Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas tij, në dokumentin e hartuar për menaxhimin e Parkut Kombëtar ka shumë pika që nuk janë të qartë, lidhur edhe me origjinën e parkut.
TIRANË- Edhe pse Kuvendi miratoi projektligjin për menaxhimin e një pjese të Parkut Kombëtar nga Fondacioni i Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan, arkeologu i njohur Neritan Ceka thotë se asgjë nuk ka përfunduar. I ftuar në "Drejt", Neritan Ceka tha se ligji që kaloi do të "goditet" nga Gjykata Kushtetuese. Sipas tij, në dokumentin e hartuar për menaxhimin e Parkut Kombëtar ka shumë pika që nuk janë të qartë, lidhur edhe me origjinën e parkut.
"Diskutimi nuk ka mbaruar për atë që është bërë zhurma më e madhe. Doktrina e qeverisë sonë është që nuk na intereson fare se nga vijmë, sidomos në Ministrinë e Kulturës. Sipas saj identiteti kombëtar nuk ka asnjë rëndësi. Edhe Butrinti është pasojë e kësaj politike. Rruga fillon si çështje biletash, si të shesim më shumë bileta, si të fitojmë më shumë para, atje po na vjedhin dhe hajde t'ja japim privatit se nuk vjedh. Atë që e quaj si një gabim që do kushtojë në Gjykatën Kushtetuese është se nuk është bërë nga specialistë të mirëfilltë që e njohin mirë ligjin, gjithë kjo praktikë është vunerabël. Tani e tutje do të ketë goditje në Kushtetuese dhe unë mund t'ua faktoj pse ligji është vunerabël. Ligji është vetëm miratimi i marrëveshjes. Dhe ai nuk është Fondacion privat. Ka krijuar konfuzion. Konfuzioni i parë është ligjor, i dyti është se ky është diskutim politik dhe së treti është personalizuar. Duke përfshirë dhe faktin se ngatërrohet Fondi Amerikan Shqiptar me Fondacionin, që janë dy gjëra të ndryshme. Fondacioni është produkt i Fondit dhe Ministrisë së Kulturës. Nuk i vëmë dot emrin se nuk e dimë është vajzë, është djalë, është legal apo ilegal kjo që ka lindur prej tyre sipas ligjit. Në këtë ngatërresë, mendimi akademik është pozitiv. Pastaj çfarë vendi do zërë privati dhe publikja, çfarë vendi do zënë specialistët shqiptarë dhe ata të huaj? Probleme të tilla kanë dalë në periferi nga ky lloj debati. Gjinushi tha se ligji flet vetëm për biletat dhe nuk shikohet ajo që thotë UNESCO, ky veprim do rrisë impaktin që do ketë mbi rajonin, rajoni nuk është fare në Fondacion, do ketë impakt mbi prezantimin e kulturës, prezantojmë kulturë greko-romake apo kaone dhe epiriote?,"-tha Ceka.
(k.m/dosja.al)
Fabian Zhilla TIRANË- Ekspeti i sigurisë, Fabian Zhilla ka treguar disa detaje lidhur me grupet kriminale që kanë krerë shqiptar&...
Besnik Muçi TIRANË- Ish-prokurori Besnik Muçi ka përllogatitur se sa shkon pasuria e një krimineli në Shqipëri. I ft...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka shprehur rezervat e tij për mënyrën e organizmit të Conference League, kompeticioni i ...
Foto ilustruese LUSHNJE- Dy adoleshentë dhe një person me aftësi të kufizuara kanë shkaktuar një aksident me mjetin që k...
Foto ilustruese TIRANË- Një 42-vjeçar, i identifikuar me inicialet I. A., i ka vënë zjarrin banesës së tij. Policia ka...
Saimir Vishaj TIRANË- Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me efektivët e Policisë s&e...
Dorina Hoxha Tashmë ajo është në krye të një prej fakulteteve më të rëndësishme në vend, godinë...
Ornela Liperi TIRANË- Gazetarja Ornela Liperi ka bërë me dije se në Shqipëri qarkullojnë 500 milionë deri në 600 mi...
pamjet ITALI- Vrasja e Brunilda Muça (Hallës), nga një person që nuk e njihte dhe me probleme të shëndetit mendor, tronditi...
Pamje nga makina që digjet KUKËS- Një automjet është djegur në tunelin e Kalimashit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme...