LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga këshilltar në garant të pajtueshmërisë: Si po ndryshon roli i profesioneve të lira

Diskutimi mbi kufijtë e përgjegjësisë profesionale dhe transparencës fiskale në Shqipëri ka marrë tashmë një drejtim zyrtar dhe konkret. Iniciativa më e fundit legjislative, e materializuar në *Projektligjin “Për raportimin dhe shkëmbimin automatik të informacionit mbi mekanizmat ndërkufitarë në fushën e tatimeve”, shënon një kthesë të rëndësishme.

26 Korrik 2026, 08:30 Nga I.A
Nga këshilltar në garant të pajtueshmërisë: Si po
Foto Ilustruese

Rregulloret e reja për parandalimin e pastrimit të parave dhe nisma më e fundit ligjore për raportimin e mekanizmave ndërkufitarë – DAC 6, po ndryshojnë gradualisht rolin e konsulentëve, avokatëve, kontabilistëve dhe auditorëve. A është kjo thjesht një rritje e transparencës, apo po lind një kontratë e re ndërmjet shtetit dhe profesioneve të lira?

Kuadri i ri ligjor: Nisma e vitit 2026

Diskutimi mbi kufijtë e përgjegjësisë profesionale dhe transparencës fiskale në Shqipëri ka marrë tashmë një drejtim zyrtar dhe konkret. Iniciativa më e fundit legjislative, e materializuar në *Projektligjin “Për raportimin dhe shkëmbimin automatik të informacionit mbi mekanizmat ndërkufitarë në fushën e tatimeve”, shënon një kthesë të rëndësishme.

Ky projektligj, i propozuar nga Këshilli i Ministrave në mbështetje të neneve 78, 83 (pika 1) dhe 155 të Kushtetutës, synon të transpozojë direktivat europiane të njohura si regjimi DAC6.

Projektligji nuk sjell vetëm një detyrim të ri raportimi. Ai shënon një ndryshim thelbësor në mënyrën se si shteti e sheh rolin e konsulentit, avokatit dhe profesionistit të lirë në funksionimin e sistemit tatimor.

Përtej gjuhës formale juridike, ky dokument përbën platformën ku do të testohet marrëdhënia e re e punës midis administratës publike dhe sektorit të shërbimeve profesionale në vend.

Epoka e re e konsulencës: Nga mbrojtës i klientit në arkitekturën e pajtueshmërisë

Pak vite më parë, një konsulent fiskal mjaftohej të analizonte legjislacionin dhe t’i rekomandonte klientit zgjidhjen më të përshtatshme brenda kornizës ligjore. Roli i tij ishte i qartë: të optimizonte pozicionin financiar të biznesit dhe të siguronte që detyrimet të llogariteshin saktë.

Sot, përpara se të japë të njëjtin këshillim, ai duhet të mendojë edhe për parandalimin e pastrimit të parave (AML), identifikimin e hollësishëm të pronarit përfitues, sanksionet ndërkombëtare, mbrojtjen e të dhënave personale dhe, së shpejti, raportimin e detyrueshëm të mekanizmave ndërkufitarë.

Ky ndryshim nuk është thjesht një shtesë procedurale në përditshmërinë e një zyre kontabiliteti apo avokatie. Ai përfaqëson një përmbysje në mënyrën se si konceptohet roli i profesionistit. Profesionisti i lirë po zhvendoset gradualisht nga pozicioni tradicional i besnikut dhe mbrojtësit të interesave të klientit, drejt një roli të ri: atij të “gatekeeper”-it (rojtarit të portës).

Në këtë realitet të ri, profesionisti bëhet pjesë e arkitekturës së pajtueshmërisë mbi të cilën mbështetet administrata për monitorimin e transaksioneve komplekse.

