LIVE UPDATES
Aktualitet

Masakra në pyje, në tre dekada u zhdukën 340 mijë hektarë pemë

Ndryshe nga periudha e komunizmit kur çdo sipërfaqe që shpyllëzohej, zëvendësohej, gjatë këtyre 30 viteve nuk është bërë thuajse asgjë. Gjatë diktaturës, u shpyllëzuan 200 mijë hektarë pyje për toka buke, por, ato u zëvendësuan me pyllëzimin e një sipërfaqeje tjetër prej 400 mijë hektarësh, pra dyfishin.

18 Maj 2022, 23:49 Nga DOSJA
Masakra në pyje, në tre dekada u zhdukën 340 mijë
Foto nga pyjet

TIRANË- Përgjatë tre dekadave tranzicion pyjet e Shqipërisë kanë shkuar drejt rrudhjes drastike. Pishat shekullore, bredhat e rrallë dhe mijëra hektarë pyje natyrorë u prenë, u dogjën dhe u shfrytëzuan pa asnjë kriter, duke regjistruar një ndër masakrat më të mëdha pyjore. Në Qafën e Malit në zonën e Pukës, në lartësinë 1 mijë metra mbi nivelin e detit, dikur, në të dy anët e kësaj rruge të shoqëronin pishat qindra vjeçare
tashmë është kthyer në shkretëtirë. Dëshmi e masakrës mbi këto pyje janë ende këto trungje pemësh që dergjen pyjeve dhe malet krejtësisht të zhveshura.

Me një sipërfaqe prej rreth 90 mijë ha pyje, Puka ka humbur nga prerjet e paligjshme dhe zjarret ndër vite rreth 60 mijë hektarë, pra, 2/3 e gjithë fondit. Ndryshe nga periudha e komunizmit kur çdo sipërfaqe që shpyllëzohej, zëvendësohej, gjatë këtyre 30 viteve nuk është bërë thuajse asgjë. Gjatë diktaturës, u shpyllëzuan 200 mijë hektarë pyje për toka buke, por, ato u zëvendësuan me pyllëzimin e një sipërfaqeje tjetër prej 400 mijë hektarësh, pra dyfishin. Pas rënies së monizmit banorë të zonës apo kompani të ndryshme iu qepën maleve duke lënë pas djerrina, që duan dekada dhe ndoshta shekuj të ripërtërihen.

“Është përtej jetës njerëzore një pyll, atë pemë që ti mbjell sot nuk arrin kurrë ta shfrytëzosh sa kohë je gjallë. Dhe ky është një koncept krejt tjetër. Njerëzit e krahasojnë shpesh pyllin me bujqësinë, por pylli nuk është bujqësi, nuk është një vjeçare nuk është pak vjeçare është në afat gjatë”, u shpreh Genti Kormidha, Instituti për ruajtjen e natyrës.

Shqipëria mund të konsiderohet i vetmi vend në botë që i ka pyjet në hartë, por nuk ka pemë. Të dhënat e grumbulluara nga studime të ndryshme tregojnë se gjate tranzicionit nga 1990-2017 janë shfrytëzuar pa kriter, vjedhur dhe prerë në mënyrë të paligjshme mbi 339 000 ha sipërfaqe pyjore. Kjo e vërtetë dramatike konfirmohet edhe nga inventari i fundit i pyjeve, i dyti që realizohet pas atij të vitit 2004. Sipas këtij inventari përgjatë tre dekadave të fundit Shqipëria ka humbur rreth 40% të totalit të pyjeve. Po ashtu sipërfaqja me pyje të virgjër është pakësuar me 85% , apo nga 70 mijë ha që ishte në vitin 1997, sot kemi vetëm rreth 11 mijë ha. Në total kemi 1.3 mln ha pyje, por 80 % tyre janë pyje të rinj, pra ende nuk kanë material drusor për tu konsideruar të vlefshme si ekonomi pyjore.

“Ajo që është alarmante është çfarë kanë këto pyje. Dhe fatkeqësisht nga të dhënat e viteve 90-të kur raportohej një volum prej 80 mln m3 lëndë drusore sot kemi 50 ml m3, që do të thotë ne kemi humbur 30 mln m3 ose çdo vit kemi humbur nga 1 mln m3” u shpreh Genti Kormidha, Instituti për ruajtjen e natyrës

Kjo humbje vjetore me 1 mln m3 lëndë drusore, mund të sjellë zhdukjen totale të pyjeve në një periudhë jo shumë të largët.

“Kjo do të thotë se pas 50 vitesh nuk do të kemi pyje në Shqipëri edhe pse do të kemi sipërfaqe të gjelbërta”, u shpreh Genti Kormidha, Instituti për ruajtjen e natyrës.

Marrë nga Top Channel

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet