18 Tetor 2023, 13:36
Nga A.B
Altin Dumani
TIRANË- Kryeprokurori i SPAK Altin Dumani ishte i pranishëm ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian. Gjatë mbledhjes ai ka deklaruar se SPAK ka bashkëpunim me shumë agjenci të huaja në Europë dhe vijon punën për zgjerimin e këtyre marrëdhënieve.
Ai propozoi ngritjen e kufirit minimal për hetimin e dosjeve të korrupsionit, kufi i cili qëndron më shifrën e 50 mijë lekëve të reja.
Kreu i SPAK Altin Dumani:
“Të gjithë synojmë patjetër të rrisim gjeografinë e vendeve të rajonit ku të bashkëpunojmë. Sa i takon vendeve të BE apo Britanisë kemi shumë skuadra të përbashkëta dhe synojmë të zgjerohemi me vendet nordike. Kemi bashkëpunim shumë të mirë me këto agjenci.
Sa i takon punës së SPAK, dua të sjell në vëmendje konkluzionin e reporterëve të KiE-së. Ata patën shqetësim për korrupsionin dhe vlerësuan rezultatet e SPAK. SPAk duhet të fokusohet vetëm në çështjet e korrupsionit të madh, ndaj kemi vendosur një limit. Shuma prej 50 mijë lekësh është një kufi që na ngarkon më shumë dhe besoj se prokuroritë e tjera mund të ushtrojnë ndjekjen penale për këto raste. Ne kemi pasur konkluzionin që ky kufi minimal duhet të jetë më i lartë.
SPAK gjatë 9-mujorit ka qenë e vëmendshme dhe vëmendje ka marrë identifikimi i vlerës së produktit të veprës penale me qëllim final sekuestrimin e pasurive të vendosura nga korrupsioni. Janë dhënë 4 vendime për sekuestro preventive”
altin dumani
Aktualitet
18 Tetor 2023, 13:23
A.B
Policia
SHKODËR- Dy të rinj janë konfliktuar ditën e sotme në Shkodër. Policia bën të ditur se një prej tyre &...
Aktualitet
18 Tetor 2023, 12:26
a.l
Sulmohet me letra higjenike 'Ministria e Arsimit'
TIRANË- Ka vijuar edhe sot protesta e studentëve të Mjekësisë e cila zhvillohet...
Aktualitet
18 Tetor 2023, 11:50
a.l
Kalimi në krahë të kundërt
TIRANË- 'Lojërat' në akset rrugore të vendit tonë duket se po kthehen në zako...
Aktualitet
18 Tetor 2023, 12:01
A.B
Studentet
TIRANË- 'Duart e prangosura nuk shërojnë'- thonë studentët e mjekësisë në protestën e tyre e cila ka...
Aktualitet
18 Tetor 2023, 11:31
h.k
Protesta e Shoqates se te verberve
TIRANË-Shoqata e të verbërve ka dal paraditen e sotme në protestë përpara Kryeministris&eu...
Aktualitet
18 Tetor 2023, 11:15
h.k
Protesta e studenteve te Mjekesise
TIRANË-Studentët e Fakulteti të Mjekësisë kanë dalë në protestën e radh&eu...
Aktualitet
18 Tetor 2023, 11:03
h.k
Laert Haxhiu
ATHINË-Ekstradimi Leart Haxhisë do të vendoset paraditen e sotme në Gjykatën e Apelit të Athinës në o...
Aktualitet
18 Tetor 2023, 11:04
A.B
Ambulance
PUKË- Tonin Lleshi tentoi të vetëdigjej me benzinë ditën e sotme brenda ambienteve të Bashkisë së Fush&eu...
Aktualitet
18 Tetor 2023, 10:49
A.B
Ambulanca
DEVOLL- Një person i pajetë është gjetur këtë të mërkurë në afërsi të kufirit shqipta...
Aktualitet
18 Tetor 2023, 10:31
A.B
Kompania publike e menaxhimit të trafikut ajror, Albcontrol thotë se i kanë humbur dy ndërtesa. Dy objektet me numër pasurie 137/1 dh...