LIVE UPDATES
Aktualitet

Ngec turizmi/ Hyrjet e shtetasve të huaj rriten 0.4% në korrik, “arratisen” shqiptarët

Për 7 mujorin, në vend kanë hyrë gjithsej 6.58 milionë shtetas të huaj, me rritje prej 3.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Një vit më parë, për të njëjtën periudhë në vend kishin hyrë 23% të huaj më shumë.

22 Gusht 2025, 13:59 Nga N.F
Ngec turizmi/ Hyrjet e shtetasve të huaj rriten 0.4% në korrik,
Foto

TIRANË- Korriku ka vijuar të shfaqë një tendencë të ngadalësuar të turizmit, e konstatuar kjo në gjithë pjesën e parë të vitit. Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se në korrik në vend hynë 1.82 milionë shtetas të huaj, shifër që është vetëm 0.4% më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ky është ritmi më i ulët i hyrjeve këtë vit, me përjashtim të muajit mars, kur tendenca ishte me rënie (-2.7%).

Për 7 mujorin, në vend kanë hyrë gjithsej 6.58 milionë shtetas të huaj, me rritje prej 3.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Një vit më parë, për të njëjtën periudhë në vend kishin hyrë 23% të huaj më shumë.

Ngadalësimi i turizmit në fakt nisi që në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, teksa rritja e çmimeve duket se stepi shumë turistë që vinin në Shqipëri pasi vendi ishte reklamuar si një destinacion me kosto të ulët.

Operatorët e kishin parashikuar që ky sezon veror pritej të ishte relativisht i dobët. Rezervimet individuale për korrik-gusht janë më të ulëta se një vit më parë sidomos nga Vlora në Sarandë. Ata që po mungojnë janë diaspora dhe Kosova. Pjesa më e qëndrueshme mbetet turizmi i organizuar, i cili po respekton shifrat e kontratave me garanci të nënshkruara. Operatorët turistikë druhen se vlerësimet jo shumë të mira që Shqipëria po merr së fundmi nga turistët që sjellin agjencitë e huaja mund të na çojnë një hap pas.

“Përveç turizmit të organizuar, që ka rritje, sepse janë kontratat me garanci, pra të parapaguara dhe po respektohen, rezervimet individuale janë shfaqur dobët. Përjashto Shëngjinin dhe Velipojën, ku frekuentimi kryesor mbetet nga Kosova, në të gjithë bregdetin nga Durrësi në Vlorë e Sarandë, rezervimet individuale kanë qenë më pak se qershori i vitit 2024. Kjo është më e dukshme sidomos në Vlorë dhe në Sarandë”, – ka pohuar më herët për Monitor Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.

Pavarësisht investimeve dhe masave të marra, sektori vuan nga infrastruktura e dobët, trafiku, mbetjet, zhurmat dhe kantieret e ndërtimit aktive në zonat turistike, ndërkohë që së fundmi po shfaqen edhe probleme bazë si mungesa e ujit, kryesisht në Golem. Edhe rritja e vazhdueshme e çmimeve ka bërë që të largohen një pjesë e pushuesve, si italianët, që në qershor ishin me rënie dhe që janë grupi i dytë më i madh pas Kosovës, me rreth 1% të totalit. Edhe Kosova, që pas heqjes së vizave ka ulur fluksin e hyrjeve drejt Shqipërisë, ndërsa dhe ata janë ankuar për shtrenjtim të çmimeve.

Ngadalësimi i fluksit të turistëve është reflektuar dhe në uljen e çmimeve.  Në javën e parë të korrikut, panorama u bë më e qartë dhe mungesa në plazhe, të cilat mbusheshin plot vetëm në fundjava, solli një ulje zinxhir të çmimeve të hoteleve, si dhe fushata agresive sponsorizimi në rrjete sociale. Nga Saranda në Ksamil, Vlorë dhe Himarë çmimet u rishikuan me rënie 10-25%. Borshi dhe Qeparoi ishin të vetmit në rritje për shkak të kërkesës, teksa Durrësi dhe Golemi mbeten rajoni me raportin më të mirë çmim/shërbim.

Edhe shqiptarët po zgjedhin të ikin jashtë

Rritja e çmimeve gjatë viteve të fundit ka bërë që edhe vetë shqiptarët të zgjedhin të ikin jashtë, ku një destinacion i preferuar është Greqia. INSTAT raportoi që Në muajin Korrik 2025, 782.849 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 11,1 %, krahasuar me Korrik 2024. Hyrja e operatorëve ajrorë me kosto të ulët është një tjetër arsye që ka nxitur daljen e shqiptarëve jashtë vendit./ Monitor

turizmi

Sondazh

Poll
Aktualitet 22 Gusht 2025, 12:57

“Air Albania” përtej fluturimeve

Foto TIRANË- Përtej problematikave të përditshme të udhëtimit ajror, “Air Albania” po konsolidohet dhe po kr...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet