LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

MEGAOPERACIONI- 10 mijë dozat e ekstazisë do shiteshin në lokalet e ish-Bllokut, vlera e tregut rreth 500 mijë euro

• Një megaoperacion është zhvilluar mbrëmë nga Policia. • 5 persona janë vënë në pranga mbrëmë. Ata transportonin lëndë narkotike nga Kosova në Tiranë dhe më pas e shpërndanin në plazhe por edhe në lokale në zonën e ish-Bllokut. • Të arrestuarit janë: Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia. Dy prej të arrestuarve janë shtetas nga Kosova. • Atyre Policia u ka sekuestruar 10 mijë doza ekstazi. • Droga ishte markuar me logon e markës së famshme "Louis Vuitton". • Një dozë shitej 30-50 euro dhe e gjithë sasia nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e rreth 500 mijë euro. • Për finalizimin e aksionit, Policia pritet të dalë një deklaratë urgjente për shtyp.

8 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

“Dorëheqje, hetim dhe llogaridhënie”, PDK: Të nisin hetimet për aferën “Droga”

MEGAOPERACIONI- 10 mijë dozat e ekstazisë do shiteshin në lokalet
Leutrim Retkoceri

KOSOVE- Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, shefi i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka kërkuar nga organet e rendit nisjen e hetimeve për aferën “Droga”. Kjo ka të bëjë me arrestimin e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci.  

Retkoceri tha se është tejet shqetësuese që Mujeci është caktuar aksioner në Ndërmarrjen Publike “Stacioni i Autobusëve”, ndërkohë që sipas informacioneve të Policisë së Shtetit të Shqipërisë, droga është eksportuar nga Kosova në Shqipëri me autobusë.

“Besnik Mujeci nuk është vetëm një asamblist i Komunës së Prishtinës. Ditë më parë, pikërisht me insistimin e partisë së tij, ai është caktuar si aksionar në Ndërmarrjen Publike "Stacioni i Autobusëve". Sipas informatave të Policisë së Shtetit të Shqipërisë, droga është eksportuar nga Kosova në Shqipëri me autobusë. Arrestimi i asamblistit të Vetëvendosjes, aksionarit të Ndërmarrjes Publike "Stacioni i Autobusëve", ngre dyshimet e bazuara se caktimi i tij në këtë pozitë të lartë si aksionar i kësaj ndërmarrje, nuk ka qenë aspak i rastësishëm.

Në të njëjtën kohë, i arrestuari, narko-trafikanti i Vetëvendosjes, Besnik Mujeci, është miku më i afërt i Gëzim Sveçlës, shefit të asamblistëve të kësaj partie në Prishtinë. Për ju që nuk e dini, Gëzim Sveçla është djali i axhës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Kjo nuk është e tëra: Ky lloj i drogës, i shpërndarë nga narko-trafikanti i Vetëvendosjes Besnik Mujeci, prejardhjen e saj e ka në Serbi. Pra, këta, e kanë marrë drogën në Serbi dhe e kanë sjellë në Kosovë dhe Shqipëri”, shtoi ai.

PDK në Prishtinë ngre dyshimet se Besnik Mujeci mund të mos jetë i vetmi i përfshirë në këtë aferë të madhe të kontrabandës dhe shitjes së drogës.

“Pyetjet tona për organet e rendit janë të qarta: Ku e mori narko-trafikanti i Vetëvendosjes Besnik Mujeci këtë sasi të drogës? Sa herë deri më sot, duke shfrytëzuar kanalet zyrtare dhe pozitën institucionale në stacionin e autobusëve, ka kontrabanduar drogë për në Shqipëri? A është Shqipëria vendi i vetëm në të cilin ka trafikuar drogë Besnik Mujeci? A ka persona të tjerë nga radhët e kësaj partie të cilët janë të përfshirë në këtë aferë të madhe të drogës? Pse Besnik Mujeci nuk është arrestuar deri më sot në Kosovë? A ka pasur mbrojtje nga zyrtarë dhe institucione të tjera në vendin tonë?”, theksoi Retkoceri.

PDK kërkon dorëheqjen e parevokueshme të asamblistit Besnik Mujeci, i cili sipas tyre, ka tradhëtuar besimin qytetarë.

“Zyrtarët e lartë të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, në vend që të merren dhe të kontribuojnë për sigurinë në vend, ata po e dëmtojnë sigurinë në qytet dhe shtet, po shkatërrojnë të ardhmen e të rinjve tanë duke u shitur dhe shpërndarë substanca narkotike. Një gjë po del të jetë e qartë: Në Kosovë, besnikët e Vetëvendosjes nuk zihen kurrë, sepse pushteti i mbron. Ata tregtojnë lirshëm dhe rriten e bëhen dillerë të mëdhenj, si ky asamblist, saqë i kalojnë edhe kufijtë. Besoj, Besniku sot i ka bërë krenarë të gjithë Lëvizjen e tij, por jo edhe ata qytetarë të Prishtinës, të cilët, fatkeqësisht, ia kanë besuar votën! Prandaj, edhe një herë: Dorëheqje, hetim dhe llogaridhënie, nga i pari deri tek i fundit!”, theksoi Retkoceri.

2 VITE ME PARE

U kap me drogë në Shqipëri, Lëvizja Vetëvendosje përjashton Mujecin nga të gjitha strukturat e partisë

MEGAOPERACIONI- 10 mijë dozat e ekstazisë do shiteshin në lokalet
Besnik Mujeci dhe Albin Kurti

KOSOVË- Komisioni Disiplinor i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë vendimin për përjashtimin e Besnik Mujecit nga anëtarësia dhe gjithë strukturat e saja. Lajmin në fjalë e ka përcjellë Alim Rama nga LVV-ja. Më tej thuhet se Lëvizja Vetëvendosje mbetet e përkushtuar që raste të tilla të dënueshme dhe të kundërligjshme të luftohen e ndëshkohen.

“Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë, Komisionin Disiplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast.

Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe kundërligjshme, janë absolutisht të patolerueshme dhe do të luftohen e ndëshkohen”, ka shkruar Alim Rama.

 

2 VITE ME PARE

Vetëvendosje nis procedurë disiplinore ndaj Besnik Mujecit, u kap me ekstazi në Tiranë

MEGAOPERACIONI- 10 mijë dozat e ekstazisë do shiteshin në lokalet
Besnik Mujeci

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur procedurë disiplinore ndaj Besnik Mujecit, i cili u kap me ekstrazi në Tiranë. Ai u prangos sot në Shqipëri, pasi në bashkëpunim me katër persona të tjerë tregtonte mijëra tableta ekstazi.

“Me të marrë informacionin kemi iniciuar menjëherë procedurën disiplinore me ç’rast Komisioni Disiplinor i LV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë. Pas mbledhjes do t’ju njoftojmë mbi vendimin”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Një megaoperacion droge i zhvilluar në Tiranë, ka vënë në pranga të përfshirë në shpërndarjen e tabletave ekstazi MDMA Mithat Ramadanin 30-vjeç, Besnik Mujecin, 40-vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picarin, 24-vjeç, Ambra Myftarin 28-vjeçe, dhe Daniel Avdijan 26-vjeç, të tre banues në Tiranë.

Ata janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën prej 11300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.

2 VITE ME PARE

ME FOTO- Këta janë 5 të arrestuarit e kapur me 400 mijë euro ekstazi

MEGAOPERACIONI- 10 mijë dozat e ekstazisë do shiteshin në lokalet
Të arrestuarit

TIRANË- 5 persona nga Kosova dhe Shqipëria, u arrestuan në Tiranë me 11 mijë doza droge sintetike ekstazi me vlerë 400 mijë euro.

Dosja.al ka siguruar fotot e 5 të arrestuarve, mes tyre dhe një vajzë 28-vjecare u kapën në kryqëzimin e rrugës Myslym Shyri dhe Sami Frashëri. Në pranga: Mithat Ramadani 30 vjeç, Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Ata shfrytëzonin fluksin e sezonit për të transportuar lëndën narkotike përmes një linje autobusësh Prishtinë-Tiranë. Në momentin që ekstazia mbërrinte në Tiranë, ajo transportohej përmes makinave me qira, ndërsa fokusi ishte te shpërndarja në zonën e bregdetit. Trafikantët kërkonin paradhënie dhe lënie të automjeteve garanci për ekstazinë, përveç sasisë së lëndës narkotike edhe një automjet e pesë aparatë celularë u sekuestruan. Dozat e drogës sintetike janë me ngjyrë kafe dhe kanë logon e markës së luksit, Louis Vuitton.

2 VITE ME PARE

Anëtari i saj u kap duke shpërndarë drogë ekstazi në Tiranë, ‘Vetëvendosje’ konfirmon rastin, njofton mbledhje urgjente

MEGAOPERACIONI- 10 mijë dozat e ekstazisë do shiteshin në lokalet
Besnik Mujeci

Komisioni Disiplinor i Vetëvendosjes do të mbajë një mbledhje urgjente për rastin e asamblistit Besnik Mujeci, i cili bashkë me disa persona të tjerë dyshohet se u kap me ekstazi në Shqipëri. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, i cili tha se do të njoftojë për vendimin pasi të përfundojë kjo mbledhje.

“Me të marrë informacionin kemi iniciuar menjëherë procedurën disiplinore me ç’rast Komisioni Disiplinor i LV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë. Pas mbledhjes do t’ju njoftojmë mbi vendimin”, ka thënë ai.

Drejtoria e Policisë në Tiranë ka bërë të ditur se pas një aksioni policor të koduar “Punisher 2” ka arrestuar pesë persona, dy prej tyre shtetas të Kosovës. Kosovarët që janë kapur nga Policia e Shqipërisë si të dyshuar për trafikim të lëndëve narkoktike nga Kosova për në Shqipëri janë Mithat Ramadani 30 vjeç dhe Besnik Mujeci 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë. Besnik Mujeci është zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe asamblist i kësaj partie në komunën e Prishtinës. 

2 VITE ME PARE

Mega-operacioni i dozave të ekstazisë/ DETAJE- Droga 'kamuflohej' me logon e Luis Vuitton, policët u infiltruan si klientë

MEGAOPERACIONI- 10 mijë dozat e ekstazisë do shiteshin në lokalet

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga mega-operacioni i zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme, e cila solli arrestimin e 5 personave. Ata transportonin lëndë narkotike nga Kosova në Tiranë dhe më pas e shpërndanin në plazhe por edhe në lokale në zonën e ish-Bllokut.  

5 personat e përfshirë janë vëzhguar në mënyrë sekrete nga policët të cilët janë inflirtuar si klientë për të zbuluar aktivitetin e tyre dhe rrugët që ndiqnin për të shitur drogën e llojit ekstazi.

Mëgjithatë për të shmangur çdo rast të tillë, personat në fjalë mbështillnin drogën me një letër në të cilën ishte stampuar edhe logoja e “Louis Vuitton”, metodë e cila rezultoi e pasuksesshme pasi u diktua menjëherë nga unifromat blu. 

2 VITE ME PARE

5 kg ekstazi shkoi nga Kosova me autobusë, shpërndahej në plazhe/ Si u arrestua asamblisti i VetëVendosjes në Tiranë?

MEGAOPERACIONI- 10 mijë dozat e ekstazisë do shiteshin në lokalet
Besnik Mujeci

TIRANË- Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, është arrestuar në Shqipëri pasi është zënë duke transportuar dhe shitur lëndë narkotike nga Kosova në Shqipëri. Mujeci, si pjesë e një grupi me 4 veta të tjerë është vënë nën pranga të martën.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Shqipërisë në një komunikatë të gjatë për media, e po ashtu edhe mediat e Kosovës. Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, Mujecit dhe të arrestuarëve të tjerë u janë gjetur 11 mijë e 300 tableta ekstazi me peshë 5kg në vlerë 400 mijë euro.

Mujeci është asamblist i partisë Vetëvendosje, në komunën e Prishtinës. Ai ishte zgjedhur asamblist për herën e dytë.

2 VITE ME PARE

5 kg ekstazi në Tiranë, droga vinte me autobusët Prishtinë-Durrës, e çonin nëpër plazhe me makina me qira

MEGAOPERACIONI- 10 mijë dozat e ekstazisë do shiteshin në lokalet
Pamje nga operacioni

TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë në një deklaratë për shtyp, ku edhe ka dhënë detaje të reja lidhur me mega-operacionin e zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme. Droga vinte nga Kosova. Trafikantët duke shfrytëzuar pikun e sezonit turistik, i kanë kaluar dërgesat nëpërmjet linjave të transportit të udhëtarëve me autobus Prishtinë-Durrës. Ndërkohë pasi dërgesa mbërrinte në Durrës, i transportonin me makina të marra me qira në Tiranë, por edhe në qytete të tjera bregdetare. Por gjithashtu shitej edhe në lokalet e njohura në zonën e ish-Bllokut.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë



Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj në konferencë për shtyp në lidhje me finalizimin me sukses pas një hetimi disamujor të operacionit policor të koduar “PUNISHER 2”. Përshëndetje, Jam sot këtu së bashku me Zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Zëvendësdrejtorin për Sigurinë Publike dhe shefin e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, për të bërë prezente rezultatet e operacionit të koduar “PUNISHER 2”, në kuadër të të cilit u godit një grup që trafikonte nga Kosova në Shqipëri dhe shpërndante lëndë narkotike ekstazi MDMA. Në janar të këtij viti, është finalizuar operacioni policor i koduar "PUNISHER", në kuadër të cilit u godit një grup shpërndarësish të drogave sintetike, u arrestuan 3 shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër, si dhe u sekuestruan 1007 tableta ekstazi MDMA. 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në vijim të veprimeve të thelluara në drejtim të hetimit të furnitorëve për grupin e arrestuar në janar, kanë rënë në gjurmët e një rrjeti që trafikonte sasi të mëdha droge sintetike, nga Kosova në Shqipëri. Pas një hetimi disamujor me metoda speciale të hetimit, nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të këtij grupi që përbëhej nga 5 persona. Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “PUNISHER 2”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit: Mithat Ramadani 30 vjeç, Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë. Shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugës "Myslym Shyri" dhe "Sami Frashëri", së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro. Nga hetimet ka rezuluar se këta shtetas, duke shfrytëzuar fluksin e sezonit turistik i kalonin dërgesat nëpërmjet linjave të autobusave Prishtinë-Tiranë. Pasi dërgesat arrinin në Tiranë, transportoheshin me autovetura të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare, dhe vendet e shkëmbimit caktoheshin në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish. Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci. Tabletat e ekstazisë MDMA, së bashku me një sasi lënde narkotike kanabis, një automjet, si dhe 5 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar maksimalisht për të parandaluar dhe luftuar veprimtarinë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shpërndarjes së drogave të lehta dhe të forta. Dëshiroj të falenderoj publikisht drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë z. Arenc Çela dhe prokurorin e çështjes z. Ndini Tavani, për drejtimin me profesionalizëm dhe vendosmëri të këtij hetimi.

Sigurojmë qytetarët se strukturat e Policisë që operojnë në qarkun e Tiranës së fundmi edhe në territorin e Bashkisë Krujës po vijojnë me përkushtim luftën e pandërprerë kundër çdo paligjshmërie dhe në këtë kuadër ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me strukturat policore me qëllim, krijimin e një ambienti akoma edhe më të sigurtë për qytetarët, vizitorët dhe turistët, e mbi të gjitha për të ardhmen e fëmijëve tanë.

mithat ramadani besnik mujeci kalem picari ambra myftari daniel avdia

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale