LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përmbytet Shkodra, Durrësi e Lezha, Rama shkon pas 3 ditësh për inspektime dhe i përgjigjet Berishës: Helmuat popullin

• Pasi dje vendi u përmbyt nga prurjet e lumenjve, kryeministri Edi Rama nuk u shfaq askund. • Por sot ka nisur turnin e tij në Durrës, Lezhë e Shkodër. • Rama ka nisur dhe një fushatë kundër kryedemokratit Sali Berisha në rrjetet e tij sociale, ku edhe ka publikuar një foto ku krahasohet sesi u përshkallëzua situata në Shkodër në vitin 2010 dhe si paraqitet situata sot. •  Gjithashtu, Rama vë në dukje se në vitin 2010 në Shkodër pati një dëm të 14.280 hektarëve tokë ndërsa sot janë 1685 hektarë. • Për Durrësin, kreu i qeverisë thotë se Emirjana Sako është në krye të detyrës dhe qytetarët nuk janë lënë në mëshirë të fatit, ashtu siç pretendon opozita. • Reagimet e tij vijnë pasi opozita akuzon qeverinë se nuk e ndërpret importin e energjisë, ndërsa Sali Berisha tha dje nga Shkodra se maxhoranca po shet energji me çmim katër herë më të ulët se sa e blen për shkak të kontratave që kanë firmosur më parë. • Sipas tij, Shqipëria ka humbur 10 milion euro, shtuar edhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet. • Por deri më tani, kryeministri nuk ka përmendur shifra dhe as nëse do të ngrihet ndonjë komision për vlerësimin e dëmeve.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Pse ka akoma përmbytje kur keni 10 vjet në pushtet? Rama i përgjigjet pyetjes: Dikur shkonte uji në çati, sot jemi në “normalitetin” e kohës

Përmbytet Shkodra, Durrësi e Lezha, Rama shkon pas 3 ditësh
Edi Rama në Shkodër

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u përgjigj pyetjes më të bërë gjatë ditëve të fundit; pse ka përmbytje pas 10 vitesh qeverisje. Pyetjes, numri një i qeverisë, iu përgjigje duke shkruar se pavarësisht se 10 vite më parë në botë kishte shumë më pak përmbytje, në Shqipëri situata rëndohej nga keqmenaxhimi qeveritar. Ndërsa tani vendi ynë është normalitetin e kohës dhe përmbytjet nuk kanë më të njëjtat përmasa. 

POSTIMI I PLOTË I RAMËS:

Pyetje: Pse ka akoma përmbytje kur po bëheni 10 vjet në pushtet?

Përgjigje: 10 vjet më parë kur në botë kishte shumë më pak përmbytje, në Shqipëri shkonte uji edhe deri në çati, sepse dorës së Zotit i bashkohej edhe dora e mbrapshtë e robit në qeveri! Sot jemi në “normalitetin” e kohës së mbrapshtuar që jeton tërë bota, duan s’duan ata që sduan e thonë ç’thonë ata që ç’nuk thonë

3 VITE ME PARE

Rama në Shkodër e Lezhë: S’krahasohet me 2010-n! Kur fryhet Drini e shtyn Gjadrin, s’ka sistem që i mban

Përmbytet Shkodra, Durrësi e Lezha, Rama shkon pas 3 ditësh
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Shkodrën dhe Lezhën, dy zonat më të prekura nga përmbytjet në vend. Tre ditë pas reshjeve të dendura, Rama shkoi fillimisht në Shkodër, nga ku tha se situata nuk ka asnjë të krahasuar me atë të vitit 2010. Kreu i qeverisë tha se në atë kohë janë evakuuar 12 mijë familje, ndërsa sot, vetëm 22. Ai u ndal edhe tek numri i banesave në të cilat është futur uji dhe tha se sot s’ka asnjë shtëpi të përmbytur.

“Në Shkodër tek harku i Bërdicës, ku në krahasim me 2010-ën situata është përmirësuar tërësisht. Nga 12 mijë banorë të evakuuar atëherë, sot vetëm 22, nga 2800 banesa të përmbytura sot asnjë shtëpi e mbuluar nga uji, nga 14 mijë hektarë të përmbytur sot vetëm 1 mijë e 300 hektarë, të gjitha këto sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë Bashkia Shkodër,”- tha Rama.

Më pas, i shoqëruar nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu, Rama u shfaq në Lezhë. Nga aty, ai tha se kur Drini fryhet dhe shtyn Gjadrin, asnjë sistem nuk u bën dot ballë. Kreu i qeverisë tha se sistemi të përgjigjet për thithjen dhe se sipas tij, këtë gjë e tregon fakti që as në Gjadër nuk ka asnjë shtëpi në ujë.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Ku kaloje dot këtu more para pak vitesh, këtu nuk ecje dot. Këtu nuk futeshe dot more, makina jo e jo. Tani asnjë shtëpi nuk ka ujë në Lezhë.

Pjerin Ndreu: Gjithsesi ngelen toka me rrisk të lartë

Edi Rama: Ka një limit kjo punë, janë kuotat, çfarë do i bëjë hidrovori Drinit

Pjerin Ndreu: Kjo nuk varet nga hidrovori, kjo zona varet nga Gjadëri. Nëse e thith Gjadri, e thith Drini kur lidhet me Gjadrin, atëherë po…

Edi Rama: Po pra kur ngrihet Drini

Pjerin Ndreu: Ka të bëjë dhe batica e zbatica në det

Edi Rama-banorëve: Ju e dini kur Drini fryhet e nuk e do Gjadrin, e shtyn mbrapa dhe të hidhemi përpjetë ne këtu…s’kemi çfarë të bëjmë jo. Sistemi të përgjigjet për thithjen se sa shpejt e thith dhe këtu s’ke asnjë shtëpi në ujë, por për mbajtjen, s’ka sistem që i mban.

3 VITE ME PARE

Rama kapet prapë me Berishën: Si mund të ketë akoma rob që shkojnë pas një rrjedhjeje të tillë?!

Përmbytet Shkodra, Durrësi e Lezha, Rama shkon pas 3 ditësh
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama armikun e tij në përmbytjet që kanë pushtuar vendin, ka cilësuar kryedemokratin Sali Berisha. Në rrjetet e tij sociale, Rama sot ka nxjerrë deklaratat ndër vite të Berishës lidhur me përmbytjet në Shkodër, duke i dedikuar edhe një koment personal me ofendime ndaj tij. 

"Pyetja nuk është se si mund të ketë kaq rrjedhje robi, po si mund të ketë akoma rob që shkojnë pas një rrjedhjeje të tillë?!,"-tha Edi Rama.

Ndërsa në videon e nxjerrë nga Rama, Berisha shprehet: 

Berisha 2022: Përmbytja është qeveritare

Berisha 2010: Është kombinim i lumenjëve të apeleve me Drinin. Ato arritën në 4400 metër kub dhe nuk i mban në këtë situatë.

Berisha 2022: Prandaj kanë bërë këtë përmbytje ata, me të paktën 3800-3700 m3 shkarkime

Berisha 2010: Por nga ora 23 të natës ato arritën në 4500m3 derdhjet në liqej dhe është shumë e vështirë që ti mbash derdhjet në këtë situatë nuk ke rrugë tjetër.

3 VITE ME PARE

Shkodra e përmbytur, Rama shkon në Durrës: E përballoi shumë mirë se më parë bëhej liqen

Përmbytet Shkodra, Durrësi e Lezha, Rama shkon pas 3 ditësh
Edi Rama

DURRËS- Teksa Shkodra është në ditën e tretë të përmbytjes, kryeministri Edi Rama ka vendosur të shikojë nga afër situatën në Sukth të Ri të Durrësit. Teksa komentoi situatën në Durrës, Rama tha se ishte sprovë e madhe, por që ky qytet e përballoi shumë mirë situatën.

“Ishte sprovë e madhe se kishte volum të madh, por përgjithësisht Durrësi ishte mirë. Edhe dje dhe sot, që dikur bëhej liqen, kështu që Durrësi ishte mirë. Por kur ka reshje të mëdha, është si puna e lavamanit, hap lavamanin dhe po e çove me furi, bllokohet se nuk ka mundësi që t’i thithë të gjitha.'-tha Rama.

POSTIMI I RAMES:

“NË DURRËS (çka s’do t’jua tregonin kurrë përndryshe në kanale e portale) falë punës së palodhur të kryetares së
bashkisë janë shëruar pjesa dërrmuese e pikave të mbetura problematike nga e shkuara, siç është edhe zona e Sukthit të Ri, ku prurjet u frenuan nga argjinatura e ndërtuar pas përmbytjeve të mëparshme
Mbeten problem disa pika të veçuara në zonën e ish-kënetës, ku ndërtimet pa leje janë bërë nën kuotë dhe ku rezulton tejet e vështirë shmangia e pranisë së ujit në disa dhjetra shtëpi, në rast reshjesh të dendura”.

3 VITE ME PARE

Akuzat e PD-së për përmbytjen e vendit, Rama: Bashkia Shkodër i ka nxjerrë vetë faktet, në 2010 ishin 2580 banesa nën ujë, sot vetëm 5

Përmbytet Shkodra, Durrësi e Lezha, Rama shkon pas 3 ditësh
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas akuzave të Opozitës në lidhje me keqmenaxhimin e situatës për motin e keq. Në një postim në rrjetet, Rama shkruan se në fakt ata e kanë mirëmenaxhuar situatën. Sipas Ramës, këtë gjë e tregojnë të dhënat e publikuara nga vetë Bashkia Shkodër. Bazuar në të dhënat e publikuara nga Bashkia Shkodër, Rama shton se në vitin 2010, kur kryeministër ishte Sali Berisha, në Shkodër kishte 2580 banesa nën ujë, ndërsa sot janë vetëm 5.

Postimi i Ramës:

Ja se ç’i bëjnë opinionit kamerat me objektiv të ngushtë e gjuhët me llapje të gjerë, gjithnjë për të njëjtin qëllim, nxitjen e urrejtjes, teksa faktet nga i njëjti burim, bashkia Shkodër(!), flasin më qartë se s’ka për të vërtetën e përmbysur prej korit të injorancës e ligësisë!

3 VITE ME PARE

Përmbytjet/ Ankesa e PD-së për Durrësin, Rama: Helmojnë me gënjeshtra të trasha

Përmbytet Shkodra, Durrësi e Lezha, Rama shkon pas 3 ditësh
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike, se qyteti i Durrësit është përmbytur e ka dëme masive nga reshjet. Në një postim të bërë në 'Tëitter', kryeministri thotë se qytetarët vetëm po helmohen nga lajmet e rreme që po dalin. Ai nënvizon se kryetarja e Bashkisë së Durrësit është në krye të detyrës dhe pranë njerëzve. 

POSTIMI I RAMËS:

Mjerë kush hyn në këto kanale, lexon r kujton se informohet, po veç helmohet me gënjeshtra të trasha, jashtënxjerrje e neveritshme e helmit që verbon e nxit urrejtjen… Kryetarja e bashkisë Durrësit në krye të detyrës, pranë njerëzve me tërë punonjësit, ndërsa këta të paudhë:

Përmbytet Shkodra, Durrësi e Lezha, Rama shkon pas 3 ditësh

3 VITE ME PARE

KESH shiti energji 4 herë më lirë se bursa?/ Rama: Shifra futja kot, rromapërtoma për të helmuar popullin

Përmbytet Shkodra, Durrësi e Lezha, Rama shkon pas 3 ditësh
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigjur lajmeve se KESH ka shitur energji elektrike më lirë sesa çmimi në bursë. Duke ndarë lajmin e bërë publik në 'Top Channe', kreu i Qeverisë shkruan se të gjitha janë gënjeshtra për të helmuar qytetarët e për t'i nxitur kundër Qeverisë.

POSTIMI I RAMËS:

Gënjehet pa të keq fare, sikur këndohet, bjeri t’i biem, një orkestër e tërë e injorancës dhe ligësisë, kanal më kanal portal më portal, shifra futja kot, fjalë rromapërtoma për të helmuar popullin e nxitur urrejtjen ndaj qeverisë! Deri në pikën që s’ka më asnjë logjikë…Si kjo:

Përmbytet Shkodra, Durrësi e Lezha, Rama shkon pas 3 ditësh

edi rama sali berisha shqiperia permbytet 2022

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet