LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seanca për Gërdecin/ Merren në pyetje dy dëshmitarët dhe Mediu: Rihapja e çështjes, në kundërshtim me ligjin

•Ditën e sotme në GJKKO, po zhvillohet seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediur për çështjen"Gërdeci". • Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së dy avokatëve të të pandehurit, Fatmir Mediu. •GJKKO ka pranuar që të thërrasë në total 71 dëshmitarët e SPAK mes tyre dhe djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha si dhe një numër të madh të dëshmitarëve të palës mbrojtjëse. •SPAK rihapi hetimet për çështjen dhe akuzon Fatmir Mediun për “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, “Shpërdorim detyre”. •Ndërkohë sot në sallën e gjyqit, Mediu deklaroi se ju rikërkon ndjesë familjarëve të viktimave që humbën jetën nga shpërthimi. •Ai theksoi se nuk ka asnjë përgjegjësi penale për këtë tragjedi. •Në pyetje sot janë marrë edhe dy dëshmitarë, Bardhyl Hoxha, ish-Drejtor Logjistike në Ministrinë e Mbrojtjes në 2008, dhe Sadik Sula, ish-ushtarak i cili ka punuar në këtë depo. •Hoxha deklaroi se Bërzhita nuk ishte e përshtatshme për demontim. •Nga ana tjetër, Sula ka treguar se i gjithë zjarri nisi nga një karrocë me barut, ndërsa deklaroi se gjithçka ndodhi nga një gabim njerëzor.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Zbardhet DËSHMIA e ish-sekretarit të përgjithshëm të MB: Ndiqja zbatimin e detyrave! Si u zgjodh Gërdeci për demontimin e municioneve?

Seanca për Gërdecin/ Merren në pyetje dy dëshmitarët
Foto ilustruese

TIRANË- I fundit që dëshmoi sot në seancën gjyqësore për "Gërdecin" ishte ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Ardian Mullai.

Në dëshminë e tij të siguruar nga Klodiana Lala, Mullai fillimisht shprehet se ai ka ndjekur zbatimin e detyrave dhe se s’ka bërë asnjë procedurë për Gërdecin. Ai tha se kompania e demontimit iu solli ofertën për procesin, kundrejt pagesës.

Dëshmia:

“Ndiqja zbatimin e detyrave, s’kam bërë ndonjë procedurë për Gërdecin kompania e demontimit na solli ofertën për procesin, kundrejt pagesës. Shtabi kërkonte licencim për këtë procedurë, bëri një memo  për ketë, me pas realizova takimin me kompaninë peretodologjine e procedurat, nga MM dhe SHTABI. Ishte takim njohës, jo konkludues, mu bë një kërkese qe t’i drejtohesha ndërmarrjeve ushtarake, në një kohë të shkurtër erdhi përgjigja, u ngrit grupi i punës për analizën e situatës, më pas doli urdhri i ministrit për grupin e punës.

Nga drejtoria përkatëse mu tha se s’kishte baze ligjore dhe kërkohej një VKM, Mejko solli një memo, ku thuhej se duheshin demontuar municionet e viteve ’50 të cilat nuk shiteshin për shkak të vitit të vjetër të prodhimit. Pas daljes se konkluzionit të grupit të punës, dolën çmimet për shitjen dhe demontimi nisi hartimi i një VKM.

I kam dërguar shkresë drejtorive përkatëse për ofertat e ndërmarrjeve ushtarake, siç ishte ndërmarrja e huaj SAC. Ka pasur disa fakse të ardhura në shifra që ia kalova komisioneve përkatëse”, dëshmoi Ardian Mullai, sekretari i përgjithshëm.

Në pyetjen e prokurorit nëse ka pasur licencë SAC, dëshmitari u përgjigj: Ishin paraqitur licenca, 4 mesa mbaj mend. MEICO ishte shoqëria që mbante kontaktet me kompaninë SAC përfshirë këtu edhe për licencimin

Në lidhje me përzgjedhjen e Gërdecit

Në diskutimet me MEICO më duket kishte marrëveshje dypalëshe me SAC, ku mes të tjerash ishte përcaktuar si lokacion Gërdeci. Nëse kishte apo jo licencë reparti i Gërdecit dëshmitari përgjigje duke thënë: "Praktika e licencimit nuk varet nga sekretari. Në çdo praktikë qe unë kam kaluar edhe në te shkuarën, nuk ishte në përgjegjësinë e sekretarit apo ministrit përcaktimi nëse licenca e një reparti ishte e duhur apo jo. Ishte MEICO që e përcaktonte. Lidhur me kompaninë albademil, një degëzim i SAC, nëse kishte dokumentacionin e duhur apo jo, ish sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, përgjigjet: Marrëveshja përmendte vetëm SAC, nuk përmendej Alba Demil, nuk kam dijeni, sepse albademil nuk figuronte në asnjë shkresë. Nuk është bërë asnjë verifikim për shkak se nuk figuronte. Nuk e njoh as Mihal Delijorgjin (drejtuesin e kompanisë albademil).”

Ndërsa i pandehuri Fatmir Mediu e pyeti ish vartësin e tij se kush e përcaktonte buxhetin, ministri apo shtabi?

“Ministria e Mbrojtjes kishte një veçori në ndryshim nga ministritë e tjera, buxhetin e të cilave përcaktohej nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa në Ministrinë e Mbrojtjes, buxheti përcaktohej nga Shtabi i Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.", tha ai.

Ish-ministri e pyeti dëshmitarin, nëse në takimin me kreun e SAC Patric Henry ka qenë prezent apo jo vetë ai.

Dëshmitari u përgjigj duke thënë “Jo!”.

Ndërsa pyetjes nëse ndonjëherë municionet janë shitur me ankand ai u përgjigj negativisht.

Në fund, ish-ministri e pyet se ‘Ju keni qenë i akuzuar për shpërdorim detyrë në bashkëpunim me ish ministrin e mbrojtjes, Si ju kanë gjetur të tria shkallët e gjyqësorit”

Dëshmitari u përgjigj duke thënë “Të pafajshëm!”.

2 VITE ME PARE

Faksi për Shkëlzen Berishën, Mediu: Nuk isha në dijeni, e kam zbuluar kur doli në media

Seanca për Gërdecin/ Merren në pyetje dy dëshmitarët
fatmir mediu

TIRANË-Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka folur për mediat pas daljes nga seanca gjyqësore.

Mediu është pyetur dhe për faksin drejtuar Shkëlzen Berishës nga Ministria e Drejtësisë, të cilin e zbuloi gjatë dëshmisë së saj inxhinierja Anila Gjergji. Mediu ka thënë se nuk ishte në dijeni të kësaj, po të ishte do të kishte njoftuar Berishën.

“Më duket e keni gabim, nuk ka pasur nga ministria e Mbrojtjes një faks i tillë. Unë nuk kam asnjë dijeni. Te unë një ditë më përpara, ka ardhur vendimi i ministrisë së Drejtësisë i shprehur në mbështetjen dhe mund ta kisha njoftuar unë zotin Berisha, nuk kishte pse vinte nga ministria e drejtësisë. Mund të pyesni dhe zotin Berisha dhe zotin Bumçi. Unë jam në dijeni në momentin që doli në media. Po të kisha një raport, mund ta kisha bërë më përpara. Nuk mund të prisja të vinte nga ministria”, u shpreh ai.

2 VITE ME PARE

Mediu pas daljes nga seanca për "Gërdecin": Ky proces duhet të jetë i barabartë, u paraqita sot për respekt të gjykatës

Seanca për Gërdecin/ Merren në pyetje dy dëshmitarët
Fatmir Mediu

TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu pas daljes nga seanca gjyqësore për çështjen "Gërdeci" ka folur për mediat. Ai tha se erdhi sot në gjykatë në respekt të saj dhe për shkak se dëshmitarët e ditës së sotme kishin punuar gjatë kohës kur shërbente si ministër i Brendshëm.

Ai ripërsëriti ndjesën për familjarëte e viktimave dhe tha se nuk e zhbënte dot atë që kishte ndodhur. Ish-ministri tha se ky proces duhet të i barabartë për të dy palët

"Unë erdha sot sepse kishte dëshmitarë që kanë punuar me mua dhe kanë ndjekur urdhrat e mi. Dëshmitarët e mëparshëm nuk kanë pasur lidhje me punën e ministrit të Brendshëm. Erdha sot në respekt të gjykatës dhe duke shprehur ndjesën time për familjarët për atë që u ndodhi. Unë nuk e zhbëj dot më atë që ka ndodhur dhe kërkoj ndjesë. Ky proces duhet të jetë i ligjshëm dhe i barabartë për palët.", tha Mediu. 

2 VITE ME PARE

"Gërdeci"/ Dy dëshmi të tjera, ish-ushtaraku: Pati debate për kostot e transportit! Inxhinierja: Shënimin me stilolaps për Shkëlzenin nuk e bera unë

Seanca për Gërdecin/ Merren në pyetje dy dëshmitarët
foto ilustruese

TIRANË-Në seancën e mbajtur sot në GJKKO ndaj ish- ministrit Fatmir Mediu, ka dëshmuar edhe ushtaraku Viktor Përshqeta, i cili deklaroi se ka qenë Oficer Armatimi aktiv për 27 vjet, specialist municionesh.

Ai është shprehur se pas një takimi që kanë pasur me një grup zyrtarësh amerikanë, ka pasur debate mes Hilmi Laçaj dhe Dashnor Çaushaj, eprori i tij, për pikën 6 të urdhrit, që kishte të bënte me kostot e transportit.

“Jam emëruar 8 muaj përpara tragjedisë së Gërdecit. Me urdhër të eprorëve kam shoqëruar një grup zyrtarësh të kompanisë Cubic, amerikanë, të cilët do të bënin një inventarizim të pronave të ushtrisë nga veriu në jug. Më ka thirrur në lidhje me urdhrin 20-44, ma ka lexuar urdhrin Ilmi Laçaj, i cili e kishte përpiluar, pasi ishte praktikë pune. Ka pasur debate mes Hilmi Laçaj dhe Dashnor Çaushaj, eprori i tij për pikën 6 të urdhrit, që kishte të bënte me kostot e transportit. U tha, urdhrin e kërkon shefi, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu”, ka deklaruar ai.

I pyetur nga avokati i Mediut, “pse thoni se shefi është Mediu? A nuk është shefi juaj, eprori juaj”?

Ai i përgjigjet: Në zhargonin e zyrës me ‘shef ose shef i madh’ nënkuptonim Ministrin e Mbrojtjes, sepse shefit të shtabit i drejtoheshim me ‘Gjeneral’.

Në po të njëjtin proces, dëshmoi edhe Anila Gjergji me detyrë inxhinierie software-i.

“Ne kishim disa fax-e, por numrat nuk më kujtohen. Kam bërë shënimin, kam vendosur numrin e protokollit, datën dhe firmën time. Fax-i nr. 622, datë 13/03/2007 dërguar nga ministria e drejtëësisë për ministrinë e mbrojtjes. Shënimin me stilolaps për Shkëlzenin nuk e kam bërë unë, ashtu erdhi. Mendoj që ka ardhur me fax-in, por nuk më kujtohet.”

I pandehuri, Fatmir Mediu, ndërhyri me pyetjen:

“A ju ka thënë ministri që ju do prisni fax-in *për Shkëlzenin, Sali Berishën etj. Ju ka marrë ministri në telefon, e keni takuar ministrin?”

Dëshmitarja përgjigjet me “Jo”.

2 VITE ME PARE

Dëshmia e ish-ushtarakut për shpërthimin e Gërdecit: Zjarri nisi në një karrocë me barut, gjithçka ndodhi nga një gabim njerëzor

Seanca për Gërdecin/ Merren në pyetje dy dëshmitarët
spak

TIRANË- Në seancën e sotme në GJKKO pasi ish-ministrit, Fatmir Mediu janë marrë në pyetje edhe dy dëshmitarët Bardhyl Hoxha, ish-Drejtor Logjistike në Ministrinë e Mbrojtjes në 2008, dhe Sadik Sula, ish-ushtarak i cili ka punuar në këtë depo.

Sula ka deklaruar në Gjykatë, se ditën e tragjedisë ishin rreth 60 punonjës në fabrikë. Ai u shpreh se zjarri kishte nisur nga një karrocë e cila kishte dy ose tre thasë me barut, dhe më pas ishte dëgjuar shpërthimi. Sipas tij gjithçka ka ndodhur nga një gabim njerëzor. 

“Mora vesh përmes 3 miqve të mi, kontaktova me Petrit Bekoharin. Pas një jave më kthehet përgjigje dhe vazhdova punë. Detyra ime ishte të hiqja degaret nga predhat, kisha punë të veçuar. Ditën e ngjarjes ishim rreth 60 punonjës në fabrikë. Dëgjoj një punëtor duke bërtitur “baruti u ndez”. Dola pashë një djalë të ri pranë karrocës që na kishin thënë se sapo ishte salduar, me sa duket pasi hodhi dy tre thasë, ajo filloi ndezjen. Pastaj u dëgjua një shpërthim. Pranë ishin rreth 50m 4 kontenier me barut. Edhe në shesh kishte sasi të madhe baruti të hedhur. Dy javë punova aty, pasi pash situatën kisha vendosur që 1 muaj të punoja aty. Nuk ikja dot direkt pasi e kisha kërkuar vetë punën. Fëmijët i kisha në shkollë, vetë e gruan pa punë, 150 mijë lekë të vjetra merrja pension. Kur pash zjarrin, tek karroca e salduar, ishte një djalë që ndoshta ka qenë bërë gati për ta shtyrë, ai vdiq, u shtrimë në tokë. Jemi djegur nga pas duke qenë se flakët vinin pas nesh. Pashë me sy flakët dy metër mbi karrocë. Për një kovë uji ndodhi ajo që ndodhi po të ishte kapur menjëherë. Flaka sipas meje nisi për një gabim njerëzor, ai ishte aktivitet privat, nuk kam parë zyrtar shtetërorë. Unë isha i punësuar në privat në atë fabrikë”.- tha ai.

 

2 VITE ME PARE

"Gërdeci"/ Merren në pyetje dy dëshmitarët, ish drejtori i Logjistikës: Bërzhita e papërshtatshme për demontim

Seanca për Gërdecin/ Merren në pyetje dy dëshmitarët
foto ilustruese

TIRANË- Lidhur me tragjedinë e Gërdecit, janë marrë në pyetje sot në procesin gjyqësor në GJKKO edhe dy dëshmitarë, Bardhyl Hoxha, ish-Drejtor Logjistike në Ministrinë e Mbrojtjes në 2008, dhe Sadik Sula, ish-ushtarak i cili ka punuar në këtë depo.

Në fillim nga prokurorët e çështjes u njoh nga një memo të përpiluar prej tij në dhjetor të 2006, ku i ishte kthyer një përgjigje nga drejtoria e logjistikës një fax-i të ardhur nga kompania amerikane, SAC. Ajo propozonte që demontimi i municioneve të bëhej në Bërzhitë.

Ndërkohë përgjigjia sipas drejtorisë logjistike i ishte kthyer në harkun kohor të 24-48 orëve, shkak sipas Hoxhës ishte që Bërzhita nuk ishte vend i përshtatshëm pasi ishte pranë banesave dhe rrugës kryesore si dhe depot nuk ishin të licensuara për te kryer këtë proces.

Në dëshmi Hoxha deklaroi se licencimi nuk ishte ndonjë akt u veçantë por merrej parasysh gjendja e depos, rrethimi me tela me gjemba dhe izolimi. Në këto kushte, Bërzhita i plotësonte këto kushte.

“Të pranishëm kanë qenë Sokrat Papadhima, specialist, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Ardian Mullai dhe një jurist. Nuk e di çfarë është bërë me Gërdecin sepse në atë periudhë u largova nga detyra, duke marrë një post tjetër. Kthimi i përgjigjes për 48 orë u bë pasi çështja e demontimit ishte me shumë rëndësi dhe i jepnim vëmendje çdo projekti dhe sugjerimi të mundshëm. Kishim 109 tonë municion që duhej asgjësuar.”

Sipas tij, ai nuk është pyetur kurrë për Gërdecin gjatë kohës që ka ushtruar këtë detyrë. I pyetur nga njëri prej avokatëve të Mediut, për raportin me këtë të fundit, Hoxha tha: “E veçoj nga Minisitrat e tjerë për korrektësinë”.

Më herët në GJKKO është marrë në pyetje edhe ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu, ku para trupës gjykuese ka shpjeguar pozicionin e tij, duke deklaruar ndër të tjera se i vinte keq se dorëheqjen e tij si ministër dhe më pas sjelljen dhe qëndrimin në lidhje me tragjedinë, sipas tij grupime të caktuara politike dhe jopolitike, e kanë parë si akt dhe sjellje dobësie dhe si reflektim të një individi me faj. Ai thotë se për familjarët që humbën të afërmit në tragjedinë e Gërdecit "nuk kam çfarë të them t’ju shprehë edhe njëherë, keqardhjen e madhe dhe ndjesën e thellë për çfarë pësuan nga ngjarja e 15 Marsit."

2 VITE ME PARE

“Gërdeci”/ Zbardhet dëshmia e Mediut në gjyq: Ju rikërkoj ndjesë familjeve, do doja shumë ta zhbëja atë që ndodhi

Seanca për Gërdecin/ Merren në pyetje dy dëshmitarët
fatmir mediu

TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur ditën e sotme në seancën e radhës në GJKKO për çështjen e shpërthimit të Gërdecit.

Mediu, para trupës gjykuese ka shpjeguar pozicionin e tij, duke deklaruar ndër të tjera se i vinte keq se dorëheqjen e tij si ministër dhe më pas sjelljen dhe qëndrimin në lidhje me tragjedinë, sipas tij grupime të caktuara politike dhe jopolitike, e kanë parë si akt dhe sjellje dobësie dhe si reflektim të një individi me faj.

Ai thotë se për familjarët që humbën të afërmit në tragjedinë e Gërdecit "nuk kam çfarë të them t’ju shprehë edhe njëherë, keqardhjen e madhe dhe ndjesën e thellë për çfarë pësuan nga ngjarja e 15 Marsit."

Mediu thekson se nuk ka asnjë përgjegjësi penale për këtë tragjedi, duke shtuar se rihapja e çështjes është plotësisht në kundërshtim me Kodin Penal dhe atë Procedural Penal, me Kushtetutën e RSH, si dhe me Konventën Europiane për Liritë dhe të Drejtat Themelore të Njeriut.

“Që prej 15 Marsit të vitit 2008, jeta e disa prej njerëzve që janë sot në këtë sallë, ka ndryshuar rrënjësisht. Pas shpërthimit në Gërdec, shumë prej tyre përjetuan ngjarje të rënda, deri në humbjen tragjike të njerëzve të tyre të dashur. Kjo ngjarje tragjike ndryshoi gjithashtu jo pak jetën time dhe të familjes sime. Që prej asaj dite në mendjen dhe në shpirtin tim rëndon pesha e dhimbjes dhe vuajtjes së këtyre familjeve, të cilëve përulësisht ju rikërkoj një ndjesë të madhe për çfarë ndodhi dhe ju shpreh gjithë keqardhjen time të thellë njerëzore.

Edhe pse, as me dashje dhe as nga pakujdesia, nuk janë veprimet, apo mosveprimet e mia, apo dhe interesi im personal, ato që shkaktuan, apo ndikuan në shpërthimin në Gërdec, përsëri si ministër i mbrojtjes, unë kam njohur dhe kam pranuar dje dhe pranoj sot përgjegjësinë time të plotë morale për çfarë ndodhi.Në reflektim të kësaj përgjegjësie, si dhe prej dhimbjes së madhe për jetët e humbura, unë dhashë dorëheqjen nga detyra e ministrit të mbrojtjes.

Jam i keqardhur që aktin e dorëheqjes time si ministër dhe më pas sjelljen dhe qëndrimin tim të përulur në lidhje me tragjedinë, grupime të caktuara politike dhe jopolitike, e kanë parë si akt dhe sjellje dobësie dhe si reflektim të një individi me faj. Kam zgjedhur të jem i kursyer në shpjegimet e mia publike dhe të shmangë sa të mundem të flas për ngjarjen.
Me bindjen se shpjegimet dhe të vërtetat e mia rreth ngjarjes, për familjen Durdaj dhe të tjerët, jo vetëm nuk do të ishin një lehtësim i dhimbjes së tyre, por përkundrazi.

Për familjarët e viktimave dhe të dëmtuarit në Gërdec, shteti është përgjegjësi që nuk mbrojti jetët e familjarëve të tyre. E për ta, shteti në këtë rast është Ministri.

Ndaj, kundrejt tyre unë nuk kam çfarë të them. Do desha shumë ta zhbëja atë që ndodhi, por nuk kam asnjë forcë, veçse t’ju shprehë edhe njëherë, keqardhjen e madhe dhe ndjesën e thellë për çfarë pësuan nga tragjedia e 15 Marsit.

Veç familjarëve, kushdo tjetër ka detyrim moral, por kur është rasti edhe detyrim institucional, që vlerësimin dhe gjykimin për atë ngjarje ta bëjë bazuar vetëm në fakte. Mbi të gjitha ky detyrim është për prokurorinë dhe gjykatën, si dy institucione kompetente që vlerësojnë ligjërisht përgjegjësitë penale të individit.

Është plotësisht e qartë që rihapja e çështjes penale në ngarkimin tim dhe më shumë akoma vazhdimi i këtij gjykimi, është haptazi në kundërshtim me Kodin Penal dhe atë Procedural Penal, me Kushtetutën e RSH, si dhe me Konventën Europiane për Liritë dhe të Drejtat Themelore të Njeriut.

Dua  të besoj se nxitja për ta rihapur këtë çështje dhe për ta vazhduar gjykimin, nuk është politike dhe se ju nuk keni apo mbështesni interesa politike në këtë proces. Si prokuror dhe gjyqtar, është e qartë që juve nuk ju mungon aftësia profesionale dhe dija për ligjin penal e më gjerë. Ndaj mbetet të keni kurajo të respektoni strikt ligjin dhe vetëm ligjin”, ka deklaruar Mediu në sallën e gjyqit.

fatmir mediu

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje