Moti i keq në Shqipëri/ Disa zona në Veri mbeten pa energji, akset nacionale bllokohen nga dëbora
Moti i keq në Shqipëri/ 17 fshatra pa energji elektrike në Dibër dhe Bulqizë 28 Nëntor, 13:08 "...
Moti i keq në Shqipëri/ 17 fshatra pa energji elektrike në Dibër dhe Bulqizë 28 Nëntor, 13:08 "...
Pavarësia e Shqipërisë, mesazhi i Kurtit nga Vlora: Flamuri, pavarësia, bashkimi dhe liria 28 Nëntor, 11:07 ...
Situata në Dibër/ Prezencë e akullit në rrugë, disa fshatra pa energji, 3 grupe të OSHEE nga Kavaja dhe Durrë...
Izraeli merr listën e 11 pengjeve që do të lirohen sot 27 Nëntor, 08:19 Sanchez: Dënimi i masakr&eum...
• Dy rusët dhe ukrainasi, kishin ardhur në Shqipëri për të mbledhur informacione nëse Shqipëria kishte nisur testimin e prodhimit të fishekëve 5.56 mm, që përdoren nga disa vende të NATOs për automatikë prodhim amerikan M14. • Kjo është pista kryesore e hetimeve ku është fokusuar Prokuroria e Elbasanit, vetëm tre ditë pasi incidenti i ndodhur në Uzinën e Armëve në Gramsh ngriti në këmbë të gjithë institucionet shqiptare. Në mjetin e tyre u gjetën dy fishekë 5.56 mm, të cilëve nuk u dihet origjina. • Svetlana Timofeeva, 33 vjeç nga Rusia, Mikhail Zorin, 23 vjeç nga Rusia dhe Fjodor Mihajlov nga Ukraina po hetohen se kanë ardhur në me një mision të qartë spiunazhi e detyrë të paracaktuar për llogari të shërbimit ushtarak rus GRU apo ai të jashtëm SVR. • Fiodor Mihailoviç, Svetlana Timofoeva dhe Mikhail Zorin, kanë hyrë në Shqipëri nga drejtime të ndryshme në gusht dhe jo në të njëjtën kohë. I pari nga Porti i Durrësit, e dyta nga Rinasi dhe i treti nga Muriqani. • Aparatet celulare të tyre kanë treguar se ka pasur shkëmbime informacioni dhe komunikime të dyshimta me persona të tjerë përmes aplikacioneve të ndryshme, por kryesisht "Telegramit". • Për tre të arrestuarit rëndojnë 3 vepra penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim. Ata rrezikojnë nga 3-10 vite burg. • Ministrat Niko Peleshi, Bledi Çuçi e Taulant Balla thanë se duhet pritur përfundimi i hetimëvë për të parë nëse kemi të bëjmë me një rrjet spiunazhi apo ‘turizëm ushtarak’. Ndërsa PD e PL kanë kërkuar që kryeministri Edi Rama tu ndalojë hyrjen qytetarëve rusë. Ambasadorja Yuri Kim u shpreh se do të priten përfundimet e hetimit dhe vënia para drejtësisë të atyre që janë përgjegjës. • Ndërsa dy çiftet çeke që u kapën një ditë më parë në tunelet e uzinës së armëve në Poliçan janë liruar nga qelia. Gjykata ka vendosur që ata të hetohen në gjendje të lirë për shkelje të perimetrit të sigurisë. Gjatë marrjes në pyetje turistët kanë pretenduar se janë turistë dhe se kanë ngatërruar rrugën.
15 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Një nga rusët e arrestuar në Gramsh ka pranuar se ishte porositur për të bërë foto në disa vende të Shqipërisë. Top Channel shkruan se shtetasi rus ka rrëfyer se është punësuar nga agjentë rusë për të bërë foto të objekteve të rëndësisë të veçantë si uzina ushtarake, porte dhe ujësjellës. I riu ka shtuar se nuk ka më shumë informacione.
Svetlana Timofeeva, 33 vjeç nga Rusia, Mikhail Zorin, 23 vjeç nga Rusia dhe Fjodor Mihajlov nga Ukraina me pasaportë ruse u vunë nën hetim pasi dyshoheshin se kishin ardhur me një mision të qartë spiunazhi e detyrë të paracaktuar për llogari të shërbimit ushtarak rus GRU apo ai të jashtëm SVR.
Për tre të arrestuarit rëndojnë 3 vepra penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim. Ata rrezikojnë nga 3-10 vite burg. Ata u arrestuan në Gramsh pasi sulmuan dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në Uzinën e Gramshit.
Çfarë ndodhi më 20 gusht?
Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi me pasaportë ruse Fiodor Mihailoviç, 25 vjec.
TIRANË- Analisti Fatos Lubonja shprehet se Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë synimi i Presidentit Vladimir Putin dhe se nuk mund ta cilësojmë një ‘sulm’ atë që ndodhi në Gramsh me dy rusët. Në një lidhje me Skype, në Neës24, Lubonja tha se titujt në artikuj janë ekzagjeruar, duke shtuar se Rusia nuk mund të lihet jashtë botës. Sipas tij, kultura ruse nuk duhet përjashtuar, por ‘konflikti’ me Perëndimin e botës ka bërë që situate të shkojë deri në këtë pikë.
“Vetëm për këto gjëra dalim kështu, dalin ata pastaj dhe bëjnë sikur Shqipëria ka një rëndësi të veçantë ushatarake dhe se Putini na ka në ‘sy’. Madje seç pashë një titull që kishtë shkuar deri në Angli, poshtërohet Putin sepse i kanë kapur spiunët e tij. Nuk futen të gjithë rusët në një vend, nuk izolohet kultura e Rusisë, vendi i Doistojevskit. Do të shkojmë në një botë më të keqe se ajo që kemi ëndërruar. Shtrirja e NATO-s ka qenë gabimisht sipas meje. Nuk duhet të kishte ndodhur kjo gjë. Nuk duhet të ishte bërë kështu, por edhe diplomacia duhet të kishte qenë më aktive në këtë lloj lëvizjeje. Me Erdoganin mbajnë relata shumë të mira. Kjo e gjitha bëhet për dominim të botës, Perëndimi nuk heq dorë nga dominimi i botës,”- tha Lubonja.
TIRANË- Ambasadorja Yuri Kim duke folur pas ceremonisë në sheshin "Skëndërbej" ku dy avionë të flotës amerikane fluturuan në qiellin e Tiranës u shpreh se marrëdhënia e dy vendeve në fushën e mbrojtjes është jashtëzakonisht e rëndësishme.
Ambasadorja u ndal dhe tek rasti i fundit i dy incidenteve të ndodhura në zonat ushtarake në Gramsh dhe Poliçan ku u shpreh se do të priten përfundimet e hetimit dhe vënia para drejtësisë të atyre që janë përgjegjës.
Yuri Kim: Jemi shumë të lumtur që jemi këtu, në mes të Tiranës, në mes të Shqipërisë për fluturimin historik të dy avionëve bombardues B52. Ashtu siç të gjithë e dinë, ata janë avionët më të mëdhenj të ushtrisë amerikane dhe po kryejnë një stërvitje duke fluturuar mbi rajon, përfshirë edhe Shqipërinë, por jo vetëm Shqipërinë. Po fluturojnë edhe në vende të tjera. Kjo duhet ta bëjë shumë të qartë që për Shtetet e Bashkuara, marrëdhënia jonë në fushën e mbrojtjes, aleanca jonë me Shqipërinë, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ne qëndrojmë gjithmonë krah aleates sonë të NATO-s. Tani, më pas, gjithmonë! Nuk duhet të ketë asnjë dyshim për këtë! Dhe jam shumë e kënaqur që jam këtu me Shefin e Shtabit tuaj. E di që ka pasur disa incidente kohët e fundit, por ne jemi me ju deri në fund. Dhe presim të shohim përfundimet e hetimit dhe vënien përpara drejtësisë të atyre që janë përgjegjës.
Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, 25 vjec. Dy ushtarakët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
TIRANË- Dy rusët dhe ukrainasi, kishin ardhur në Shqipëri për të mbledhur informacione nëse Shqipëria kishte nisur testimin e prodhimit të fishekëve 5.56 mm, që përdoren nga disa vende të NATOs për automatikë prodhim amerikan M14. Gazetari Muhamed Veliu disponon ekskluzivisht informacione të reja, të cilat vërtetojnë se treshja e kapur në Gramsh nuk ishin blogerë por me një mision të qartë spiunazhi e detyrë të paracaktuar për llogari të shërbimit ushtarak rus GRU apo ai të jashtëm SVR.
Nga një burim i shërbimeve inteligjent i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se në makinën e sekuestruar është gjetur një fishek model 5.56mm.
Gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e antiterrorit dhe SHISH rusët e kanë mohuar posedimin në makinë të këtij fisheku.
Për momentin shërbimet inteligjente në bashkëpunim me prokurorinë e Elbasanit që po udhëheq hetimet, në lidhje me këtë fishek të gjetur i thanë Top Channel se kanë hedhur dy hipoteza.
E para, fisheku 5.56 mm të jetë siguruar gjatë qëndrimit të tyre Shqipëri.
Pista e dytë dhe më me shumë interes për hetimin, është sjellja e fishekut nga Rusia për të zbuluar të ngjashëm në vendin tonë.
Të tillë fishekë janë dërguar si ndihmë ushtarake Ukrainës prej vendeve të NATOs.
Prandaj për inteligjencën ushtarake ruse GRU të faktuarit se në Shqipëri, ka apo mund të prodhonte një municion i tillë ishte me tepër vlerë.
“Zbulimi origjinës së plumbit gjetur në makinën e rusëve përbën një rëndësi parësore për hetimin dhe një provë tjetër se kemi të bëjmë me një rast të pastër spiunazhi” deklaroi burimi Top Channel në inteligjencën shqiptare.
Krahas sigurimit të informacionit se Shqipëria e disponon apo kishte plane ta prodhonte këtë fishek, grupi hetimit mendon se tentativa për tu futur në uzinën ushtarake të Gramshit synonte fotografimin dhe filmimin e këtij lloj municioni.
Qëllimi final për ti përdorur më pas politikisht këto filmime nga Ministria e Punëve të Jashtme ruse, e ngritur akuza ndaj Shqipërisë si vend-furnizimi me municion të Ukrainës.
Akuza të cilat më pas do të amplifikoheshin në Këshillin e Sigurimit nga ambasadori Rus, si kundërpërgjigje për qëndrimet e forta e kritikuese të Shqipërisë shtatë muajt e fundit në Këshill, që prej nisjes së pushtimit rus ndaj Ukrainës./TOPCHANNEL
TIRANË- Ministrat Bledi Çuçi e Niko Peleshi janë shprehur se ajo që mund të jetë fotografuar nga turistët në uzina nuk është problem. Në një deklaratë për mediat, ata u shprehën se turistët nuk mund të ndiqen vetëm për faktin se janë rusë, apo për shkak të shtetësisë. Ministrat shtuan se duke në momentin që ata shkelin ligjin, atëherë fillon ndjekja penale.
Pjesë nga deklarata:
Bledi Çuçi: Ka një kategori turistësh që gjejnë uzina të vjetra dhe i kanë si koleksion fotosh dhe kjo nuk bën vepër penale. Të gjitha objektet e fotografuara janë të deklasifikuara. Në momentit që shkel një nene të kodit penal të Shqipërisë do të fillojë edhe procedimi. Siç ju thashë ai ka bërë agresion ,. Ne duhet të presim hetimit për të zbardhur të plotë këtë ngjarje. Kur bëhet fjalë për vizë turistash, duhet t’i lësh të lirë turistët, në momentin që ata kryejnë asnjë vepër penale, do të trajtohen si të tillë, si persona që kryejnë vepra penale. Kur nuk e bëjnë këtë gjë, s’ke si.
Niko Peleshi: Për çdo shtetas vendas apo të huaj që vërehen veprime të dyshimta. Ne jemi vend turistik. Ka një manual se kur ndizet alarmi i kuq.
Deri sa të mbarojë hetimi i plotë ende nuk dihet nëse rusët ishin turistë, apo spiunë, por uzina e Gramshit është e dukshme që ka mbetur një relike ushtarake.
“Më shumë i ngjanë një magazine vjeturinash dhe kanë shumë pak personel, më shumë roje malli të vjetër”, i thanë gazetës “Si” burimet e sigurta dhe të mirëinformuara.
“Në organikën e saj të paktën deri në dhjetor të viti 2020 ka pasur 50 ushtarë dhe punonjës që paguheshin. Por, momentalisht vetëm grupet e ruajtjes së objektit me 2-6 ushtarë qëndrojnë në ambientet e ish-Uzinës”, vijojnë burimet.
Uzina Mekanike Gramsh u krijua si një ndërmarrje shtetërore, në vitin 1962 për të prodhuar armë për këmbësorinë e ushtrisë shqiptare. Ajo ndodhet në fshatin Çekinë, 4 kilometra larg qytetit të Gramshit.
Uzina e ndërtua nga kinezët duke nisur prodhimin e pushkës tip “Simonov” me kalibër 7.62 mm. Në vitin vitin 1974 u mundësua prodhimi i Kallashnikovit.
“Disa inxhinierë dhe specialistë shqiptarë u trajnuan për 5 vjet rresht në Kinë përpara se të niste aktiviteti. Por, sot aty ka vetëm roje”, thonë burimet.
Në uzinë dikur ofroheshin shërbime prodhuese për industrinë e mbrojtjes me makineritë e saj të precizionit të lartë, riparime, trajtime në të nxehtë si edhe emalimin e sipërfaqeve.
Por, në Gramsh nuk është më e njëjta uzinë, edhe ministri i Mbrojtjes Peleshi tha pas ngjarjes se “në godinë nuk ka asnjë aktivitet”.
Uzina mbeti më së shumti një bazë mekanike për ushtrinë dhe nuk ka asnjë vlerë pasi dhe depot e magazinimit janë të vogla.
“Aty nuk ka asgjë, as armë dhe as lëndë plasëse për demontim”, thonë burimet të cilat saktësojnë se uzina ndodhet në krah të rrugës nuk është strategjikisht e mbrjojtur dhe mjaft e aksesueshme ndaj nuk kishte sesi të mbetej një qendër demontimi, apo magazinimi armësh”.
Vitet e fundit, në uzinën e Gramshit maksimumi mund të prodhohej bateri dhe vaj për pastrimin e armëve dhe ka mbetur një objekt i dorës së tretë për nga rëndësia ushtarake.
Ka patur një ide disa vite më parë për rivitalizmin e objektit, por kërkoheshin angazhime të mëdha financiare dhe njohur ndaj asgjë nuk ka avancuar deri më sot rreth kësaj ideje. Një propozim tjetër ka qenë për ta kthyer në një ndërmarje civile. Por as me këtë ide nuk pati hapa përpara.
Burime të tjera i thanë gazetës “Si” së jo vetëm që nuk kryhen aktivitet, por shumë pjesë të uzinës janë shitur për skrap.
Tani uzina mekanike e Gramshit është thjesht një relike që ruhet nga ushtarët.
Madje gazeta “Si” mësoi nga burime zyrtare se në këtë uzinë prej kohësh mungon edhe energjia elektrike pasi ajo është debitore ndaj aty nuk ka si të zhvillohen aktivitete bazike e jo më prodhim apo demotim armësh
Ndaj mundet që vizita e padëshiruar e 2 rusëve dhe një ukrainasi duke lënduar rojet mund të jetë më si fllusk sapuni por ndoshta vetëm një test i shërbimeve të huaja i cili duket se çaloi nga pala shqiptare, pasi edhe pse i pikasën si të dyshimtë ditë më parë dhe institucionet ishin informuar ata mundën të hynin dhe të lëndonin edhe 2 ushtarët shqiptarë, roje të ambienteve.
Në reagimin e tij të parë Presidenti i Republikës, ushtarak në karrierë i mëshoi mesazhit që duhet të parandalohen ngjarje të tilla që mund të cenojnë sigurinë publike./GazetaSi
TIRANË- Ata të tre kanë hyrë pas njëri-tjetrit në Shqipëri. I pari hyri nga Hani i Hotit. I dyti nga Aeroporti i Rinasit dhe i treti nga Porti i Durrësit. Nën koperturën e të rinjve aventurierë nga ditët e para të muajit gusht ata shfaqeshin duke bërë xhiro në kryeqytet.
Makina luksoze tip chevrolet nën pronësi të ukrainasit tanimë të arrestuar u pa kalimthi duke bërë xhiro në Tiranë.
Kishin aplikuar e gjetur shtëpi përmes booking ku dhe qëndruan kalimthi. Por përtej blogerëve të famshëm, njëri prej tyre kimist, fotograf dhe social co worker, ata ishin me siguri agjentët më të mirë rusë. Kështu e nis bisedën për Gazetasi.al një burim pranë Shërbimit Informativ Shtetëror që së bashku me SHIK-un kanë kaluar në gjendje alarmi.
Shërbimet sekrete janë të bindura se janë përpara rastit agjenturor tipik, me tre të rinj që thuhet se janë rekrutuar për të kryer misione zbulimi në Shqipëri, vend anëtar i NATO-s prej 2009-s.
"Ne siguruam dhjetëra fotografi në aparatet e njërit prej tyre në atë që njihet si infrastrukturë kritike" shtoi në kushte anonimiteti burimi shumë i sigurt i Gazetasi.al sipas të cilit të tre të arrestuarit nuk po filmonin për aventurë, por për spiunazh.
"Ne jemi të bindur dhe së bashku me ne edhe aleatët, por nuk mund të jap më tepër informacion për shkak të sigurisë kombëtare se në Shqipëri po ndodhte një operacion spiunazhi me qëllim destabilizimin", shton burimi.
Gazetasi.al u këshillua me ekspertë të lartë të sigurisë që shtuan se mënyra si reagoi Mikail në brendësi të Uzinës Ruse e ekspozuan atë dukshëm për përgatitjen ushtarake dhe ekstra.
“Kjo nuk është më një çështje e prokurorisë shqiptare dhe as e Policisë së Shtetit, por mund të them që hetimi ka futur në lojë ekspertë ndërkombëtarë. Së shpejti do dëgjoni rezultatet e këtij procesi”, mbylli zyrtari i lartë të cilin Gazetasi.al.
Dy rusët dhe ukrainasja besohet se kishin role të ndara, por që të gjithë i bashkonte operacioni i rikognicionit ashtu si ushtaraku i lartë e përshkroi misionin e tyre.
Burimet i thanë Gazetasi.al se është dhënë urdhër për çdo bazë ushtarake të qëndrojnë në gjendje gatishmërie, por se për çfarë bëhet fjalë konkretisht Gazetasi.al nuk mund ta bëjë të ditur për shkak të sigurisë kombëtare./Gazetasi
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi duke komentuar ngjarjen e ndodhur në Uzinën e Gramshit u shpreh se nuk kemi të bëjmë me cënim të sigurisë kombëtare por vetëm me shkelje rregulloreje.