Valët e globalizmit rregullator: OECD, BE dhe FATF

Kjo valë e re rregullatore që po prek Shqipërinë nuk lind në izolim dhe as nuk duhet parë si një kapriçio e administratës vendase. Ajo është rrjedhojë e një presioni global të udhëhequr nga organizma si OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), Bashkimi Europian dhe FATF (Task Forca për Veprim Financiar).

Nisma të tilla reflektojnë një qasje të re: në përpjekje për të luftuar evazionin fiskal, erozionin e bazës tatimore dhe lëvizjen e kapitaleve të pajustifikuara, këto institucione kanë kuptuar se mënyra më efektive për të monitoruar transaksionet nuk është kontrolli pas faktit nga strukturat shtetërore, por kontrolli paraprak përmes atyre që i dizajnojnë këto transaksione.

Në këtë kontekst, kuadri i ri ligjor shqiptar synon saktësisht këtë: raportimin e detyrueshëm të çdo mekanizmi apo strukture financiare ndërkufitare që plotëson disa shenja specifike të planifikimit tatimor. Qëllimi nuk është ndalimi i këtyre strukturave, burimi i tyre apo penalizimi i tyre apriori, por krijimi i një transparence absolute përpara se ato të zbatohen.

Mekanizmi në praktikë: Kush duhet të flasë dhe sfidat e fshehtësisë profesionale

Nën këtë kuadër të ri, barra kryesore e raportimit bie mbi atë që quhet “ndërmjetës” (*intermediary*). Nën këtë definicion futet pothuajse çdo profesionist i lirë që asiston në strukturimin e financave të një kompanie: konsulentët fiskalë, kontabilistët, avokatët, auditorët dhe institucionet financiare. Ky detyrim sjell një sfidë të madhe etike dhe ligjore, veçanërisht sa i përket fshehtësisë profesionale.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED), në vendimin e saj të rëndësishëm në çështjen **C-694/20**, ka saktësuar se detyrimi i avokatëve për të njoftuar ndërmjetësit e tjerë mbi detyrimin e raportimit shkel të drejtën për respektimin e marrëdhënieve konfidenciale me klientin.

Kjo tregon se kuadri i ri po teston vazhdimisht kufijtë kushtetues të profesioneve të lira. Në raste të tilla, kur ndërmjetësi mbrohet nga fshehtësia profesionale, detyrimi për raportim i kalon automatikisht vetë biznesit.

Regjimi i ri specifikon se një marrëveshje bëhet e raportueshme nëse përmbush të paktën një nga ato që quhen “shenja dalluese” (*hallmarks*). Duke qenë se ky regjim ka kategori të shumta dhe komplekse, projektligji i ri ilustron dhe klasifikon, ndër të tjera, disa nga rastet më tipike përmes kritereve specifike:

* Marrëveshjet e kushtëzuara nga suksesi tatimor:** Rastet kur tarifa e profesionistit është e lidhur drejtpërdrejt me masën e kursimit tatimor që përfiton klienti.

* Strukturat e standardizuara:** Dokumente ose skema të gatshme (*“plug-and-play”*) që u ofrohen klientëve të ndryshëm pa pasur nevojë për modifikime thelbësore.

* Blerja e kompanive me humbje:** Përdorimi i humbjeve tatimore të mbartura të një subjekti joproduktiv thjesht për të reduktuar detyrimet mbi fitimin e shoqërisë blerëse.

* Transaksionet rrethore të fondeve:** Lëvizja e kapitaleve përmes disa juridiksioneve që në fund kthehen në pikën e nisjes, me qëllimin e vetëm për të fshehur natyrën e vërtetë të parave ose për të përfituar lehtësi tatimore.

Në shumë prej këtyre rasteve, zbatohet edhe **“testi i përfitimit kryesor”** (*Main Benefit Test*), i cili përcakton se nëse avantazhi tatimor është qëllimi kryesor ose një nga qëllimet kryesore të asaj strukture, atëherë transparenca është e detyrueshme.

Optimizimi tatimor nuk është sinonim i shmangies tatimore

Gjatë diskutimit të këtyre detyrimeve të reja, është jetike të bëhet një dallim i qartë konceptual: optimizimi tatimor nuk është sinonim i shmangies tatimore. Një biznes ka të drejtë të plotë ligjore dhe legjitime të organizojë aktivitetet e tij në mënyrën më eficiente fiskalisht.

Përdorimi i instrumenteve që ofron ligji për të shmangur mbingarkesat tatimore është një praktikë standarde e menaxhimit financiar në mbarë botën.

Mekanizmat e rinj të raportimit nuk e ndalojnë optimizimin dhe nuk i shpallin këto struktura të paligjshme. Ata kërkojnë vetëm transparencë. Qëllimi është që administrata tatimore të jetë në dijeni të këtyre praktikave në kohë reale. Pra, shqetësimi i profesioneve të lira nuk buron nga dëshira për të fshehur skema të parregullta, buron nga barra e jashtëzakonshme procedurale që sjell ky proces vlerësimi të vazhdueshëm.

Megjithatë, zbatimi me sukses i këtyre mekanizmave në praktikë kërkon, mbi të gjitha, një administratë tatimore me kapacitete të larta teknike, të mirëtrajnuar dhe të aftë për të zbërthyer struktura komplekse korporative.

Ekziston një rrezik real që, në mungesë të këtij kualifikimi të thelluar, të krijohet hapësirë për subjektivizëm të tepruar dhe interpretime diskrecionale tej kufijve të parashikuar nga ligji.

Në terrenin tonë të zbatimit, shpesh vërehen vlerësime joproporcionale që mbështeten më tepër mbi perceptime rrethanore sesa mbi analiza të mirëfillta faktike.

Është thelbësore që strukturat audituese të respektojnë lirinë e biznesit për t’u organizuar sipas nevojave të veta menaxheriale, operative dhe strategjike. Një qasje ku çdo vendim apo ristrukturim i brendshëm vlerësohet ekskluzivisht përmes lentës fiskale dëmton frymën e sipërmarrjes.

Bizneset udhëhiqen nga objektiva tregtare dhe zhvillimore, jo thjesht nga synimet tatimore. Pa një trajnim të thellë të administratës në frymën e bashkëpunimit dhe pa kufizimin e hapësirave për vlerësime subjektive, ky ligj rrezikon të kthehet nga një mjet transparence në një burim të ri pasigurie juridike për tregun.

Delegimi i funksioneve dhe kostoja e brendshme e pajtueshmërisë

Gjatë debateve publike, vëmendja përqendrohet pothuajse tërësisht te qëllimi makroekonomik i transparencës. Megjithatë, ajo që mbetet tërësisht jashtë vëmendjes është kostoja e konsiderueshme që profesionistët e lirë duhet të marrin përsipër për të menaxhuar këtë proces. Në realitet, po shohim një tendencë të delegimit të funksioneve të kontrollit nga shteti te privati.

Kjo kosto e padukshme e pajtueshmërisë rregullatore (*compliance costs*) nuk është thjesht financiare; ajo është në radhë të parë organizative dhe kërkon alokimin e burimeve që nuk mbartin asnjë kompensim direkt për zyrat profesionale.

Siç theksohet edhe në vlerësimet e ndikimit të Komisionit Europian, kjo barrë e re detyron firmat të ndërtojnë një infrastrukturë të tërë të brendshme:

* Kulturë compliance dhe Governance:** Kalimi nga një strukturë thjesht operative në një model që menaxhon në mënyrë proaktive rreziqet rregullatore.

* Sisteme të kontrollit të cilësisë dhe Second Revieë:** Çdo vlerësim teknik nëse një strukturë është apo jo e raportueshme kërkon një nivel të dytë kontrolli të pavarur brenda firmës.

* Procedura për Conflict Checks dhe manuale të brendshme:** Protokolle të shkruara dhe të dokumentuara për të vërtetuar përpara rregullatorit se është kryer i gjithë kujdesi i duhur profesional (*due diligence*).

* Infrastrukturë digjitale dhe softuerike:** Nevoja për investime në sisteme të specializuara për monitorimin dhe vlerësimin e rreziqeve, duke menaxhuar volumet e mëdha të të dhënave pa kompromis.

Të gjitha këto procese përkthehen në qindra orë pune të papaguara nga klientët, të cilat profesionisti i lirë duhet t’i zbresë nga aktiviteti i tij kryesor produktiv thjesht për të mbrojtur veten nga penalitetet e larta administrative.

 ÇFARË NDRYSHON PËR KONSULENTËT?

– Më shumë dokumentim: Çdo këshillë ose strukturë duhet të ketë një histori të shkruar dhe të argumentuar të vlerësimit të riskut.

– Më shumë procedura: Koha e punës nuk shkon më vetëm për analizën e problemit të klientit, buron dhe shpenzohet te plotësimi i protokolleve rregullatore.

– Më shumë përgjegjësi: Ndarja e kufirit midis “optimizimit legjitim” dhe “skemës së raportueshme” mbart përgjegjësi të drejtpërdrejtë ligjore për konsulentin.

– Më shumë investime: Nevojë imediate për infrastrukturë digjitale dhe trajnim të specializuar të burimeve njerëzore.

– Më shumë risk profesional: Ekspozimi ndaj gjobave administrative të larta apo dëmtimit të reputacionit në rast të vlerësimeve të gabuara.

Realiteti shqiptar: Presioni asimetrik mbi zyrat lokale

Pikërisht këtu shfaqet edhe vështirësia më e madhe sa i përket zbatimit praktik. Në Shqipëri, tregu i konsulencës fiskale dhe juridike dominohet nga studio të vogla dhe të mesme, me burime njerëzore dhe financiare të kufizuara.

Ndryshe nga rrjetet e mëdha ndërkombëtare, të cilat i kanë këto procedura të konsoliduara dhe të financuara në nivel qendror, studiot lokale do të duhet të ndërtojnë nga e para procedura, sisteme dhe kapacitete të reja.

Pikërisht këtu qëndron sfida praktike e zbatimit të kuadrit të ri.

Nga një këndvështrim ekonomik, pajtueshmëria rregullatore nuk është një aktivitet produktiv në kuptimin klasik — ajo nuk krijon produkte të reja dhe nuk rrit direkt produktivitetin. Kur shteti delegon funksionet e tij monitoruese, ai transferon automatikisht edhe koston operative te privati, duke krijuar një presion të fortë asimetrik në tregun tonë vendas.

Ky presion rrezikon të sjellë dy pasoja specifike ekonomike:

Zyrat e vogla lokale, në pamundësi për të përballuar strukturat e shtrenjta organizative të kontrollit dhe riskun e lartë të penaliteteve, mund të tërhiqen nga shërbimet e konsulencës komplekse, duke përqendruar tregun te pak lojtarë të mëdhenj.

Për të mbijetuar, firmat duhet t’ia transferojnë këtë kosto klientit final. Kjo ngre pyetjen e madhe: A mundet një biznes i mesëm shqiptar të absorbojë këtë kosto të shtuar pa dëmtuar konkurrueshmërinë e tij?

Evolucioni historik: Nga monitorimi horizontal te roli shtrëngues i “Gatekeeper”-it

Ky tranzicion rregullator që po jetojmë në vitin 2026 merr kuptim të plotë vetëm nëse analizohet përmes evolucionit historik të marrëdhënieve fiskale ndërkombëtare, një temë e trajtuar gjerësisht edhe në literaturën kërkimore të IBFD (International Bureau of Fiscal Documentation).

Kjo marrëdhënie ka kaluar nëpër tri faza të qarta dinamike. Në zanafillën e saj, modeli ishte thjesht binar: autoriteti tatimor (tax authority) përballë biznesit, ku profesionisti vepronte si një konsulent i pastër (purely consultant) dhe avokat ekskluziv i klientit.

Kthesa e parë e madhe erdhi rreth dy dekada më parë, kur OECD prezantoi konceptin e ndërmjetësve tatimorë (tax intermediaries).

Ishte pikërisht kjo fazë që solli në dritë modelin e horizontal monitoring (monitorimit horizontal), i aplikuar fillimisht me sukses në Holandë (përmes programit Horizontal Toezicht) e më pas në Austri dhe Mbretërinë e Bashkuar e më gjerë.

Ky model i fazës së dytë bazohej në një “kontratë mirëbesimi” (cooperative compliance): administrata dhe profesionistët bashkëpunonin në mënyrë proaktive, duke i diskutuar dhe duke i zgjidhur interpretimet ligjore në kohë reale, përpara se transaksionet të deklaroheshin.

Megjithatë, dështimi i këtij modeli vullnetar për të parandaluar skemat radikale të planifikimit tatimor në shkallë globale, e ka shtyrë filozofinë rregullatore drejt fazës së tretë, atë që po jetojmë sot.

Me regjimet e tipit DAC6, marrëdhënia ka humbur natyrën e saj vullnetare dhe partneriteti. Profesionistët po shndërrohen de facto në “gatekeepers” (rojtarë të portës) me përgjegjësi direkte ligjore.

Sfida për Shqipërinë mbetet e madhe: ndërsa bota perëndimore po kalon te ky nivel i tretë pasi ka konsoliduar më parë kulturën e bashkëpunimit të fazës së dytë, zyrat tona lokale po përballen direkt me barrën e rëndë të “rojtarit”, pa pasur asnjëherë avantazhin e një sistemi të vërtetë të monitorimit horizontal.

Drejt një modeli proporcional

Transparenca dhe integriteti i sistemit financiar janë interesa legjitimë dhe të pashmangshëm në rrugën e Shqipërisë drejt standardeve ndërkombëtare.

Megjithatë, suksesi i këtyre reformave nuk matet me numrin e gjobave apo me volumet e raporteve burokratike të grumbulluara, por me qëndrueshmërinë e sistemit.

Mosraportimi apo raportimi i paplotë nën kuadrin e ri të 2026-s pritet të mbartë penalitete të rënda, çka e kthen saktësinë procedurale në një çështje mbijetese për zyrat lokale.

Gjatë hartimit përfundimtar dhe zbatimit të kuadrit të ri të raportimit, administrata tatimore shqiptare duhet të zbatojë me rreptësi parimin e proporcionalitetit, duke ofruar udhëzues të qartë dhe të thjeshtëzuar që nuk mbytin zyrat lokale.

Në vend që ta shohim këtë tranzicion si një përplasje të pashmangshme midis rregullimit shtetëror dhe lirisë së tregut, duhet të kuptojmë se jemi përpara rishkrimit të kontratës që lidh administratën publike, sipërmarrjen dhe profesionistin e lirë.

Në fund të fundit, sfida nuk është të zgjedhim midis transparencës dhe lirisë profesionale. Sfida është të ndërtojmë një model ku administrata, biznesi dhe profesionet e lira të ndajnë përgjegjësinë për integritetin e sistemit në mënyrë të drejtë, proporcionale dhe të qëndrueshme./Monitor.al

profesionet e lira

Sondazh

Poll

“Arrestoni Ramën”/ Qytetarët mbërrijnë te Komisariati nr.3: Lironi shqipet!

“Arrestoni Ramën”/ Qytetarët mbërrijnë te Komisariati nr.3: Lironi shqipet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

"Pushteti nuk është pronë e jotja"/ Protestuesi: Edi Rama, Shqipëria nuk është pronë personale

“Nuk ia vlen të lexohet"/ Protestuesi gris dokumentin: Përgjigjen ua japim të hënën

Qytetari: Duam rrëzimin e këtij sistemi politik 36-vjeçar

“Ky ka besën e gjarprit"/ Protestuesi: SPAK nis hetimin e Zvërnecit!

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Të hënën që në mëngjes do jemi para Parlamentit

Qytetarja nga Durrësi: Rama të largohet sa më parë, bashkë me ministrat

Emigranti: Jep dorëheqjen si e vetmja rrugë e zgjidhje për popullin

Aktivisti Edison Lika: Kemi parë si tërhiqen njerëzit zvarrë nga shtëpitë

I moshuari: Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, duke nisur nga shkelja e të drejtave ndërkombëtare

Bie zjarr në Malin e Çipinit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë:Ju erdhi fundi

Protesta zhvendoset në Mynih, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Po trafikonte 11 kilogramë kokainë, arrestohet një shqiptar në Itali

Berisha: Gjesti i Ramës për fëmijën autik tregon se është një birbo

Berisha: Guvernatori dhe Banka e Shqipërisë kanë përgjegjësi të madhe për heshtjen e tyre

Berisha: Do ndërmerren hapa të tjera të rëndësishëm që shqiptarët të kenë një PD të ripërtërirë

Berisha: Pas përfundimit të procesit të brendshëm në PD do të riformulojmë axhendën

Berisha:Narko-euro i ka dhënë një goditje fatale turizmit, ne do ndërmarrim tre hapa për rimëkëmbjen

Nga minimumi jetik te dyfishimi i pagave/ Berisha: Ja tre masat tona për uljen e çmimeve

U mbajt peng për rreth 4 orë nga ish-partneri, momenti kur efektivi i RENEA-s liron 24-vjeçaren

Momenti kur Refit Buzi merr në krah ish-partneren dhe e lë të lirë në cep të rrugës

Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Berisha: Dallga e lëvizjes jo vetëm që nuk po shuhet, por po bëhet më tronditëse për regjimin e tij

Përplasja mes Ramës dhe Braçes në mbledhjen e socialistëve, shpërthen deputeti

Revolta kundër qeverisë/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rita Ora zbulon aksesorin që nuk e ndan kurrë nga vetja: Si shqiptare jam rritur me bestytni

Momenti kur policia dhe ambulanca shkojnë në vendin e ngjares

Arrestohet 16-vjeçari me mbi 300 doza kokainë dhe cannabis gati për shitje

A do të rikthehet këngëtarja Era Istrefi në skenën muzikore me një projekt të ri?

Rama u shpërndanë "Besën"/ Socialistët vendosin syzet për ta lexuar pa humbur kohë

Rama mban fjalën para grupit parlamentar: Ata janë matësi i standardeve tona

Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në një përvojë të re për qytetarët

Rama: Kjo është kthesa e mandatit tonë, vendimet tona mos të përjetohen si prerje në besë

Rama sulmon Administratën: Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës

"Pa të do ishte çështje shqiptare"/ Rama: Emri i Trump, globalizoi protestën

Nëna e moshuar me djalin me spektër autik u sulmua nga policia, Rama: Atë e përdhunuan protestuesit

Rama sulmon qytetarët e protestës së djeshme: Bulevardi u zbraz nga Flamingot

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Rama shpërthen nga qytetarëve: Video të deformuara, ndërhyrje brutale nga jashtë

Rama: Askush nuk e kishte imagjinuar që në bulevardin ku vriteshin protestuesit

Rama sulmon protestuesit: Në protestë individë me agjendë politike, përfshi disa eurodeputetë

Rama: Doli në protestë se nuk merrte dot shërbime në poliklinikë

Administrata apo mjekët? Si gënjeu Rama për arsyet që nëna e shokut të tij doli në protestë

Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve

Padia e Erion Veliajt kundër Ols Dados, kryebashkiaku mbërrin në Gjykatën Administrative

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra