Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Autori i dyshuar, shtetasi Xhemal Zeqiri është arrestuar nga policia vendore e Shkodrës.
SHKODËR- Ngjarja e një dite më parë në Shkodër nuk ishte vdekje aksidentale, por krim. U raportua për një trup të pajetë, i cili u gjet në fshatin Boks në një kanal. Fillimisht u mendua se ishte vdekje natyrale, por nga këqyrja e kufomës rezultoi se shtetasi Musa Bajraktari është vrarë nga fqinji i tij, i cili e goditur me sëpatë.
Autori i dyshuar, shtetasi Xhemal Zeqiri është arrestuar nga policia vendore e Shkodrës. Shkaku i vrasjes mendohet të jetë për motive të dobëta. Policia po heton për zbardhjen e plote te ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Zbardhet ngjarja e ndodhur mesditën e djeshme, në fshatin Boks, ku në një kanal u gjet trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç. Vihet në pranga fqinji i 70-vjeçarit, i cili nga hetimet e thelluara rezultoi se vrau këtë shtetas, me mjet prerës, pas një konflikti për motive të dobëta. Sekuestrohet mjeti prerës (sakicë), me të cilin u krye vrasja.
Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 19.10.2023, në fshatin Boks, Shkodër, ku në një kanal u gjet trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Shkodër, për të cilin paraprakisht u dyshua se e kishte humbur jetën, prej shkaqeve natyrale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe ata të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e qarkut, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, për të cilën u vu në pranga shtetasi: -Xh. Z., 60 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Shkodër, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Nga provat e siguruara dyshohet se 60-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (sakicë), në kokë, shtetasin M. B., i cili për shkak të goditjes, ka rënë në kanalin e fshatit Boks, ku u gjet i pajetë më pas.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (sakicë). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Qytetaret TIRANË- Mbrëmja e kaluar nuk ishte e qetë për banorët e pallateve rreth fabrikës së miellit në Tiran...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e Premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Gja...
BELSH- Ylli Gjoshi, një banor i fshatit Seferan në Belsh, denoncon në “Stop” policët e Bashkisë Belsh dhe policët e ...
KORÇË- Për rastin e dhunës ndaj shtetases Diana Mulla, “Stop” u lidh me zëdhënësen e policisë Korç...
Diana Mulla KORÇË- Më 22 Qershor 2023, një rast dhune regjistrohet në Korcë. Diana Mulla tregon se ishte e sëmurë...
Foto ilustruese TIRANË- Një tjetë aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Pak minuta më parë u raportua se nj&...
CRCA TIRANË- Në kuadër të Ditës Europiane kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore, Qendra për Mbrojtj...
Foto Ilustruese MILOT- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Milot. Mësohet se një kamionçinë ka...
Foto Ilustruese FIER- Një makina ka marrë flakë pasditen e sotme në aksin Fier-Patos. Mësohet se mjeti tip BMV, ka marrë...
Shqiptaret ne New York SHBA- Komuniteti shqiptar në Amerikë, të hënën do të protestojnë në New York, për sulmi...