LIVE UPDATES
Aktualitet

VD+EMRAT/ Kërcënuan të riun me armë zjarri, arrestohen 3 autorët, sekuestrohet kallashnikovi dhe pushka

Këta persona kanë kërcënuar me armë zjarri kallashnikov si dhe pushkë një person të katërt për arsye të dobta.

7 Shkurt 2023, 14:25 Nga I.A
VD+EMRAT/ Kërcënuan të riun me armë zjarri, arrestohen 3
Momenti i arrestimit

SHKODËR- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Vaun e Dejës për kërcënim me armë. Këta persona kanë kërcënuar me armë zjarri kallashnikov si dhe pushkë një person të katërt për arsye të dobta. Tre të rinjtë e arrestuar janë Aleksandër Prendi 19 vjeç, Andrea Cara 21 vjeç dhe Erjon Uka 21 vjeç. 

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shkjeza”, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatit i Policisë Vau i Dejës. Kërcënuan me armë zjarri, një shtetas, për motive të dobëta, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë) dhe municion luftarak. Gjatë këtij operacioni, u zbardhen 2 raste të shkatërrimit të pronës me zjarr (djegia e 4 automjeteve), të ndodhura në nëntor 2022 dhe në janar 2023, autorë të të cilave dyshohet se janë këta 3 shtetas. Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Shkjezë, Vau i Dejës, 3 shtetas po kërcënonin me armë zjarri, për motive të dobëta, një shtetas tjetër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkjeza”, kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan shtetasit: -A. P., 19 vjeç, A. C., 21 vjeç dhe E. U., 21 vjeç, të tre banues në fshatin Rranxë, Vau i Dejes. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit A. P., i cili në bashkëpunim me 2 shtetasit e tjerë të arrestuar, po kërcënonte me armë zjarri (kallashnikov), për motive të dobëta, shtetasin G. F. Gjatë kontrolleve, u gjet edhe një armë zjarri pushkë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit kallashnikov të përdorur për kërcënimin, municion luftarak, një automjet dhe 3 celularë.

Në vijim të veprimeve proceduralo-hetimore në kuadër të operacionit policor “Shkjeza”, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i dy rasteve të shkatërrimit të pronës me zjarr, nga këta tre shtetas, të cilët në datën 18 nëntor 2022, në fshatin Mjedë, kanë djegur 3 automjete, ndërsa në datën 10 janar 2023, në fshatin Kaçë, kanë djegur 1 automjet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

aleksandër prendi andrea cara erjon uka

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet