qëllohet me
Foto ilustruese

KUKËS- Zbulohen emrat e personave të prangosur që qëlluan me armë zjarri ndaj Policisë së Shtetit në Kukës. Ngjarja ka ndodhur në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës në Kukës dhe si pasojë, Policia ka mundur që të arrestojë 6 shtetas sirianë, ndërsa një i 7 ka mundur që të largohet. Mësohet se trafikantët kanë qenë të armatosur dhe hapën zjarr ndaj policisë shqiptare pasi autoritetet u vunë në ndjekje të tyre.

Të arrestuarit: –Ayoub Bahhoo 27 vjeç, me shtetësi algjeriane, si dhe Muhaned Nasir 25 vjeç, Nagid Alabdahah 20 vjeç, Muhamed Shehab 21 vjeç, Mohamed Radaëin 20 vjeç dhe Rabii Lqadi 40 vjeç, të pestë me shtetësi siriane. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim shtetasi Sultan Grimashi 27 vjeç, me shtetësi algjeriane.

3 VITE ME PARE

DETAJE- AKSIONI në Kukës, 7 sirianë dhe algjerianë qëlluan me armë drejt policisë, 6 u arrestuan, një në kërkim

Shkëmbim zjarri në kufirin Kosovë-Shqipëri! Qëllohet me

KUKËS- Një grup trafikantësh të qenieve njerëzore kanë pasur shkëmbim zjarri me policinë në kufirin Shqipëri-Kosovë. Në pranga kanë rënë 6 trafikantë sirianë dhe algjerianë, ndërsa njëri është arratisur. Të gjithë të huajt, ata kanë qenë të armatosur dhe kanë qëlluar me armë drejt efektivëve ndërsa Policia ka qëlluar me armë në ajër derisa i ka prangosur. Sipas Policisë, grupi kriminal drejtonte një rrjet të trafikut ndërkombëtar të emigrantëve nga vendet e treta, nga Greqia për në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, me destinacion final shtetet e BE-së.

NJOFTIMI I PLOTË:

Morinë, Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Strukturimi”. Në operacion, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, Policia Kufitare e DVKM Kukës dhe Policia e Kosovës. Goditet një grup i strukturuar kriminal që organizonte dhe drejtonte një rrjet të trafikut ndërkombëtar të emigrantëve nga vendet e treta, nga Greqia për në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, me destinacion final shtetet e BE-së.

Të armatosur organizonin dhe drejtonin veprimtarinë kriminale të kalimit të paligjshëm të emigrantëve nga vendet e treta, përmes kufijve të gjelbër, mes Greqisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, vihen në pranga 6 shtetas sirianë dhe algjerianë, si dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër algjerian. Në tentativë për t’i shpëtuar Policisë, disa prej këtyre shtetasve kanë hapur zjarr ndaj punonjësve të Policisë, duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të Policisë. Pas disa orësh ndjekje nga shërbimet e Policisë vendore dhe kufitare të Kukësit, duke koordinuar veprimet me Policinë Kufitare të Kosovës, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 6 prej tyre, si dhe shpallja në kërkim e një shtetasi tjetër. Vijon kontrolli i zonës për gjetjen e armëve të zjarrit të përdorura në këtë rast, si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të PKK Morinë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një grup të mirëstrukturuar kriminal që organizonte dhe drejtonte këtë veprimtari kriminale, kundrejt fitimeve, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Strukturimi”.

Në fshatin Morinë, në kufirin e gjelbër me Kosovën, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar grupin e shtetasve të huaj që ushtronte veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, për kalim të paligjshëm të kufirit. Shërbimet e Policisë iu kanë bërë thirrje këtyre shtetasve, që të ndalojnë, por disa prej tyre kanë hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të Policisë.

operacioni strukturimi

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje