LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja në Maliq, fqinjët: Shkak u bënë qentë e autorit, ishin problem

• Vritet Nesti Sotiri në Maliq, rreth 60 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi rreht orës 21:40 në fshatin Rrëmbec. • Sotiri është konfliktuar me fqinjin e tij Velo Hazislarri. •Të dy kanë qëlluar njëri-tjetrin me thika dhe kanë përfunduar në spital. • Sotiri ndërroi jetë, ndërsa Hazisllari po mjekohet ende. •Atij iu vunë prangat në spital. •Dyshja kishin konflikte të vjetra. •Fqinjët pretendojnë se janë përplasur për qentë e autorit, madje kishin denoncuar edhe në emisione investigative rastet. • I vëllai i autorit gjithashtu u shpreh i shokuar nga ngjarja.• Sotiri është konfliktuar me fqinjin e tij Velo Hazislarri. Të dy kanë qëlluar njëri-tjetrin me thika dhe kanë përfunduar në spital. • Sotiri ndërroi jetë, ndërsa Hazisllari po mjekohet ende. Atij iu vunë prangat në spital. Dyshja kishin konflikte të vjetra, por ende nuk janë zbardhur detaje konkrete nga sherri.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Vrasja në Maliq/ Djali ishte bashkë me të atin, nuk e pa kur e vrau komshiu. Ende s'e di që ka vdekur

Vrasja në Maliq, fqinjët: Shkak u bënë qentë e autorit,
Foto ilustruese

MALIQ- Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti i mbrëmjes së të hënës që rezultoi fatal për Nesti Sotirin, i cili u godit me thikë nga fqinji i tij pas një sherri që ka nisur prej qenëve të autorit, Velo Hazisllari. Ndaj dhe Gjergji Nasi i ka goditur për t'u vetëmbrojtur. Në këtë moment, djali i viktimës që po fuste bagëtitë në stallë nuk ishte prezent dhe nuk e pa si rrodhi ngjarja ndërsa i ati pas plagosjes e thirri për ndihmë.

Ndërkohë trupi i të ndjerit është ende në morg, djali i viktimës po merret në pyetje ende, është ende i tronditur. Prandaj edhe nuk ka asnjë informacion se i ati ka ndërruar jetë. Kjo pasi asnjë nuk ia ka dhënë lajmin e ri dhe se herën e fundit që e pa të atin, ai ishte gjendje shumë kritike.

3 VITE ME PARE

“Më vjen turp”, flet vëllai i autorit të vrasjes në Maliq: Lajmin e mësuam nga mediat, ata ishin miq

Vrasja në Maliq, fqinjët: Shkak u bënë qentë e autorit,

MALIQ- Një viktimë dhe një i plagosur ishin pasojat e një sherri që nisi për arsye banale mbrëmjen e djeshme në Maliq. Viktima është identifikuar si Nesti Sotiri, rreth 60 vjeç, i cili u qëllua me thikë nga fqinji i tij, Velo Azisllari, i cili ka mbetur po ashtu i plagosur dhe ndodhet në spital.

Vëllai i autorit është shprehur para gazetarëve i tronditur, ndërsa tregon se ngjarjen e ka mësuar përmes televizionit, ku edhe ka zbuluar se bëhet fjalë për të vëllanë. Ai tha se kishte ardhur me pushime dhe se vetëm një ditë e kishte parë të vëllanë.

“Çfarë të të them, jam i tronditur. Të vritesh për këto gjëra. Më vjen turp. Unë erdha me pushime dhe ndodhi kjo që ndodhi. Në vitet që kam qenë unë, ata të dy kanë qenë miq e kanë pasur raporte shumë të mira me njëri-tjetrin,"-tha ai në një prononcim të shkurtër për kamerat.

3 VITE ME PARE

Vrasja në Maliq, flasin fqinjët: Shkak u bënë qentë! Na ra pika, akoma po dridhemi nga lajmi

Vrasja në Maliq, fqinjët: Shkak u bënë qentë e autorit,

MALIQ- Detaje të tjera janë zbardhur nga vrasja e ndodhur mbrëmë në Maliq ku 60-vjeçari Nesti Sotiri u vra nga bashkëfshatari i tij Velo Hazisllari. Sipas dëshmive të fqinjëve, dyshohet se konflikti mes dy bashkëfshatarëve mund të kenë qenë qentë e autorit pasi shpeshherë ishin bërë problem në fshat, madje ndaj tij është bërë denoncim dhe në emisionin investigativ STOP.

Ata qentë e tij kanë qenë problem. Dy herë që e kam bërë këtë rrugë të hidhen në kokë. Këtë e ka marrë edhe STOP, fshatarët e kanë akuzuar te STOP. Ka pasur probleme më para, por nuk e dimë. Nuk e kemi marrë vesh që të kenë ndonjë konflikt kaq, dy vite kemi që jemi kthyer nga Greqia”,-tha një fqinj.  

Ndërkohë një fqinj tjetër u shpreh i tronditur nga ngjarja pasi sipas tij Nestir Sotiri dhe Velo Azisllari nuk kanë pasur konflikte më parë mund të çonin deri në vrasje.

Nuk e di kam ikur që i vogël. Nuk e di ca kanë patur kto. Nuk ma do mendja të kishin konflikte. Shumë njeri i mirë. Edhe Velo i mirë., Nuk dimë gjë vetëm kur e dëgjuam në televizor. Na ra pika. Po dridhemi. Na vjen keq për të dy palët. Ishin burra punëtorë, shikonin punën e vet, nuk ishin të sherreve,”-tha një tjetër.

3 VITE ME PARE

Detaje nga vrasja në Maliq, viktima e autori kishin konflikte të vjetra, përballja rezultoi fatale

Vrasja në Maliq, fqinjët: Shkak u bënë qentë e autorit,
Foto Ilustruese

MALIQ- Detaje të tjera janë zbardhuer nga vrasja e ndodhur këtë mbrëmje në Maliq. Mësohet se viktima, Nesti Sotiri, rreth 60 vjeç dhe autori i ngjarjes, Velo Hazisllari kishin konflikte të vjetra me njëri-tjetrin. Këtë mbrëmje, ata janë përballur në fshatin Rrëqmbec ku dhe jetojnë të dy, takim që ka përfunduar me një të vdekur.

Dyshja janë konfliktuar me fjalë por më pas kanë sulmuar me thika njëri-tjetrin. Sotiri është dërguar me shenja jete në spital por nuk ka arritur që tu mbijetojë plagëve të marra. Ai ka ndërruar jetë, ndërsa Hazisllari ndodhet i shtruar në spoitali ne Korçës ku dhe i janë vënë prangat.

3 VITE ME PARE

Vrasja në Maliq, policia nxjerr njoftimin zyrtar: Sotiri mbërriti me shenja jete në spital

Vrasja në Maliq, fqinjët: Shkak u bënë qentë e autorit,
Foto Ilustruese

MALIQ- Policia ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me vrasjen e ndodhur në Maliq këtë mbrëmje, Në njoftim bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:40 në fshatin Rëmbec. Nesti Sotiri është qëlluar me thikë nga Velo Hazisllari pasi një konflikti që kanë pasur dy fqinjët. Ai ka mbërritur me shenja jete në spital, por nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra.

"Më datë 08.08.2022, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në fshatin Rëmbec, Maliq, gjatë një konfliti për motive të dobëta, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi N. S., i cili pasi mbërriti në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë. Menjëherë pas marrjes të njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes ku bënë të mundur edhe identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi V. H., që për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme procedurale", njofton Policia. 

3 VITE ME PARE

Çfarë ndodhi në Maliq? Fqinjët goditën njëri-tjetrin me thika, identifikohet viktima e autori

Vrasja në Maliq, fqinjët: Shkak u bënë qentë e autorit,
Foto Ilustruese

MALIQ- Dosja.al ka zbardhur emrat e personave që u përfshinë në një sherr me thika këtë mbrëmje. Mësohet se i vdekur si pasojë e plagëve të marra ka mbetur Nesti Sotiri, ndërsa autori i ngjarjes është Veli Azisllari.

Të dy u konfliktuan në fshatin Rrëmbec për arsye që ende nuk dihen. Fqinjët patën një konflikt çasti dhe në sherr e sipër nxorrën thikat e qëlluan njëri-tjetrin. Ata u dërguan të dy në spital, por Sotiri ndërroi jetë.

vrasje ne maliq nesti sotiri vritet nesti sotiri velo hazisllari

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet