9 Korrik 2022, 12:20
Nga A.B
Policet
TIRANË- Pesë punonjës të policisë pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë janë pezulluar nga puna. Kjo masë, vjen tre ditë pas raportimit të Dosja.al, e cila shkroi e para për shpërdorimin e detyrës së punonjësve të policisë. Agjensia e Mbikqyrjes Policore ka njoftuar ditën e sotme se ka pezulluar nga ushtrimi i detyrës 5 inspekorët pasi akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre.”
Inspektorët e pezulluar janë:
1- Inspektor Albi Meta, 33 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë
2- Inspektor Euklid Meci, 31 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë
3- Inspektor Ilirjan Kalemi, 40 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë
4- Inspektor Gerald Shabani, 26 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë
5-Inspektor Jurgen Muha, 27 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë
Inspektorët kanë shpërdoruar detyrën duke ndëshkuar me masa administrative në mënyrë arbitrare, si dhe duke fallsifikuar të dhënat e fiksuara nga radari në kundërshtim me ligjin, duke sjellë si pasojë dëm të konsiderueshëm ekonomik dhe cënimin e interesave të ligjshëm të shtetit.
NJOFTIMI I AMP
Tiranë – Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” ndaj 5 punonjësve të policisë pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë: – Inspektor A. M., 33 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë; – Inspektor E. M., 31 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë; – Inspektor I. K., 40 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë; – Inspektor G. SH., 26 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë; – Inspektor J. M., 27 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë. Në vijim të hetimeve për procedimin penal nr. 5333/2021, pas arrestimit në flagrancë të 2 punonjësve të Policisë Rrugore në datë 03.03.2022 dhe analizimi i të dhënave/fotografive të realizuara nga radari i sekuestruar, u administruan prova dhe fakte se punonjësit e mësipërm të policisë, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale si agjent verifikues pranë Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë, kanë shpërdoruar detyrën duke ndëshkuar me masa administrative në mënyrë arbitrare, si dhe duke fallsifikuar të dhënat e fiksuara nga radari në kundërshtim me ligjin, duke sjellë si pasojë dëm të konsiderueshëm ekonomik dhe cënimin e interesave të ligjshëm të shtetit. Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë vazhdojnë hetimet për përfshirjen e punonjësve të tjerë dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.
pezullohen nga puna policet e rrugores albi meta euklid meci gerald shabani
Aktualitet
9 Korrik 2022, 12:19
A.B
Ambulance
BERAT- Policia ka zbardhur ngjarjen e vdekjes së një 63-vjeçari i cili fillimisht u raportua se humbi jetën pasi ra nga bi&...
Aktualitet
9 Korrik 2022, 11:37
A.B
Gjykata e Fierit
FIER- Gjykata e Fierit ka lënë në burg 30-vjeçarin, Klodian Çobajn i cili ka plagosur me thikë nën&...
Aktualitet
9 Korrik 2022, 11:29
Në gusht 1995, fotografi gjerman Phillip von Recklinghausen u kthye në Srebrenicë, ku kishte fotografuar njerëzit gjatë rrethimit t&e...
Aktualitet
9 Korrik 2022, 10:53
A.B
Momenti i arrestimit te Ani Begajt
VLORË- Gjykata e Vlorës ka dhënë masat e sigurisë për Ani Begajn dhe Elton Begajn. Seanca ...
Aktualitet
9 Korrik 2022, 10:36
s.s
Foto ilustruese
ITALI- Italia është tronditur nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur ditën e djeshme, ku një 21-vje&cced...
Aktualitet
9 Korrik 2022, 10:33
A.B
Momenti i arrestimit
LEZHË- Operacioni i koduar 'Linja' ka zbuluar transportin e lëndës narkotike të llojit kanabis në një au...
Aktualitet
9 Korrik 2022, 10:28
A.B
SHKODËR- Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka shprehur "indinjatën e thellë" të saj për...
Aktualitet
9 Korrik 2022, 10:07
A.B
Mjeke
ITALI-Skandal në Itali. Prokuroria italiane ka goditur një rast abuzimi dhe mashtrimi me kostume anti-Covid, për të cilat ishte b...
Aktualitet
9 Korrik 2022, 09:51
Pamje nga call center
TIRANË- Enrik Shehi, Armend Haxhiu, Igli Isufaj, janë arrestuar ditën e sotme nga policia e shtetit. Ndalimi i t...
Aktualitet
9 Korrik 2022, 09:49
A.B
Namazi
DURRËS- Besimtarët myslimanë po festojnë Kurban Bajramin, festën që simbolizon dashurinë dhe devotshmërin&eu...