Peleshi u shpreh se objekti është i deklasifikuar por kjo nuk do të thotë se aty mund të hyjë kushdo pa marrë leje. Ai tha se ky është një akt agresioni që duhet hetuar.
Niko Peleshi: Së pari fakti që objekti është deklasifikuar nuk do të thotë se mund të hyjë kushdo pa marrë leje. Nëse merret leje sipas rregullores personat mund t’i vizitojnë këto objekte. Në këtë kuptim nuk përbën cënim të Sigurisë Kombëtare por kemi të bëjmë me një thyerje të rregullores. Kemi ushtrim dhune ndaj dy oficerëve në detyrë. Ne kemi më shumë se 1 mijë prona jashtë planit të përhapjes, që janë llaç e tulla në fakt, por që duhen ruajtuar. Në ndryshim nga rasti i çekëve në Poliçan, kemi çdo javë kërkesa për turistë që duan të vizitojnë objektet e vjetra ushtarake. Por në këtë rast kemi të bëjmë me një agresion. Ngjarja është në hetim, por ne i mendojmë të gjithë skenarët e mundshëm. Disa javë më parë ne u përballëm me një sulm kibernetik dhe të gjitha ngajrjet ne i shohim të lidhura. Këta shtetas nuk kanë marrë leje as herën e kaluar.
Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, 25 vjec. Dy ushtarakët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
TIRANË- Ministri Bledi Çuçi deklaroi ditën e sotme se hetimet do të vijojnë për të zbuluar nëse rusët janë spiunë apo bloggerë, siç ata pretendojnë. Gjatë konferencës së sotme, Çuçi tha se personat e huaj janë marrë në hetim nga Prokuroria e Elbasanit.
'Ka hetimet, kemi një akuzë nga prokuroria, është një as s’e kemi nënvlerësuar, po hetojmë të gjitha faktet. Shtetasit e huaj për nga mënyra si kanë vepruar, dhe pajisjet që kishin me vete dhe mbi të gjitha për shkak të mënyrë se si kanë vepruar ndaj ushtarëve që ishin në ruajtje të objektit, këta persona janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Elbasanit. Unë mendoj që për çdo të dhënë tjetër në lidhje me këta tre persona t’ia lemë hetimit ta zbërthejë deri në fund skemën, dhe gjatë ditëve në vijim, elementë të rinj që do të dalin do të komunikojmë me publikun për të dhënë gjithë panoramën e situatës. Pa diskutim, ka sot në botë shumë turistë aventurierë që e kanë si qëllim këtë lloj turizmi, për të fotografuar objekte të një karakteri të veçantë, dhe Europa Lindore bën pjesë me këto uzina të vjetra, ne e dimë shumë mirë këtë ndaj do të hetohet për të sqaruar deri në fund këtë ngjarje. Objekti është i deklasifikuar, nuk përbën sekret shtetëror, ne po hetojmë qëllimin e këtyre personave.'- deklaroi Çuçi.
TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kërkoi ndalimin e hyrjes në territorin shqiptar të çdo shtetasi rus. Në konferencën e sotme, ku njoftoi padi për Autoritetin e Dosjeve, Meta tha se Ushtria shqiptare është në gjendje shumë të rëndë, ndërsa i kërkoi kryeministrit Edi Rama të ndalojë hyrjen e rusëve në Shqipëri.
Pjesë nga fjala e Metës:
Problemi është që ushtria jonë ëshë në një gjendje shumë të rëndë dhe këtë e kam të faktuar. Ushtria jonë e ka të vësëhtirë sot të thotë se cilat janë pronat e saj në Shqipëri dhe kapacitetet e saj. Sepse kanë ndodhur gjëra të paligjshme që unë edhe i kam denoncuar. Ushtria jonë është në nivele zero për sa i përket bazës ajrore. Po kështu në situatën e zjarreve. Ushtarë me lopata dhe fshesa. Pastaj nuk dua të flas për pagesat dhe nivelin e arsimit. Sepse gjithnjë e më pak me arsim të mesëm dëshirojnë të shërbejnë në ushtri. Megjithatë jemi krenarë që jemi anëtarë të NATO-s dhe përshëndësim avionët B52 që do tregojnë një mision solidariteti. Duhet të përfitojmë nga ky rast që të reflektojmë dhe të mësojmë. E ftojmë kryeministrin të ndalojë hyrjen e shtetasve rusë, për sa kohë Rusia do nuk do ndryshojë qëndrim në lidhje me Ukrainën.
Deklaratat vijnë dy ditë pas incidentit në Gramsh. Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, 25 vjec. Dy ushtarakët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama e ka sjellë Rusinë në Shqipëri përmes projektit 'open Balkan'. Në një deklartaë për mediat, Berisha tha se Rama po vepron në Tiranë si një agjent i Kremlinit. Ai shtoi se Open Balkan ka marrë mbështetjen e vetë ministrit rus, Sergei Lavrov.
"Ajo për të cilën jam këtu është se ka një projekt tjetër. Dhe ky është Ballkani i Hapur, shqiptarët e dinë se ky projekt u mbështet nga ministri rus, Lavrov. Nga vasali i Alkesandër Vuçiç në Tiranë, Edi Rama, më thoni ju, a nuk ëhstë ky një kërcënim i sigurisë kombëtare nga Edi Rama., ata që kërkojnë argjinature në tunele, edhe atje duhet kërkuar, por problem më i madh për sigurinë kombëtare është se ai sot është në krye të qeverisë së vendit. Nuk është këtu çështja e akuzave të vjetra të lidhjeve të Edi Ramës, të lidhjes atërore me shërbimet ruse, dosje e lidhje të tjera familjare. Çështja është se Rama po vepron si agjent influent i Kremlinit në Tiranë me projektin Ballkani i Hapur. Përveç kësaj dhe në këtë kontekst, refuzimi i prerë për bllokimin e vizave për turistët rusë, është një problem i veçantë gjithashtu. Këtë çështje e kam ngritur disa herë në Parlament, kjo ishte e vetmja kërkesë e Presidentit Zelenskyy në fjalën që mbajti në Kuvend. Ai refuzon të bllokojë vizat,"- tha Berisha.
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha fajësoi kryeministrin Edi Rama për incidentin me grupin e rusëve që u përplasën me ushtarët në Uzinën e Armëve në Gramsh. Në një konferencë për mediat nga selia blu, posaçërisht për këtë çështje, Berisha tha se Rama ka cënuar sigurinë kombëtare, ndërsa vuri gishtin edhe te puna e shërbimit tonë Informativ, që sipas tij ka dështuar të monitorojë situatën.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Kërcënimin e Sigurisë e ka bërë Edi Rama. Cila është lidhja e tyre me shërbimet duhet të qartësohet, por e vërteta është se përdorimi i lëndëve neoparalizuese dhe toksike e djegëse kundër ushtarëve kompromenton thellësisht misionin.
Rrogat dhe shqetësimi i tyre, duke ekspozuar kështu këtë shërbim ndaj të gjitha shërbimeve të tjera jomiqësore. Deklarojmë se këtë e ka bërë Edi Rama, sepse askush tjetër në republikën e Shqipërisë përveç kryeministrit që firmos strukturën e SHISH ka të drejtë të njihet me të, apo ta kërkojë atë. Kjo rrjedhje, një goditje e rëndë për shërbimin u bë nga Ministria e Financave, çka e bën atë përgjegjëse direkte por kjo ministri nuk mund të kishte organigramën e SHISH. Cilat janë problemet e sotme? Sot ka një konfortim mes NATO, BE dhe Rusisë së Putinit apo aleatëve të tij. Sot sikundër edhe më parë, shërbimet ruse dhe serbe janë në sintoni të plotë, në bashkëpunim të ngushtë. Për ata që e vënë në dyshim, ju rikujtoj deklaratën e Aleksandër Vuçiç që gjatë vizitës në ëashington do të deklaronte se "shërbimet më kishin njohur me tekstin e marrëveshjes që do të na servirej". Kjo nuk është një risi, Putini i madh dhe Putini i Vogël janë një unitet përjetësisht i pazgjidhur.
Deklaratat vijnë dy ditë pas incidentit në Gramsh. Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, 25 vjec. Dy ushtarakët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
TIRANË- Fiodor Mihailoviç, Svetlana Timofoeva dhe Mikhail Zorin, tre të huajt të cilët u kapën në uzinën e Gramshit, kanë hyrë në Shqipëri nga drejtime të ndryshme në gusht dhe jo në të njëjtën kohë. Ky është detaji më i ri që del në pah nga hetimet të cilat ende po vijojnë nga policia.
Autoritetet kanë sekuestruar nga të huajt pajisje elektronike e dronë në të cilat janë gjetur foto të objektivave ushtarake dhe strategjike jo vetëm në Gramsh, por edhe në vende të tjera në Shqipëri. Në këto komunikime është dokumentuar aktiviteti i sigurimit të informacioneve sekrete qe cënojnë sigurinë kombëtare. Po ashtu, janë zbërthyer aparatet celulare të tre personave ku kanë gjetur shkëmbime informacioni dhe komunikime të dyshimta me persona të tjerë përmes aplikacioneve të ndryshme por kryesisht "Telegramit".
Për tre të arrestuarit rëndojnë 3 vepra penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.
Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, 25 vjec. Dy ushtarakët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
TIRANË- Dy çiftet çeke që u kapën një ditë më parë në tunelet e uzinës së armëve në Poliçan janë liruar nga qelia. Gjykata ka vendosur që ata të hetohen në gjendje të lirë për shkelje të perimetrit të sigurisë. Gjatë marrjes në pyetje turistët kanë pretenduar se janë turistë dhe se kanë ngatërruar rrugën duke përfunduar brenda në tunel. Tashmë do të jetë prokuroria e Beratit që do të vijojë hetimet ndaj tyre në gjendje të lirë.
Personat me inicialet TH. M., 51 vjeç, dhe R. B., 42 vjeç u ndaluan pasi kishin thyer derën e njërit prej tuneleve që të çonte në uzinën e Poliçanit dhe kishin qëndruar aty për disa orë. Ndërkohë, policia arrestoi jashtë tunelit dy bashkëjetueset e tyre, gratë me inicialet P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, të cilat ishin duke bërë foto me aparat fotografik.
Policia ngriti dyshime se ata po fotografonin ambientet e uzinës së armëve duke qenë se të shtunën mbrëma u krijua një tjetër precedent ku dy rusë dhe një ukrainas tentuan të futen në uzinën e armëve në Gramsh.
Dy shtetas rusë dhe një i tretë nga Ukraina do të përballen në Shqipëri me akuza spiunazhi, pas ndalimit të bujshëm mbrëmjen e së shtunës që pasoi përplasjen e tyre me rojet ushtarake të uzinës së armëve në Çekinë të Gramshit.
Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi i tha BIRN se ndaj tre të ndaluarve ishte firmosur urdhër arresti për akuzën e “Sigurimit të informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër, me qëllim që t’i jepen një fuqie të huaj,” i parashikuar nga neni 214 i Kodit Penal.
Ata akuzohen gjithashtu për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta” dhe “kundështim me forcë të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”.
“Hetimet janë ende në proces dhe prokuroria po bashkëpunon me partnerët e Shqipërisë në lidhje me grupin,” shtoi Ajazi.
Tre të arrestuarit u identifikuan si Svetlana Timofeeva, 33 vjeç nga Rusia, Mikhail Zorin, 23 vjeç nga Rusia dhe Fjodor Mihajlov nga Ukraina. Ata u arrestuan pasi Zorin refuzoi t’i bindej një urdhri të rojes ushtarake në uzinën e armëve, ndërsa kishte hyrë brenda territorit të ruajtur. Zorin po ashtu, sipas policisë, kundërshtoi fizikisht përpjekjen e ushtarakëve për ta ndaluar. Prokuroria thotë se ai përdori lëndë “neuro-paralizuese” kundër dy ushtarakëve.
Sipas kreut të Prokurorisë së Elbasanit që po ndjek çështjen, lënda i përkiste në dukje një kategorie që ishte e ndaluar të mbahej pa leje në Shqipëri, por ai shtoi se ajo do t’i “nënshtrohej ekspertizës”.
Incidenti i ndodhur në Gramsh ngjalli reagime të menjëhershme dhe fitoi vëmendje ndërkombëtare për shkak të luftës në Ukrainë. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj tha se po e ndiqte me vëmendje rastin, ndërsa ambasadorja e SHBA në Tiranë tha se ata mbështesnin Shqipërinë dhe prisnin që ngjarja të zbardhej.
Opozita dhe kryeministri Edi Rama shkëmbyen gjithashtu akuza të ndërsjellëta; ndërsa e para i mëshoi mungesës së sigurisë në repartet e rëndësishme ushtarake, shefi i qeverisë fajësoi opozitën se po e përdorte incidentin për interesat e veta.
Ndryshe nga jehona dhe dyshimet për spiunazh, tre të ndaluarit e identifikojnë veten si blogerë dhe fotografë urbanë dhe i mohojnë akuzat. Ata kanë pretenduar se janë pjesë e të ashtuquajturit “Urbanex” dhe kanë fotografuar edhe më herë mjedise të ndaluara.
Timofeeva ka një karrierë si fotografe dhe e ka vizituar Shqipërinë edhe të paktën dy herë të tjera. Bazuar në fotot e publikuara në faqen e saj në Instagram nën emrin Lana Sator, ajo ka hyrë në uzinën e armëve në Poliçan në mars 2019, në të cilën ka gjetur arka fishekësh e predhash të demontuara dhe paisje të braktisura. Timofeeva po ashtu ka publikuar në vitin 2018 foto nga baza ajrore në Kuçovë dhe foto të tunelit ku mbahen pjesë të helikopterit EC-145, i rrëzuar në Malësi të Madhe në vitin 2016 duke shkaktuar vdekjen e dy oficerëve të forcave ajrore.
Edhe Sorin, i cili akuzohet se reagoi dhunshëm ndaj ushtarakëve, duket se ndan në rrjetet sociale të njëjtin pasion. Postimet e tij në faqen Telegram sugjerojnë se Sorin mund të ketë hyrë në Shqipëri në fillim të gushtit, ndërsa në 8 gusht ka postuar foton e një fushe me automjete ushtarake, përfshi blinda të ndryshkur dhe braktisur, që identifikohet të jetë në Pocestë të Maliqit.
Në 12 gusht, ai ka publikuar foto të një arke me fishekë, që thotë se ndodhet në një uzinë nëntokësore të prodhimit të municioneve. “Kam dashur ta vizitoj këtë vend gjithmonë,” shkruan ai, ndërsa tregon se disa prej fishekëve ishin të paplasur. Fotoja e fundit daton më 17 gusht dhe sipas gjeolokacionit rezulton të jetë bërë në rrugën “Hafiz Podgorica” në Durrës.
Edhe i riu nga Ukraina, i cili drejtonte makinën, ka publikuar gjithashtu një sërë fotografish të rrënojave industriale.
Aleksandra K, një shtetase ruse që pretendoi se e njihte Timofeevan prej vitit 2006 i tha BIRN përmes Tëitterit se 33-vjeçarja ishte e famshme për fotografitë në vende të braktisura.
“Ajo ishte duke bërë atë që bën gjithmonë, duke bërë foto të mrekullueshme të objekteve për Instagramin e saj. Por është me të vërtetë një gjë budallaqe ta bësh këtë, ndërsa është një luftë duke ndodhur”, tha Aleksandra, ndërsa shtoi se fotografitë e saj ishin gjithmonë “në kufijtë e legalitetit”.
Megjithatë, Prokuroria e Elbasanit nuk e beson këtë version.
“Gjithmonë ka një histori mbulimi. Ata janë ose gazetarë, ose blogerë, ose fotografë,” tha shefi i Prokurorisë, Kreshnik Ajazi, ndërsa shtoi se kishte marrë vetë pjesë në pyetjen e të ndaluarve.
Ajazi shtoi se në objektet e sekuestruara, veç aparateve fotografikë, nuk kishte diçka që mund të veçohej si mjet spiunazhi, siç ishte spekuluar më herët në media.
Uzinat e armatimit dhe një sërë objektesh ushtarake që u braktisën pas rënies së diktaturës në Shqipëri janë ende në inventarët e Ministrisë së Mbrojtjes, por shumica e tyre nuk kanë ndonjë funksion.
Uzina mekanike në Çekinë të Gramshit ishte ndërtuar në fillim të viteve ’60 për të prodhuar armë këmbësorie, por vitet e fundit shërbente për demontimin e tyre. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi e relativizoi rolin e saj gjatë një vizite në spital, ku takoi dy ushtarakët e lënduar nga përplasja.
“Them ish, sepse prej vitesh ajo uzinë nuk ka aktivitet,” tha Peleshi, ndërsa shtoi se ngjarja duhej trajtuar me kujdes për shkak të dhunës që ishte përdorur dhe situatës globale.
I pyetur nga BIRN se sa të mbrojtura ishin këto ish-uzina të cilat ishin fotografuar edhe më herët nga të huaj, përfshi të ndaluarit, këshilltari për mediat i Ministrisë së Mbrojtjes, Fatjon Hoxhalli, pranoi se ato nuk kishin ndonjë mbrojtje të veçantë.
“Baza nuk është operative ka 30 vjet,” tha Hoxhalli.
Të njëjtën gjë pranoi edhe drejtori i Uzinës së Gramshit, Lorenc Zani, i cili udhëheq një grup prej 16 punonjësish që kryejnë herë pas here demontim municionesh brenda saj.
Madje, Zani shtoi se uzina nuk po përdorej prej kohësh as për demontim, se në të nuk kishte lëndë plasëse dhe se mbrohej vetëm me dy roje.
“Ne kemi pasur probleme financiare gjatë pandemisë dhe po ashtu me fillimin e luftës në Ukrainë, pasi varemi nga sasia e municioneve që na sjell Ministria e Mbrojtjes për demontim. Kjo situatë ka sjellë edhe mungesën e likujdimit të pagave për punonjësit, të cilët kanë patur vonesa,” tha Zani.
Edhe Ndriçim Balliu, kryeplak i fshatit tha se uzina ishte jashtë përdorimit dhe ruhej vetëm me dy ushtarë.
“S’e di çfarë mund të kërkohet në një uzinë në të tillë gjendje,” tha Balliu.
Kryeplaku thotë se po të kishte diçka për të mbrojtur, banorët do ta mbronin uzinën. “Ne e kemi mbrojtur në 1997 si banorë, kur kishte tonelata armë e municione. Atëherë po mund të përbënte rrezik. Vetë fshati ia doli që uzina është edhe sot,” shtoi ai.
Por kreu i Prokurorisë së Elbasanit tha se ata kishin informacione të tjera dhe do të kërkonin masë sigurie me burg për tre të ndaluarit.
“Nuk është e rëndësishme se çfarë është për ne uzina, varet çfarë të tjerët mendojnë për të,” tha Ajazi, ndërsa shtoi se për momentin duhej “të ishte diskret”./REPORTER.al