LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tragjedia në Himarë/ Qytetarët i vendosin afat Ramës: 72 orë ke, shkarkoi ministrat dhe Nanon

• 72 orë kohë deri të hënën i kanë dhënë kohë protestuesit kryeministrit Edi Rama për të shkarkuar 3 përgjegjësit për tragjedinë e Himarës. • Kërkojnë largimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro dhe kryepolicit Gledis Nano. • Që prej orës 19:00 të pasdites së sotme, turma lëvizi nga Ministrisë së Brendshme, tek Kryeministria e po ashtu edhe tek Presidenca. • Të gjithë njëzëri kërkuan reagimin e presidentit Bajram Begaj, i cili nuk ka shprehur as ngushëllimet e tij për vdekjen e 7-vjeçarjes Jonada Avdia, e cila u godit nga gomonia që drejtohej nga Arjan Tase, një grup qytetarësh janë ngritur në protestë. • Pjesë e protestës është bërë edhe opozita, mbështetësit e Sali Berishës dhe Partia e Lirisë. • Në protestë pati edhe një moment tensioni mes qytetarëve dhe policisë. • Por e gjitha përfundoi me paralajmërimin e fundit për kryeministrit. • 3 ditë kohë për të marrë masa, ndryshe nuk do të ndalen tubimet.

19 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VD-Incidenti/ Qytetari në protestë: Largohuni nga politika ju pleqtë! Berisha: Lëre mos e luaj!

Tragjedia në Himarë/ Qytetarët i vendosin afat Ramës: 72
Sali Berisha

TIRANË- Një incident ka ndodhur gjatë fjalës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa po fliste për mediat në protestën që u organizua ndaj vrasjes së Jonadës 7-vjeçare në Potam nga një polic me skaf. Një qytetar është shprehur se pleqtë duhet të largohen nga politika dhe duhet të heqin dorë. Ndërkohë, Berisha është shprehur që të mos reagojnë ndaj tij, ndërsa Flamur Noka ndërhyri dhe i tha që ishte socialist. 

PJESË NGA BISEDA: 

Qytetari: Hiqni dorë nga politika ju, hiqni dorë ju pleqtë!

Berisha: Lëre mos e luaj.

Noka: Militant socialist.

Berisha: Janë ata të cilët sa herë bien ngushtë kërkojnë që të largohet politika nga problemi, por politika është dhe do të jetë në epiqendër të problemit.

3 VITE ME PARE

Ultimatumi, protestuesit: 72 orë kohë për të shkarkuar Çuçin, Nanon dhe Kumbaron

Tragjedia në Himarë/ Qytetarët i vendosin afat Ramës: 72
Foto nga protesta

TIRANË- Qytetarët i kanë lënë ultimatum kryeministrit Edi Rama për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia. Avokati Altin Goxhaj ka deklaruar se Rama ka kohë deri të hënën për të shkrkuar Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, Ministren e Turizmit Mirela Kumbaro si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Qytetarët kanë paralajmëruar se nëse nuk shkarkohen këto persona, protestat do të vazhdojnë. 

“Nëse deri ditën e hënë kryeministri nuk shkarkon Çuçin, Nanon dhe Kumbaron ne do të vijojmë me protesta të pandalshme, vrasja e Jonadës nuk mbyllet këtu, do të kërkojmë drejtësi. Rama mund të thotë nuk dua por njerëzit erdhën me vrap, tek ajo derë kryeministrie nuk do të ketë më qirinj, por do t’i vëmë zjarrin. 72 orë kohë për drejtësi për shkarkimin e dy ministrave dhe kreun e policisë, 72 orë kohë për drejtësi”, thanë protestuesit.

3 VITE ME PARE

Protesta për vrasjen e 7-vjeçares, qytetaret te Presidenca: President kukull

Tragjedia në Himarë/ Qytetarët i vendosin afat Ramës: 72
Foto nga protesta

TIRANË- Qytetarët e kanë zhvendosur protestën për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia te Presidenca. Duke hipur në kangjellat rrethuese të Presidencës, qytetarët kanë kërkuar një reagim nga Presidenti Bajram Begaj. 

Ndërkohë që protestuesit njëzërazi e kanë quajtur atë si 'president kukull'.

3 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Qytetarët ndezin qirinj në shkallët e Kryeministrisë, i bashkohet dhe Berisha

Tragjedia në Himarë/ Qytetarët i vendosin afat Ramës: 72
Protesta

TIRANË- Qytetarët kanë ndezur qirinj në shkallët e kryeminisrisë për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia. Në këtë moment ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar qytetarëve dhe ka ndezur një qiri te shkallët e kryeministrisë.

Tragjedia në Himarë/ Qytetarët i vendosin afat Ramës: 72
Berisha
3 VITE ME PARE

VD-Protesta para Kryeministrisë/ Bashkohet Ilir Meta dhe Sali Berisha, qytetarët thirrje për kryedemokratin

Tragjedia në Himarë/ Qytetarët i vendosin afat Ramës: 72

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe ai i Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë bashkuar sot së bashku në protestën e sotme për tragjedinë e ndodhur në Himarë, ku u vra 7-vjeçarja nga polici Arjan Tase.

Në momentin kur të dy u bashkuan para Kryeministrisë, qytetarët nisën të thërrisnin: O Sali, o hero! Gjithë Shqipëria ty të do! Pikërisht në këtë moment, Meta ka buzëqeshur dhe i ka vendosur dorën në shpinë Berishës. Ndërsa kryedemokrati e kaloi momentin me një buzëqeshje.  

3 VITE ME PARE

 Fëmijët i bashkohen protestës: Jonada zemër, pse nuk kthehesh më në Angli

Tragjedia në Himarë/ Qytetarët i vendosin afat Ramës: 72
Pankartat

TIRANË- Fëmijët i janë bashkuar protestës së sotme në Tiranë për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia në Himarë. Me pankarta në duar, fëmijët të shoqëruar nga prindërit apo gjyshërit e tyre kanë dalë të protestojnë. 

“Jonada zemër, pse nuk kthehesh me ne në Angli”, lexohet në një nga pankartat.

Nuk do të kthehemi as ne, pa drejtësi për ty”, shkruhet në një pankartë.

"Nuk të vrau varja, por shteti," shkruhet në një tjetër pankartë.

3 VITE ME PARE

Meta i bashkohet protestës: Përgjegjësia është e Ramës 

Tragjedia në Himarë/ Qytetarët i vendosin afat Ramës: 72
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta i është bashkuar protestës së sotme në Tiranë për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia. Gjatë fjalës së tij, Meta për këtë tragjedi ka bërë fajtor kryeministrin Edi Rama si dhe Ministrat e tij. Ai po ashtu tha se ata duhet që të mblidhjen, në mënyrë që të marrë fund kjo situatë papërgjegjshmërie.

"Vetëm pak kohë më parë dy qytetarë u plagosën në Jalë, në rrethana të ngjashme dhe shumë aksidente të tjera. Asnjë masë nuk është marrë për të zbatuar ligjin, jo vetëm kaq por edhe cinizmi që thotë mos na e prisni imazhin e vendit me turizmin më të mirë në rajon. Zgjidhja është protesta, dorëheqja e gjithë ministrave përgjegjës dhe kryetarit të Bashkisë ku ka ndodhur ngjarja ose shkarkimi i tyre. Qytetaret duhet të shumëfishojnë vrullin, intensitetin e protestës. Të vrasin frikën dhe të triumfojë liria. Familjet shqiptare janë në gjendjen më të rëndë nga ana ekonomike, nga problemet sociale, sa shumë të rinj të prekur nga fenomeni i drogës. Të rrisim përgjegjësinë dhe të mblidhemi të gjithë, që kjo situatë papërgjegjshmërie të marrë fund dhe të mbrojmë fëmijët e shqiptareve dhe atdheun nga një klikë e papërgjegjshme. Mjafton një dorëheqje e Edi Ramës dhe mendoj se çështja është më e thjeshtë, më mirë të kemi një dorëheqje se të kemi tre. Sepse edhe ata të tjerët, aty brenda janë. Këtu kemi të bëjmë me një bandë, është e qartë. Kjo është ngjarje e përsëritur. Mjafton rasti i të riut Rasha, se si u vra, si mund të vritet një të ri, që shkon e blen cigare. Se si fabrikuan lajmet se ishte me armë," tha Meta.

3 VITE ME PARE

VD-A do kishte pasur dorëheqje po të ishte Basha ministër? Ja si i përgjigjet Berisha pyetjes me 'pikante'

Tragjedia në Himarë/ Qytetarët i vendosin afat Ramës: 72
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka vendosur veten në vend të kryeminstrit Edi Rama duke u shprehur se po të kishte ndodhur vrasja në kohën e tij, do të kishte shkarkuar për 3 minuta ministrin e Brendshëm. Teksa gazetarët i krahasuan situatën me 21 janarin, Berisha tha se është komplet gjë tjetër pasi në atë kohë ishte një axhendë për të marrë pushtetin.

PJESË NGA BISEDA: 

Berisha: Në vendin e zotit Rama nëse Çuçi nuk do të kishte ikur për 3 minuta të 4 do e kisha shkarkuar, atë dhe ministren e turizmit. Nuk them se policia nuk ka përgjegjësi por unë nuk e njoh drejtorin e Vlorës. Të garantoj se të dhëna paraprake kanë thënë se e kanë kthyer ministrat në detyrë atë. E vështirë që të reflektojë qeveria por i ftoj qytetarët të vazhdojnë protestën. Largimi i tij hap në drejtimin e duhur, sepse është ministri përgjegjës, ai sillet si çfarë mund ti thuash, a nuk ndodhi në maj Ilvi Meta në qelinë e Komisariatit të Kavajës. Ky tjetri firmos për të vjedhur 450 milionë dhe si ndodh asgjë, kurse Meta u akuzua për një derë. Çuçi duhet të jepte dorëheqjen, rasti i të riut në Durrës dhe vdiq se nuk kishte roje bregdetare. 

A do kishte pasur dorëheqje po të ishte Lulzim Basha ministër i Brendshëm?

Berisha: Më thoni një rast kur ka ndodhur një gjë e tillë kur ishte Basha ministër.

Gazetarja: 21 janari.

Berisha: është krejtësisht tjetër, i solli Edi Rama për të marrë pushtetin me dhunë. Ishte tragjike por një demonstratë që kishte axhendë marrje pushteti. Kurse vogëlushja kishte ëndrrat më të bukura për Shqipërinë dhe Jonin. Ju po krahasoni gjëra të pakrahasueshme. Kishim të bënim për marrje me dhunë të pushtetit.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Vrasja e 7-vjeçares në Himarë, qytetarët ndezin qirinj para Ministrisë së Brendshme: Joanda je në zemrat tona

Tragjedia në Himarë/ Qytetarët i vendosin afat Ramës: 72
Qirinjte e ndezur

TIRANË- Fotot e mëposhtme janë nga protesta e sotme në Tiranë, për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia në Himarë. Qytetarët kanë ndezur qirinj para Ministrisë së Brendshme.

Të pranishmit me qirinj kanë shkruar para Ministrisë së Brendshme "Joanda je në zemrat tona”.

3 VITE ME PARE

VD-Tragjedia në Himarë, Berisha: Vogëlushja u vra nga një skafist qeveritar, duhet dorëheqje

 

Tragjedia në Himarë/ Qytetarët i vendosin afat Ramës: 72
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar gjithashtu dorëheqjen e ministrave Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro, por edhe të kryepolicit Gledis Nano lidhur me vdekjen e 7-vjeçares në Himarë pak ditë më parë. Berisha tha se kërkesat e qytetarëve janë legjitime, por kryeministri Edi Rama është i vendosur që të mos i lejojë bashkëpunëtorët e tij që të mbajnë përgjegjësi lidhur me gabimet e tyre. 

"Kjo është protestë e organizuar nga qytetarë për një kauzë të drejtë dhe të ndjeshme, e cila ka tronditur mbarë Shqipërinë por jo qeveritarët. Vogëlushja u vra nga një skafist qeveritar. Kërkohet dorëheqja e ministreve, por kreu i tyre që mbron veten me ta, ai shmang përgjegjësitë nga vetja e tij. Rama i vendosur që të mos reflektojë dhe të mos dëshmojë minimunim e përgjegjësisë, vendosi të politizojë dhe të përdorë epitete për një njeri me çrregullime të rënda. Jo vampir, jo kështu e ashtu. Në një kohë kur mediat po shprehnin me të drejtë dhembshurinë dhe revoltën,"-tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Protesta për tragjedinë në Himarë, Berisha i bashkohet turmës

Tragjedia në Himarë/ Qytetarët i vendosin afat Ramës: 72

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është bashkuar protestuesëve që dolën për të ngritur zërin lidhur me tragjedinë që ndodhi në Himarë, ku një 7-vjeçare u përplas për vdekje me skaf nga Arjan Tase. I shoqëruar nga zyrtarë të PD-së, si psh. Belind Këlliçi, Flamur Noka, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Berisha iu bashkua turmës tek Ministria e Brendshme. 

3 VITE ME PARE

Thirrja e qytetarëve: Hiqni kapelet, dorëheqja është drejtësi

Tragjedia në Himarë/ Qytetarët i vendosin afat Ramës: 72
Qytetaret ne proteste

TIRANË- Qytetarët që kanë dalë në protestë ditën e sotme për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia kanë bërë thirrje për dorëheqjen e përgiegjësve. Gjatë ditës së sotme, qytetarët me thirrjen "Dorëheqja ëshë drejtësi' kanë kërkuar largimin e Ministrit Bledi Çuçi. 

Po ashtu ata u kanë kërkuar edhe policiëve që janë vendosur në kordon për të mos lejuar agravimin e ngjarjes,që të heqin kapelet dhe të bashkohen me protestuesit.

3 VITE ME PARE

Protesta për tragjedinë në Himarë/ Tensione dhe përplasje tek MB, niset edhe Meta drejt sheshit

Tragjedia në Himarë/ Qytetarët i vendosin afat Ramës: 72
Pamje nga protesta

TIRANË- Tensione mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit tek Ministria e Brendshme. Qytetarët e pranishëm në protestë po përpiqen të zhvendosen nga pedonalja Murat Toptani përpara oborrit të Ministrisë së Brendshme. Kjo solli edhe përplasjen e policisë me protestuesit. Ndërsa pikërisht në ato momente, u njoftua se dhe kreu i Partisë së Lirisë po i drejtohet sheshit, për t'ju bashkuar protestuesëve. 

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Vrasja e 7-vjeçares, agravohet protesta, qytetarët përplasen me policinë

Tragjedia në Himarë/ Qytetarët i vendosin afat Ramës: 72

TIRANË- Protesta te Ministria e Brendshme për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia ka agravuar mes qytetarëve dhe policisë. Teksa qytetarët kanë kërkuar që të zhvendosen te sheshi para Ministrisë, policët nuk e kanë lejuar këtë gjë, duke krijuar një kordon të trefishtë.

 

3 VITE ME PARE

Protesta, Kuçana: Ishte dita e dytë e pushimeve, kryebanditi polic ...

Tragjedia në Himarë/ Qytetarët i vendosin afat Ramës: 72
Ilirjana Kuçana

TIRANË- Pedagogia Ilirjana Kuçana la deklaruar se familja e Jonadës ishte në ditën e dytë të pushimeve në momentin që ndodhi tragjedia. Gjatë protestës së sotme, Koçana tha se polici Arjan Tase, të cilin e quajti kryebandit pasi vrau Jonadën erdhi sërish në det për të marrë familjen e tij dhe për ta shëtitur. 

"E kam shumë të vështirë të flasë përpara jush sepse sot dhimbja e çdo shqiptari ka një peshë të rëndë. Të jesh familjare e Jonadës, nuk mund ta përshkruash. Pa e ditur ngjarjen që ishte mbesa ime. Por kur e mora vesh për mënyrën se si u vra, u trishtova shumë.  Bledi dhe Ermirës i bie peshë mbi supe. I bëjmë thirrje Ramës dhe Çuçit që të mos i thellojnë më plagën. Sot nuk kam forcën për të shpjeguar se çfarë ndjej. Patjetër, pesha që na ka rënë është shumë e madhe. Dhimbja na ka kapliuar.

Bledi dhe Ermira duhet të bëhen të fortë sepse kanë për të rritur një djalë. Bledi ka ikur që 17 vjeç në emigrim. Djal model. Malli dhe atdhedashuria, e kthente Bledin çdo verë në shtëpi, dhe këtë verë kështu ndodhi. Ishte dita e dytë e pushimeve, ishte tragjedia. Nuk mund t’iu shpjegoj dot. Pas ii kanë thënë të largohet nga bregdeti, u kthye për të shëtitur familjen e tij me skaf. Ka xhiruar dhe ka kapur helika vajzën. Ne jemi në pritje të njerëzve. Jemi duke pritur dhe duke përcjellë njerëz. Pasi të mbarojmë, do t’i drejtohemi organeve të drejtësisë, edhe pse nuk i besojmë shumë. Do i drejtohemi dhe ambasadës angleze, pasi Jonada ka nënshtetësi angleze. Të mos bëhet politikë me këtë çështje. Çdo shqiptar duhet të bashkohet këtu me ne”, tha Kuçana.

3 VITE ME PARE

Protesta para MB/ Emigranti i revoltuar, gris pankartën me fytyrën e Ramës: Të ikë sa më parë

Tragjedia në Himarë/ Qytetarët i vendosin afat Ramës: 72
Shqiptari në protestë

TIRANË- Një emigrant shqiptar është revoltuar në maksimum me tragjedinë e Himarës. Me një pankartë në duar për qeverinë, ai ka bërë thirrje për revoltë, madje në një moment ka grisur edhe foton e qeveritarëve që kishte në duar. E po ashtu, tregoi se kishte ardhur nga Italia për pushime por i kishte ndërprerë dhe kishte ardhur në Tiranë për të protestuar lidhur me ngjarjen tragjike.

"Ne vijmë nga Italia për pushime në Shqipëri, jemi të indinjuar. Ishim me pushime dhe erdhëm këtu. Të largohet sa më parë ky bandit. Të ikë sa më parë se na nxorri nga vendi ynë. Emigruam se nuk kishim vend në Shqipëri. Të çohemi të gjithë në këmbë. Kemi fëmijë dhe jemi të revoltuar në maksimum. Kam ndjerë 0 siguri. Vetëm paguaj lekë. Për 3 km që kam kaluar shpejtësinë kam paguar 240 mijë lekë,"-tha ai.

3 VITE ME PARE

FOTOT/ "Shteti të vret"/ Qytetarët në protestë për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë: Vampirë jepni dorëheqjen

Tragjedia në Himarë/ Qytetarët i vendosin afat Ramës: 72
Pankartat

TIRANË- Fotot e mëposhtme janë nga protesta që qytetarët po mbajnë për vrasjen e 7-vjeçarës Jonada Avdia në Himarë. Me pankarta në duar qytetarët kërkojnë drejtësi për vrasjen e Jonadës. 

"Shteti të vret", "Vampirë jepni dorëheqjen" dhe thirrje të tjera, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Ministres së Turizmit Mirela Kumbaro si dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Glenis Nano.

3 VITE ME PARE

Protesta për tragjedinë e Himarës/ Pedagogia me të zeza: Babai i 7-vjeçares ishte djali i dajës tim

Tragjedia në Himarë/ Qytetarët i vendosin afat Ramës: 72
Ilirjana Kuçana

TIRANË- Pedagogia Ilirjana Kuçana ka marrë pjesë në protestën e sotme për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë, e cila ishte edhe vajza e djalit të dajës së saj. Në një rrëfim për mediat e pranishme sot në protestë, Kuçana ka bërë me dije detaje të reja lidhur me ngjarjen, ndërsa nuk i ka mbajtur dot as lotët lidhur me ngjarjen e rëndë. 

"Kam vetëm trishtim për atë që i ka ndodhur djalit të dajës tim. Ai e kishte përdore, e skafi iu kthye sërish dhe ia copëtoi trupin me helika. Dhimbja na ka kapluar. Ermira dhe Bledi kanë kaluar shumë peripeci. është larguar 17 vjeç nga Shqipëria, ka krijuar një familje model. Malli e bënte të kthehej çdo verë,"-tha ajo ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

Tragjedia e Himarës/ Ministri Çuçi largohet nga godina para protestës: S'dua të provokoj

Tragjedia në Himarë/ Qytetarët i vendosin afat Ramës: 72
Foto nga protesta

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është larguar nga zyra e tij para fillimit të protestës për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga ish-efektivi Arjan Tase. I kontaktuar nga “Euronews Albania”, Çuçi ka pohuar se nuk ka dashur që prania e tij brenda Ministrisë së Brendshme të merrej si provokim për protestuesit.

Ndaj dhe ka vendosur që pasditen e sotme të mos jetë në zyrën e tij. Megjithatë ende deri më tani, nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Potam, ku e mitura u vra nga një efektiv policie. 

protesta per vrasjen e femijes ne himare

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje