Përfshihet nga flakët kati i dytë i Komisariatit të Shijakut, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike, AMP nis hetimet
Zjarri në Komisariatin e Shijakut, reagon policia: Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike, AMP ka nisur hetimet 5 ...
Zjarri në Komisariatin e Shijakut, reagon policia: Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike, AMP ka nisur hetimet 5 ...
Cilat janë lagjet më problematike? Përmbytjet me dëme katastrofike në Vlorë, pronarët e bizneseve: Humbja mun...
Mesazhet në telefonin e Bardhit/ Berisha: Fabrikim i nisur nga SPAK dhe zyrat e Ramës! Drejtësia të sqarojë zhdukjen e ...
Reshjet e shiut në vend/ Stuhi në Durrës, probleme në qarkullim e automjeteve dhe ndërprerje në lundrimin e mjetev...
INSTAT raportoi se në shërbimin parësor vitin e kaluar ishin vetëm 1777 mjekë, ose 35 më pak se me 2021, ndërsa numri i infermierëve ra në 6792 ose 50 më pak se vitit 2021.
Në vitin 2022, numri i vizitave në shërbimin parësor si pika e parë e kontaktit me shërbimin shëndetësor nga popullata, ka pësuar një rritje me 1,0 %, krahasuar me një vit më parë. Por INSTAT raportoi se numri i infermierëve në këtë shërbim ka një rënie me 0,7 %, ndërkohë edhe numri i mjekëve krahasuar me një vit më parë ka një tkurrje me 1,9 %.
INSTAT raportoi se në shërbimin parësor vitin e kaluar ishin vetëm 1777 mjekë, ose 35 më pak se me 2021, ndërsa numri i infermierëve ra në 6792 ose 50 më pak se vitit 2021.
Forca e punës në mjekësi sidomos me shërbimin parësor po tkurret prej emigracionit drejt vendeve perëndimore kryesisht Gjermanisë.
Një studim i thelluar i ekspertëve ilir Gëdeshi (Qendra e Studimeve Ekonomike dhe Sociale), Russell King (Departamenti i Gjeografisë, Universiteti i Sussex) dhe Amarildo Çeka (Shkolla e Popullsisë dhe Shëndetit Publik, British Columbia) tregoi se në vitin 2020, brenda vendit numëroheshin gjithsej 4745 doktorë, ndërsa jashtë vendit ishin 1028 të tillë.
Siç shihet, mjekët që janë të punësuar jashtë vendit janë sa 22% e atyre brenda vendit. Dega e mjekësisë në vend është më e shtrenjta për nga kostot dhe koha që duhet për shkollim. Për formimin e një mjeku specialist duhen 6 vite studime të përgjithshme dhe specializimet që zgjasin deri në katër vite.
Anketat e viteve të fundit tregojnë një dëshirë të madhe për të emigruar te moshat e reja, por fenomeni është i lartë në fushat e shëndetit, me qëllim largimin.
Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se numri i studentëve në arsimin e lartë ka pësuar rënie me rreth 13% nga 2019 – 2023, por në degët ku mund të gjesh punë në emigracion ka rritje.
Këtë vit akademik, në fushat e studimit që lidhen me shëndetësinë janë 22,834 studentë, të cilët përbëjnë 18% të gjithë totalit të studentëve. Numri i studentëve me drejtim degët e shëndetit është më i lartë se nevojat e tregut të brendshëm, por ky trend lajmëron tendencat e emigracionit të profesionistëve në të ardhmen.
Burimet nga Fakulteti i infermierisë tregojnë se shumica e studentëve, që në vit të parë regjistrohen në mësimin e gjuhës gjermane, me qëllim që kur të kenë mbaruar studimet të kenë aftësitë gjuhësore për t’u punësuar në tregun gjerman.
Rritja e mprehtë e emigrimit të mjekëve ishte pas vitit 2016 dhe lidhet kryesisht me rritjen e papritur të fluksit të mjekëve drejt Gjermanisë.
Kjo rrjedhë u lehtësua nga “Rregullorja e Ballkanit Perëndimor”, e prezantuar nga qeveria gjermane në fund të vitit 2015, e krijuar për të tërhequr mjekë nga vendet e Ballkanit, njohja e diplomave të tyre dhe ofrimi i aksesit të lehtë në vendet e lira të punës dhe lejet e punës./MONITOR
Foto Ilustruese SPANJË- 8 nga 11 të arrestuarit për trafik kokainë në Spanjë janë lënë në burg pa afat.&n...
TIRANË- Vrasja e Klevis Kapllanit në Sinaballaj të Rrogozhinës është kryer teksa, ai fliste përmes aplikacionit “SKY&...
Foto Ilustruese TIRANË- Energjia elektrike do të ndërpritet për disa orë ditën e nesërme në Tiranë....
TIRANË- Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditen e sotme në Tiranë. Mësohet se në lagjen Kodrat e Priftit kunati...
Foto Ilustruese SHKODËR- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se një 27-vjeçare ka humb...
Special Olympics ELBASAN- Mosha të ndryshme, gjini të ndryshme dhe të rinj me ose pa aftësi të kufizuara, ky është ...
Momenti KORÇË- Gjykata la sot në burg ish-kryekomisarin Stiljan Pasho, me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit në Kor&cc...
Policia LIBRAZHD- Në komisariatin e Policisë në Librazhd ka mbërritur një telefonatë. Një qytetar ka denoncua...
Kurbin KURBIN- Një 43-vjeçar është arrestuar për ndërtime pa leje në qytetin e Laçit. E. Ç po...
Foto ilustruese ITALI- Një 31-vjeçare shqiptare humbi jetën të shtunën në mbrëmje në orën 21:30, pasi u...