LIVE UPDATES
Aktualitet

"Në 24 orë janë evidentuar 34 zjarre", Ministria e Mbrojtjes: 17 vatra ende aktive! Në Parkun Kombëtar të Lurës po vijon puna për izolimin e flakëve

Zjarri në Lurë është zhvilluar në dy vatra të mëdha në drejtim të Fushës së Pelave dhe në kahun lindor të Gurë-Lurës.

28 Korrik 2025, 12:10 Nga N.F
"Në 24 orë janë evidentuar 34 zjarre", Ministria e
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Sipas ministrisë gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 34 vatra zjarri. Mësohet se 17 vatra janë ende aktive. Në Parkun Kombëtar të Lurës po vijon puna në terren për izolimin dhe kontrollin e flakëve.

Zjarri në Lurë është zhvilluar në dy vatra të mëdha në drejtim të Fushës së Pelave dhe në kahun lindor të Gurë-Lurës. Vatra e dytë ka pasur shtrirjen më të madhe, duke kaluar Fushën e Pllajës dhe mbi fshatin Sinë të njësisë administrative Arras. Në terren janë angazhuar mbi 54 forca të strukturave operacionale.

"Në fshatin Zall Gjoçaj po vijon puna për shuarjen e zjarrit me një shtrirje mbi 14 km, me zhvillime në tre kahe, nga Mas Deja ku përfshin sipërfaqe të konsiderueshme në pyje, në vendin e quajtur Qafa e Tollës, si dhe në vendin e quajtur Fushë Kuqe. Në terren u angazhuan 54 forca dhe sot pritet të shkojnë dhe 30 efektive të FA dhe 15 forca vendore.

Në Qafë Buall vazhdon aktive vija e zjarrit nga Rruga e Arbrit me drejtim nga Maja e Lepurit. Operacioni me ndërhyrje nga ajri ka penguar konsiderueshëm zhvillimin e vatrës. Vazhdon aktive vatra në Malin e Allushit, në Plan të Bardhë, Bashkia Klos që paraqet vështirësi për vënien nën kontroll, megjithë dislokimin në terren afro 130 forcave nga të gjitha strukturat dhe Helikopterit të Forcës Ajrore.

Në fshatin Kalas, bashkia Delvinë, ku si rezultat i erës së fortë, zjarri kaloi nga ana e Himarës dhe zbriti drejt një lagjeje të fshatit, por pa paraqitur rrezik për banesa, ndërsa u bë i mundur edhe evakuimi i banorëve. Në vendngjarje, u angazhuan rreth 75 forca nga strukturat operacionale. Gjithashtu në zonë operoi dhe një Helikopter i Forcës Ajrore. Në fshatin Markat, Bashkia Konispol zjarri u përhap ditën e djeshme drejt fshatit Shalës. Pas angazhimit të forcave të struktura operacionale dhe FA, sot vatra e zjarrit paraqitet e izoluar.

Në fshatrat Piqeras dhe Sasaj, bashkia Himarë vatrat janë kthyer problematike gjatë orëve të natës, ku rrezikoheshin banesat dhe u bë i mundur evakuimi i banorëve. Në terren u angazhuan 9 mjete zjarrfikëse, një ambulancë, helikopterët e FA dhe avioni canadair italian i mundësuar nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile, duke e neutralizuar situatën atje. Në fshatin Fang, njësia administrative Rubik, është e pamundur ndërhyrja për shkak të pjerrësisë së madhe të shpatit të malit, të veshur me dëllinja, që favorizojnë zjarrin. Në fshatin Kulme, njësia administrative Rrëshen, situata është më e qëndrueshme dhe po mbahet nën kontroll, pas angazhimit të afro 85 forcave nga strukturat operacionale. Situata paraqitet nën kontroll.

Në fshatin Dishnicë, bashkia Korçë, vazhdon aktiv zjarri ndërmjet fshatrave Dishnicë dhe Barç në bimësi të ulët dhe pa rrezik për zonat e banuara. Në Parkun Kombëtar të Prespës, fshati Lajthizë, Bashkia Pustec, për fikjen e zjarrit që vijon me intensitet të ulët, janë angazhuar rreth 100 forca nga strukturat operacionale. Në fshatin Fushëbardhë dhe pranë tunelit të Skërficës, bashkia Gjirokastër, vatra ndodhet në lartësi të madhe dhe i paaksesueshëm nga forcat dhe mjetet. Pjesa me e madhe e rreth 60 forcave operacionale punuan për izolimin e zjarrit për të mos lejuar kalimin në zonën e mbrojtur në pyllin e Zhulatit.

Në fshatin Dragobi, brenda Parkut Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore. Terreni është shkëmbor dhe me dru halorë, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen nga toka. Në Malin e Shkëlzenit, Bashkia Tropojë, vatra e zjarrit ndodhet në një terren të vështirë, zonë kullotash duke bërë të pamundur ndërhyrja në këmbë.  Në vendin e quajtur “Fusha e Staneve”, në Shëngjergj, Bashkia Tiranë, zjarri është përhapur në kullota dhe në sipërfaqe pyjore. Vijon puna me intensitet të shtuar për nga strukturat operacionale. Situata është nën kontroll dhe nuk paraqit rrezik për banesat.

Në fshatin Ibë, bashkia Tiranë, aktualisht janë aktive 3 vatra zjarri, nën kontroll dhe me rrezik të ulët. Zjarri është shuar në rreth 90%, po punohet nga efektivët e MZSH Tiranë dhe forca pyjore. Helikopteri i Forcës Ajrore ka ndërhyrë në një sipërfaqe me shkurre të dendura. Situata është nën kontroll dhe nuk paraqit rrezik për banesat. Në fshatin Kuç, bashkia Vorë ka mbërritur zjarri i ardhur nga bashkia Shijak (fshati Shetel, Në krahun e bashkisë Shijak, ku janë angazhuar rreth 30 forca zjarri është shuar. Në krahun e bashkisë Vorë, zjarri vijon aktiv. Në vendngjarje janë 60 forca nga strukturat operacionale. Terreni është i vështirë, por rreziku nga banesat u evitua falë ndërhyrjes së helikopterit Cougar të Forcës Ajrore.

Në Bjeshkën e Rahovicës, bashkia Malësi e Madhe, pranë kufirit me Malin e Zi, vijon të mbetet aktive vatra e zjarrit e rënë në një sipërfaqe me pyje. Terreni i thyer e bënë të vështirë ndërhyrjen, dhe zjarri ka marrë përmasa. Janë nën monitorim vatrat si më poshtë: Livadhet e Peladhisë, bashka Bulqizë; Në vendin e quajtur Shashicë, bashkia Vlorë; Në vendin e quajtur pyjet e Gurakuqit, bashkia Librazhd; në zonën pas malit të Lisecit, bashkia Gramsh; Në fshatin Strelcë, bashkia Maliq; në fshatin Konisbaltë, bashkia Dimal.

Forcat e angazhuara në operacionet për shuarjen e zjarreve: 56 automjete zjarrfikëse, 953 forca operacionale. 5 Helikopterë nga Forcat e Armatosura (operuan në disa zona) dhe 1 helikopter Canadair Italian, i ofruar nëpërmjet Mekanizimit të Mbrojtjes Civile Evropiane, Sipas IGJEO-s, sot priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun e Shkodrës dhe të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit," thuhet në njoftim.

ministria e mbrojtjes

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale