Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
•Vrasje në Shkodër.• Ekzekutohet me armë zjarri 51-vjeçari Petrit Vuksani, në lagjen 'Tom Kola'. •Autori, kushëriri i dytë i viktimës, Lekë Vuksani, i cili ishte qiraxhiu është futur në pallatin ku banonte 51-vjeçari, e ka qëlluar disa herë për vdekje e më pas është larguar në drejtim të paditur. • Në momentin e ngjarjes, viktima ka qenë i vetëm në banesë. • Por sherri kishte ndodhur disa orë më parë. • Petrit Vuksani dhe Lekë Vuksani janë konfliktuar fillimisht brenda banesës për çështjen e qirasë; kjo pasi 51-vjeçari i kishte kërkuar paratë, ndaj edhe kishin debatuar. • Më pas, Lekë Vuksani ka ikur nga banesa, ka marrë një armë zjarri automatik dhe ka qëlluar ndaj kushëririt të tij të dytë duke i marrë jetën. • Të shtënat janë dëgjuat nga fqinjët që kanë marrë në telefon Policinë e Shtetit, megjithatë autori ishte larguar nga vendi i ngjarjes. • Veçse lëvizjet e tij të fundit janë kapur nga kamerat e sigurisë së zonës, megjithatë Policia ende po e kërkon për ta vendosur në pranga. • 51- vjeçari kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Anglia, ndërsa vajzat e tij jetojnë në Itali.
6 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Petrit Vuksani u vra brenda shtëpisë së tij në lagjen 'Tom Kola' në Shkodër. I sapo kthyer nga Anglia, 51-vjeçari jetonte prej më shumë se 1 muaji vetëm në banesë.
Ai jetonte kryesisht në emigrim dhe shpesh herë kthehej në Shkodër dhe në vendlindjen e tij, në Dukagjin. Dyshohet se autor i ngjarjes së rëndë është qiradhënësi, Lekë Vuksanin. Ai mësohet se ishte pronari i banesës ku viktima jetonte me qira. Paraprakisht dyshohet se autori i dyshuar ka shkuar për të kërkuar paratë e qirasë dhe kur nuk i ka marrë, ka zbrazur breshëri automatiku në drejtim të viktimës.
Vuksani mësohet se është identifikuar falë kamerave të sigurisë të vendosur në banesë dhe zonën përreth. Aktualisht autoritetet policore e kanë shpallur atë në kërkim dhe po punojnë për kapjen e tij./Dosja.al
SHKODËR- Personi që shihni në foton e mësipërme është Petrit Vuksani. 51-vjeçari u gjet sot pa jetë në banesën e tij, pasi ishte qëlluar me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar.
Ende nuk dihen detaje lidhur me shkaqet e vrasjes së tij, pasi Vuksani nuk jetonte në Shkodër dhe kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Anglia, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.
SHKODËR- Policia e Shtetit ka dhënë detaje nga ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Tom Kola” në Shkodër ku 51-vjeçari Petrit Vuksani, u vra me armë zjarri në banesën e tij. Sipas Policisë, autori po kërkohet, ndaj për kapjen e tij janë ngritur disa pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
SHKODËR- Këto janë pamjet që vijnë nga lagjia 'Skëndërbeg' në Shkodër, pranë banesës së Petrit Vuksanit, 51-vjeçarit që mbeti viktimë sot.
Autori është futur në pallat, ka hyrë në shtëpinë e Vuksani dhe ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend. Raportohet se Vuksani, kishte 1 muaj që sapo ishte kthyer nga Anglia. Viktima deri më tani nuk rezulton të ketë të shkuar kriminale./Dosja.al
SHKODËR- Zbulohen detaje të tjera lidhur me vrasjen e ndodhur në Shkodër, ku është qëlluar për vdekje me armë zjarri, Petrit Vuksani. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori i është futur në banesën e viktimës dhe ka qëlluar për vdekje 50-vjeçarin. Por ende nuk dihet shkaku, pasi viktima vetëm një muaj më parë kishte ardhur nga Anglia.

SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës. Ka ndërruar jetë, Petrit Vukansi.