LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Asnjë masë shtesë për Covid-19, Komiteti i Ekspertëve: Vaksinohuni

• Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë thirrje për vaksinim. •Komiteti nuk mori asnjë masë shtesë në lidhje me infektimet nga Covid të cilat janë shtuar dita ditës në Shqipëri. •Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli rekomandoi mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura. • Mjekja Silva Bino u shpreh se duhet të bëjnë vaksinën edhe ata që kanë kaluar infeksionin para një muaji. • Drejtoresha e ISHP Eugena Tomini tha se ka pasur një trend në rritje të rasteve pozitive në dy javët e fundit, ndërsa ka bërë thirrje për ndërgjegjësim dhe marrje të dozës së tretë dhe të katërt për t’u mbrojtur nga virusi. • Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino deklaroi se në Europë po përhapet me shpejtesi një nenvariant i Omicron, i quajtur BA5.

2 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

VD-Thirrja e Komitetit, Rakacolli: Bëjmë apel për kryerjen e vaksinimit, mbani maskat në vendet e mbyllura

Asnjë masë shtesë për Covid-19, Komiteti i Ekspertëve:
Rakacolli

TIRANË- Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të bëjnë dozën e tretë e të katërt të vaksinës. Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli u shpreh se i vetmi rekomandim i Komitetit është ai për shtimin e vaksinimeve në radhët e qytetarëve. Po ashtu u rekomandua mbajtja e maskave në ambientet e mbyllura.

'Tashmë është e provuar se vaksinimi është parandalimi i infeksionit, komiteti bën apel për bërjen e dozave të vaksinimit për të vijuar për dozën e tretë e të katërt, se të gjithë qytetarët i kanë mundësinë që t'i bëjnë. Është problem publik. Bëjmë thirrje për të mbajtur maskën në ambientet e mbyllura. '- u shpreh Rakacolli. 

Mjekja Silva Bino u shpreh se në vendet e Bashkimit Europian, është ulur vdekshmëria për shkak të vaksinimit.

'Nuk ka asnjë lloj diskutimi në lidhje me këtë gjë, kush ka kryer dozat e para duhet të bëjë dhe dozën e tretë. Përfitimi nga vaksinimi është në rritje, në vendet e BE, vdekshmëria është në ulje falë vaksinimit të lartë.'- tha Bino. 

Ndërsa mjekja, Najada Çomo deklaroi se në muajin korrik ka pasur shtim të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore. 

'Në qershor kishim një masë të ulët, në korrik kemi shtim të pacientëve që vijnë për të kërkuar ndihmë. 5-6 pacientë në ditë shtrohen në spital, ata janë të pavaksinuar, ose e kanë lënë në mes. Bërja e dozës së tretë është e domosdoshme. Temperaturat e larta nuk e kanë ulur numrin e të shtruarve dhe të sëmurëve, është shtuar por jo në shifra të jashtëzakonshme. E rëndësishme është se grupmoshat më të prekura janë 60 - 70 vjeçare. Kemi pasur një grua në gjendje të rëndë, e cila është jashtë rrezikut për jetën. '- tha Çomo. 

1 VITE ME PARE

VD-Covid në vend/ Tomini: Ka rritje infektimesh. Bino: Ka rënë përqindja e vaksinimeve në Shqipëri

Asnjë masë shtesë për Covid-19, Komiteti i Ekspertëve:
Komiteti

TIRANË-  Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka thënë se në Evrope dhe botë po perhapet me shpejtësi një nënvariant i Omicron, i quajtur BA5. Ajo ka apeluar me forcë për vaksinimin e personave mbi 60 vjec me dozën e tretë.

'Vaksinimi është një mjet i rëndësishëm, luan një rol edhe në parandalimin e sëmundjes. Është tepër i rëndësishëm, % me dozë të parë ka rënë, në krahasim me një javë më parë. Vaksinimi me dozë të tretë ka shënuar një rritje të lehtë. % e vaksinimit mbetet e ulët krahasuar me muajt paraardhës. Mbi 12 vjec, është 51.3 % me një dozë. 48.7 me dy doza. 13.1%  me tre doza 0.2 % me kater doza. 60.8% në popullatën adulte me 1 dozë, 57 % me dy doza. Edhe këtu vaksinimi me dozë të tretë mbeteti ulet. Vaksinimi shkon në nivelin 49 % për të gjithë popullatën, ndërsa me dy doza 46%. Me dozën e tretë vijon të mbetet i ulët, në 10%.

Grupmoshat me përqindjen më të lartë të vaksinimit është grupmosha mbi 70 vjec që kanë edhe dozën e tretë. 36 % me dozë të tretë, ka një rritje që na ndihmon në uljen e vdekshmërisë. Për grupmoshën mbi 60 vjec me tre doza mbetet në 35 %. Me kalimin nën  50 vjec mbulesa vaksinave bie, në 52 % me dy doza. Grupmoshat e reja, mbi 40 vjec, ka një mbulesë me 50 % me dy doza me tre doza në 8 %. Grup moshat nën 30 vjec, kanë një mbulesë vaksinave te 30%.  Varianti aktual që qarkullon sot është BA 5. Ende nuk kemi të dhëna të qarta në lidhje me format që ky variant shkakton, sa e rëndë është dhe sa vdekje shkakton kemi të dhëna të pakta edhe për transmetueshmërinë. Ka një transmetueshmëri të ngjashme me BA 2. Është emergjencë për moshat e thyera të bëjnë dozën e tretë. Të pavaksinuarit, bëhen riks për personat e tjerë.'- u shpreh Bino. 

Drejtoresha e ISHP Eugena Tomini tha se ka pasur një trend në rritje të rasteve pozitive në dy javët e fundit, ndërsa ka bërë thirrje për ndërgjegjësim dhe marrje të dozës së tretë dhe të katërt për t’u mbrojtur nga virusi.

'Prej dy javësh trend rritjesh rastesh pozitive, po pasqyrohet dhe më rritjen e % të pozitivitetit dhe atyre që kërkojnë shtrim spitalor. Në 90% të bashkive kemi raste aktive dhe popullata duhet të ndërgjegjësohet për vaksinim me dozë të tretë dhe të katërt.'- tha Tomini.

komiteti teknik i eksperteve 6 korrik 2022

Sondazh

Poll

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?