Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sigurisht nuk janë në krye të fronit, por mbeten një nga katër ankesat kryesore sipas të dhënave të përpunuara nga kjo zyrë dhe të publikuara në raportin vjetor të këtij institucioni. Për vitin 2023 janë 394 ankesa në total, duke shënuar nivelin më të lartë të pesë viteve të fundit, çka tregon edhe për ndërgjegjësim më të lartë të qytetarëve për të denoncuar rastet që mendojnë se të dhënat e tyre po keqpërdoren. Por cilat janë saktësisht fushat e ankesave.

TIRANË- Telefonatat e ofertave të jashtëzakonshme (të dyshekëve apo enëve të kuzhinës) që janë bërë shpesh objekt diskutimi duket se kanë mbetur edhe për vitin e shkuar në krye të ankesave drejtuar Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Sigurisht nuk janë në krye të fronit, por mbeten një nga katër ankesat kryesore sipas të dhënave të përpunuara nga kjo zyrë dhe të publikuara në raportin vjetor të këtij institucioni. Për vitin 2023 janë 394 ankesa në total, duke shënuar nivelin më të lartë të pesë viteve të fundit, çka tregon edhe për ndërgjegjësim më të lartë të qytetarëve për të denoncuar rastet që mendojnë se të dhënat e tyre po keqpërdoren. Por cilat janë saktësisht fushat e ankesave.
“Gjatë vitit 2023 u administruan 394 ankesa nga qytetarët, duke konfirmuar gjithnjë e më shumë kuptueshmërinë e subjekteve të të dhënave personale/qytetarëve për rëndësinë e mbrojtjes së kësaj të drejte themelore.
Nga vlerësimi i objektit të ankesave, ndër tipologjitë kryesore përmendim: përhapjen e paligjshme të të dhënave personale; ushtrimin e së drejtës për akses për korrigjim/fshirje të të dhënave personale; marketingun e drejtpërdrejtë në lidhje me komunikimet e pakërkuara; ofrimin e shërbimeve nga zyrat noteriale” thuhet në raport.
Anksesat në disa raste, sipas raportit, kanë shërbyer edhe për nisjen e hetimeve administrative nga ana e zyrës së Komisionerit edhe pse pjesa kryesore e tyre është nisur si pjesë e planit të punës të vetë institucionit.
Konkretisht Zyra e Komisionerit realizoi 47 hetime administrative në kontrollues të ndryshëm, nga të cilat 32 me iniciativën e institucionit–ex officio dhe 15 hetime janë zhvilluar për verifikimin e ankesave të qytetarëve. 9 procedura hetimi administrativ janë kryer në kontrollues publikë dhe 38 të tjera në kontrollues privatë.
Lidhur me marketingun e drejtpërdrejtë raporti vlerëson se u zhvilluan 10 inspektime në kontrollues privat, në përfundim të të cilave Komisioneri doli me 5 Relacione, 1 Rekomandim dhe 4 Vendime.
Në sektorin e arsimit u zhvilluan 13 inspektime kryesisht në kontrollues privat, në përfundim të të cilave Komisioneri doli me 2 Relacione, 1 Urdhër për fshirjen e të dhënave personale (fotografi/video të fëmijëve të publikuara në rrjetet sociale), 5 Rekomandime dhe 5 Vendime. Po kështu në sektorin e shërbimit postar zunë vend 7 inspektime (4 në kontrollues publik dhe 3 në kontrollues privat), në përfundim të të cilave Komisioneri doli me 2 Rekomandime dhe 2 Vendime.
Marrë nga Monitor
foto ilustruese DIBËR- Arrestohet i shpalluri në kërkim Sefer Agasi në Dibër. Mësohet se këtë 50-vjeçar...
Altin Dumani TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar në KLP për ecurinë e Prokurorisë së Posaçme gjatë vit...
Altin Dumani TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar në KLP për ecurinë e Prokurorisë së Posaçme gjatë ...
Altin Dumani TIRANA– Kryetari i Strukturës së Posaçme anti-Korrupsion, Altin Dumani, po raporton para KLP për punën 12 muj...
Pamje nga sherri ITALI- Një sherr mes një shqiptari dhe një italiani është regjistruar në një qendër bastesh në...
Altin Dumani TIRANA- Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka bërë analizën vjetore në Këshillin e Lar...
Foto ilustruese DEVOLL- Një 35-vjeçar me inicialet J. L., është proceduar në gjendje të lirë pasi akuzohet pë...
Altin Dumani TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka mbërritur mëngjesin e sotëm në KLP. Dumani ka...
Foto ilustruese MURIQAN- Një 45-vjeçar nga Ukraina me inicialet E. Z., do të hetohet në gjendje të lirë në vendin ton&...
pamje nga kapshtica KAPSHTICË- Pas 48 orësh është rihapur qarkullimi në pikat kufitare me Greqinë. Pas normalizimit të p...