LIVE UPDATES
Aktualitet

Miliona euro për pastrimin dhe impiantin të shkuara dëm, plehrat pushtojnë grykëderdhjen e Shkumbinit!

Mësohet se janë bërë disa projekte dhe është tentuar të vihet në punë, por s’ka punuar asnjë ditë të vetme. Për pasojë, të gjitha plehrat që “udhëtojnë” në ujërat e lumit Shkumbin, plastika apo mbetje spitalore, shkojnë në Detin Adriatik.

12 Qershor 2025, 21:15 Nga N.F
Miliona euro për pastrimin dhe impiantin të shkuara dëm, plehrat
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Fiks Fare vijoi vëzhgimin e katastrofave mjedisore në zonat bregdetare, ku kësaj herë pas zonës së Ishmit dhe Kepit të Rodonit, kamera e emisionit investigativ u ndal te grykëderdhja e lumit Shkumbin.

Ky lum është një nga më të ndoturit në Shqipëri. Ai është i gjatë 181 kilometra dhe fillon në Përrenjas, në Mokër, Librazhd, Elbasan, Peqin, Rrogozhinë dhe derdhet në Detin Adriatik. Por, grykëderdhja e Shkumbinit është e mbushur plot me plehra, plastikë dhe mbetje spitalore, të cilat hidhen në rrjedhën e lumit apo përrenjtë që furnizojnë lumin. Shirat e rrëmbyeshëm më pas i çojnë deri në Detin Adriatik.

Fiksi filmoi mbetjet, ku gjendja më alarmante ishte nga pjesa e Bashkisë së Divjakës, teksa s’ishte vënë dorë prej shumë kohësh. Kishte plastikë me shumicë, por edhe mbetje spitalore të hedhura në shtratin e lumit apo përrenjve dhe më pas, ato përfundojnë në det.

Ndërkohë, qeveria ka tentuar rreth 9 vite më parë që të ndërtojë një impiant, por sërish ka dështuar, ashtu si në Lumin Ishëm. Sipas dokumenteve që ka hulumtuar Fiks Fare, në vitin 2016, Ministria e Mjedisit ka shpenzuar plot 1.1 milionë euro për atë impiant.

Gazetarët shkuan te vendi ku duhej të ishte impianti, por përveç një sheshi të shtruar me beton, dhe një kontenieri të vogël, asnjë gjë tjetër s’kishte mbetur. Pajisjet ishin marrë dhe kishin mbetur veçse pritat lumore në ferra dhe anës lumit të shkatërruara. Gjithçka ishte prishur!

Mësohet se janë bërë disa projekte dhe është tentuar të vihet në punë, por s’ka punuar asnjë ditë të vetme. Për pasojë, të gjitha plehrat që “udhëtojnë” në ujërat e lumit Shkumbin, plastika apo mbetje spitalore, shkojnë në Detin Adriatik.

Fiksi i kërkon Bashkisë së Rrogozhinës informacion për impiantin, pastrimin dhe masat që do të marrë. Mësohet se Bashkia i ka dërguar disa shkresa qeverisë për të marrë fonde shtesë për rindërtimin apo një impiant të ri, por deri tani s’ka marrë përgjigje.

Ndërkohë, Fiksi ka hulumtuar dokumente të tenderëve të vitit 2025, ku Operatori i Blerjeve të Përqendruara, ka bërë disa procedura  për “pastrimin e zonave bregdetare për bashkitë Shkodër, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë”.

Në dokumente sqarohet se duhet të pastrohet edhe bregdeti i Bashkisë Rrogozhinë. Në fakt, bëhet një pastrim, por vetëm për zonën e Spillesë, duke lënë jashtë zonën e Vilë Bashtovës dhe grykëderdhjen e lumit Shkumbin.

Në një tabelë në shkresa është përcaktuar edhe zona e plazhit në varësi të Bashkisë së Rrogozhinës, ku do të bëhet grumbullimi dhe transporti i mbetjeve urbane, pastrimi i mbetjeve në plazhet publike dhe larje kontenierësh.

Ndërkohë, edhe në zonën e Divjakës, do të bëhen të njëjta shërbime; grumbullim dhe transport i mbetjeve urbane, pastrim i mbetjeve në plazhet publike dhe larje kontenierësh.

Në asnjë rresht, në dokumentet e këtij tenderi me vlerë 1 milionë euro, nuk parashikohet pastrimi i grykëderdhjes së lumit Shkumbin, që prek plazhet e dy bashkive; Rrogozhinë dhe Divjakë!

Fiks Fare ka mësuar se loti 1 i këtij tenderi ka qenë me objekt “shërbimi i pastrimit të zonës bregdetare për bashkinë Shkodër” me një fond 21 milionë lekë. Dhe, loti i tretë, është me objekt “shërbimi i pastrimit të zonës bregdetare për bashkitë Vlorë, Himarë dhe Sarandë” me një fond 83 milionë lekë.

Në total, shteti paguan rreth 2 milionë euro për të pastruar zonat bregdetare, por ka “harruar” çuditërisht grykëderdhjet e lumenjve, të cilat janë shndërruar në landfille të mirëfillta./ TCH

lumi i shkumbinit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet