6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në udhëzimin e mëparshëm për këtë kategori fermerëve iu kërkohej të dorëzonin edhe fragmentin apo skicën e hartës kadastrale ose planvendosje e vërtetuar nga Drejtoria e Administrimit të Tokës (DAMT) ose Njësia Administrative.
TIRANË- Fermerët që aplikojnë për përfitimin e naftës për punimet bujqësore do të përballen me më pak barriera burokratike. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria e Financave kanë miratuar ndryshime në udhëzimin nr. 14, datë 28.3.2025, “Për kriteret, procedurat dhe mënyrën e administrimit të fondit për programin e bujqësisë dhe zhvillimit rural për vitin 2025”, duke thjeshtuar dokumentacionin që duhet të ngarkohet në sistem gjatë aplikimit.
Sipas ndryshimeve të botuara në Fletoren Zyrtare, dokumentet që kërkohen varen nga statusi i pronësisë apo përdorimit të tokës, si dhe regjistrimi i saj në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK). Skemat janë të ndara sipas katër situatave kryesore:
Nëse aplikanti është pronar i tokës në emrin e tij dhe ka certifikatë pronësie, duhet të dorëzojë: Certifikatën e pronësisë, Kartelën e pasurisë, Hartën treguese të ngastrës. Për ata që kanë Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) në emër të tyre si përfaqësues të familjes bujqësore, kërkohet vetëm dorëzimi i AMTP-së.
Në udhëzimin e mëparshëm për këtë kategori fermerëve iu kërkohej të dorëzonin edhe fragmentin apo skicën e hartës kadastrale ose planvendosje e vërtetuar nga Drejtoria e Administrimit të Tokës (DAMT) ose Njësia Administrative.
Udhëzimi i ndryshuar gjithashtu përcakton se për rastet kur aplikanti është anëtar i familjes që ka përfituar tokën do të vijojë të dorëzojë gjatë procesit të aplikimit përveç AMTP të tokës edhe Fragmentin e hartës kadastrale i vërtetuar, Certifikata familjare (gjendja më 1.8.1991) dhe Marrëveshje dakordësie nga shumica e familjarëve që tokën ta përdorë aplikanti.
Për rastet kur toka bujqësore është marrë me qira apo huapërdorje: Kontratë qiraje ose huapërdorjeje, Dokument i ligjshëm i firmosur nga palët, Dokumentet përkatëse të pronësisë së tokës.
Këto ndryshime synojnë të përshpejtojnë përfitimin e naftës dhe të ulin kostot e aplikimit për fermerët që shpesh janë përballur dhe me vonesa administrative. Formulari i aplikimit plotësohet online nëpërmjet e-Albania. Aplikimet për përfitimin e naftës në bujqësi, përfshirë edhe 7 masat e tjera të skemave të mbështetjes në bujqësi do të zgjasin deri në 30 Maj 2025./ Monitor
foto ilustruese TIRANË- Misioni i OSBE/ODIHR ka publikuar një raport lidhur me zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më ...
Ilaria Sula dhe Mark Samson ITALI- Detaje të reja vijojnë të dalin në lidhje me vrasjen e Ilaria Sulas, nga i dashuri i saj ...
Ilaria Masinara TIRANË- Amnesty International ka publikuar ditën e sotme raportin për Shqipërinë. Në raport sillet n&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme ditën e sotme ka dënuar të pandehurit që janë arrestuar nëntorin e v...
foto ilustruese ITALI- Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi po trafikonte ngarkesën prej 10 kg kokainë t&e...
Viktima dhe autori ITALIA- Në një letër drejtuar prokurorëve të Romës që po hetojnë çështjen e vra...
Pajtime Fetahu dhe Suel Cela TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg ditën e sotme ish-gjyqtaren...
Radovan Çela TIRANA- Gjykata e Posaçme ka kaluar në gjykim dosjen në ngarkim të avokatit Radovan Çela, lidhur me ...
banoret DURRËS- Disa banorë të fshatit Shën Pjetër në Durrës kanë protestuar ditën e sotme për shkak...
Viktima KORÇË- E ëma e Kejsi Spahillari, e cila dyshohet për vrasjen e Antonio Karafilit, ka folur për ngjarjen pasi Prokur...