6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në hetim është vënë motra e tij e identifikuar me iniciale Xh. K., 32- vjeçe pasi ka tentuar të fshehë lëndën narkotike që mbante vëllai i saj në banesë.
TIRANË- Një 30- vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë, ndërsa në hetim është vënë motra e tij. Policia njofton se është bërë arrestimi i të riut me iniciale A.K., në kuadër të operacionit të koduar 'Location', pasi është kapur me 2.5 kg drogë që dyshohet se do e shpërndante në shkollat afër zonës së 'Don Boskos'. Në hetim është vënë motra e tij e identifikuar me iniciale Xh. K., 32- vjeçe pasi ka tentuar të fshehë lëndën narkotike që mbante vëllai i saj në banesë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Location”.
Gjatë operacionit, në zonën e Don Boskos, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin A. K. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ambientit përreth u gjetën disa qese farmaceutike me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa.
Në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në ambientet e brendshme dhe të jashtme të banesës së shtetasit A. K., ku kanë gjetur sasi të ndryshme lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa, rreth 250 doza të kësaj lënde narkotike të paketuara me qese farmaceutike, peshore elektronike dhe qese të tjera farmaceutike që do të përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike në doza.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total rreth 2.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, qeset farmaceutike, 3 peshore elektrike dhe 3 aparate celulare.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu, u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Xh. K., 32 vjeçe (motra e të arrestuarit), për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës“, pasi ka tentuar të fshehë lëndën narkotike që mbante vëllai i saj, në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Foto ilustruese ELBASAN- Disa pjesëtarë të shoqatës së invalidëve në Elbasan kanë vendosur të futen në gr...
Fluksi i transporti detar të pasagjerëve nuk arrin të tejkalojë nivelin para pandemisë. Sipas të dhënave të INSTAT p&...
Ambulance GREQI- Pasditen e djeshme, një 37-vjeçar shqiptar është transferuar në Spitalin e Trikalas në Greqi me plagë...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi komentoi ditën e sotme situatën e teknolo...
Sonila Qato TIRANË- Seanca paraprake ndaj ish-drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qatos është shtyrë. Shkak ...
Aksident në Lezhë LEZHË- Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në rrugën Lezh&eum...
Harta e vendit ku ndodhet anija BRITANI E MADHE- Del harta e vendit ku mendohet se rrezikohet se është mbytur varka me emigrantë në...
Foto ilustruese Gjykata e Dibrës vendosi të martën të dënoj me 2 vjet burg me kusht dy ish-zyrtarë lokalë në Dib&eu...
VALBONË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar një njoftim lidhur situatën e motit në vend. Në njoftim bëhet me dije se Rajoni...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Një varkë me emigrantë rrezikon të mbytet në Kanalin Anglez, ndërkohë që ka n...