30 Janar 2023, 16:23
Nga A.B
Mjeke
TIRANË- Në Shqipëri janë duke qarkulluar disa lloje virusesh, si AH1N1, AH3, Virusi B, virusi respirator sinsicial dhe pandemia COVID-19, që ka pasur përhapje më të vogël krahasuar me disa muaj më parë. Flukse të shtuara pacientësh është parë në urgjencën e QSUT, Spitalin Shefqet Ndroqi, por edhe qendrat e konsultave, që vizitojnë qindra, fëmijë e të moshuar.
Zyrtarisht, këtë muaj, në Urgjencën Kombëtare ka pasur në total 36.688 thirrje, ndërsa janë konkretizuar 10.495 misione, ku shumica e thirrjeve, kanë të bëjnë me situatën e gripit. Më të prekurit janë fëmijët. Në Urgjencën Pediatrike në QSUT, shkojnë së paku 400 fëmijë në 24 orë. Shumica e tyre, marrin trajtimin dhe konsultat nga mjekët dhe më pas drejtohen për në shtëpi, ndërsa numri i të shtruarve në pavion është më i pakët.
Fëmijët manifestojnë më së shumti, simptomat e temperaturës së lartë, të vjellat dhe ethe. Mjekët këshillojnë që nëse fëmija paraqet temperaturë më të lartë se 38, të drejtohet në qendrat e konsultave dhe trajtimi të bëhet në kushte shtëpie, me ushqime të pasura me vitamina, ndërsa kundërshtojnë në mënyrë kategorike përdorimin e antibiotikëve, pa rekomandimin e mjekut. Te të moshuarit, mbizotëron më së shumti penumonia akute, ku zakonisht personat mbi 65-vjeç nëse preken nga gripi, duhet të kurohen së paku 7 ditë në spital, për të marrë kurat e nevojshme. Për fëmijët, mjekët sugjerojnë prindërit që të mos i dërgojnë në shkolla, kopshte e çerdhe në mënyrë që të ndërpritet zinxhiri i infektimit, ndërsa për të rriturit, këshilla e tyre është aplikimi i vaksinës së gripit, që të mbron gjatë kësaj periudhe gripale që ka mbërthyer vendin./Marre nga Balkanweb
te infektuar ne shqiperi
Aktualitet
30 Janar 2023, 15:22
k.m.
Arma e sekuestruar
KURBIN- Një person, i cili lëvizte me armë zjarri tip kallashnikov është arrestuar në Kurbin. Policia e Sh...
Aktualitet
30 Janar 2023, 15:41
a.l
Balzano
ITALI- Dy të rinj shqiptarë janë vënë në pranga nga policia në Itali, pasi akuzohen për një sër&e...
Aktualitet
30 Janar 2023, 15:46
k.m.
Foto ilustruese
Për herë të parë, Ministria e Arsimit ka marrë vendimin që maturantët me aftësi ndryshe në shk...
Aktualitet
30 Janar 2023, 15:33
k.m.
Foto ilustruese
Mesatarisht, çdo ditë dy çifte në qarkun e Elbasanit i drejtohen gjykatës për zgjidhjen e martesës.
...
Aktualitet
30 Janar 2023, 15:22
A.B
Nena Qamile dhe Engjellushe Llane
BERAT- Pak ditë më parë, u bë publik rasti i nënë Qamile Marrës, 114 vjeç, fami...
Aktualitet
30 Janar 2023, 15:12
I.A
Karabinieret
ITALI- Ekipi i dëbimit të Komisariatit të Policisë së Firences ka kryer dëbimin nga territori italian të nj...
Aktualitet
30 Janar 2023, 15:08
k.m.
Foto ilustruese
ELBASAN- Policia e Shtetit ka hequr kamerat e sigurisë edhe në rrugët e qytetit të Elbasanit. Deri më tani nuk ka ...
Aktualitet
30 Janar 2023, 15:02
A.B
Zjarrefikesja
KORÇË- Një bombol gazi ka shpërthyer ditën e sotme në një pallat në Korçë, ndërsa ...
Aktualitet
30 Janar 2023, 14:36
I.A
Dezdemona Karafili
RROSKOVEC- Mësuesit nga Fieri dhe nga qytetet të tjera që japin mësim në bashkinë Rroskovic nuk kanë ...
Aktualitet
30 Janar 2023, 14:18
A.B
Gjykata
SHKODËR- Gjykata e Shkallës së parë Shkodër ka lënë në fuqi masën “Arrest me burg” pë...