LIVE UPDATES
Aktualitet

Kredia rritet me ritme të shpejta edhe për huamarrësit nga jashtë vendit

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se sektori bankar ka rritur ndjeshëm kreditimin jashtë gjatë vitit 2025. Në mesin e këtij viti, kredia e dhënë për huamarrës jorezidentë në Shqipëri arriti në afërsisht 64.2 miliardë lekë.

13 Gusht 2025, 07:21 Nga DOSJA
Kredia rritet me ritme të shpejta edhe për huamarrësit nga
foto ilustruese

TIRANË- Ndërkohë që kredia për ekonominë shqiptare po rritet me ritme të larta që prej vitit të kaluar, një ecuri të ngjashme  po shfaq edhe kredia e dhënë nga bankat shqiptare për huamarrës që veprojnë jashtë vendit.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se sektori bankar ka rritur ndjeshëm kreditimin jashtë gjatë vitit 2025. Në mesin e këtij viti, kredia e dhënë për huamarrës jorezidentë në Shqipëri arriti në afërsisht 64.2 miliardë lekë.

Që nga fillimi i vitit 2025, ky portofol është rritur me pothuajse 14 miliardë lekë, ose rreth 27%.

Rritja është edhe më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë  të vitit të kaluar, me afërsisht 30% më shumë. Kredia për jorezidentët aktualisht në nivelet më të larta që prej vitit 2018.

Mbështetur në statistikat e Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit prill huaja për jorezidentët përbën rreth 6.8% të portofolit të sektorit bankar, nga rreth 5.9% që zinte një vit më parë.

Kredia e sektorit bankar për jorezidentët pati arritur arriti nivelet më të larta në mesin e vitit 2017. Një pjesë e madhe e kredisë jashtë vendit lidhej sidomos me aktivitetin e degës së BKT në Kosovë. Pasi dega në fjalë u nda nga banka mëmë në Shqipëri, në fillim të vitit 2019, kjo kredi pësoi rënie të ndjeshme. Edhe në momentin kur kredia jashtë vendit arriti pikun, ajo ishte e kufizuar në pak banka të mëdha të sistemit.

Aktualisht, Credins Bank ka degë të saj edhe në tregun e Kosovës, që vazhdojnë të klasifikohen si pjesë e bankës mëmë në Shqipëri. Nga pikëpamja statistikore, portofoli i Credins Kosovë klasifikohet si kredi për jorezidentët, megjithëse banka ushtron aktivitet si bankë lokale në Kosovë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia për subjektet jorezidente në pjesën më të madhe është kredi e dhënë për bizneset, e dominuar kryesisht nga maturiteti afatgjatë.

Rënia e normave të interesit të Euros në tregjet e jashtme duket se ka frenuar investimet e bankave në letra me vlerë të subjekteve jorezidente.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit qershor vlera e investimit të sektorit bankar në letra me vlerë të subjekteve jorezidente arriti në 253.9 miliardë lekë. Që nga fillimi i vitit, portofoli i letrave me vlerë të subjekteve jorezidente është tkurrur me më shuëms e 23 miliardë lekë ose 8.4%.

Vitin e kaluar, Banka Qendrore Europiane nisi uljen e normave të interesit, pas një cikli dyvjeçar në rritje. Aktualisht, norma e interesit të depozitave ditore ka zbritur në 2%, ndërsa ajo e instrumenteve bazë të rifinancimit në 2.4%. Kjo ka ulur rrjedhimisht edhe normat e interesit të euros në tregjet financiare, duke i bërë më pak tërheqëse investimet në emetimet e reja të instrumenteve të borxhit./MONITOR

bankës së shqipërisë

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet