Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai tha se në të gjitha qendrat e votimit të Kamzës dhe të Elbasanit, është provuar votim sistematik i asistuar. Po kështu Komisionet kanë thyer rregullat që garantojnë sekretin dhe lirinë e votës.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar në rubrikën "Opinion" në "News 24" se Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) është i kapur politikisht. Ai iu referua me theks të veçantë të burgosurve në Rrogozhinë, ku sipas tij, u përzgjodhën të votonin qeverinë. Sot, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi me shumicë votash rrëzimin e kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për të mos pasqyruar te rezultati final votat e qendrës së votimit në burgun e Rrogozhinës.
“KAS sot përkthehet në një mekanizëm që dështon procesin ankimor. Kemi parë vendime që as gjykata nuk i kishte marrë përsipër. KAS përcaktoi që kush është kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. KAS është i kapur politikisht. Në rastin e Rrogozhinës, burgu përmbysi rezultatin. 24 të burgosur i kanë marrë në mënyrë të targetuar, me siguri ka shumë më tepër se aq. Është 2/3 e votave kjo e burgut. Kanë apo nuk kanë të drejtën e votës, KAS nuk na jep këtë informacion. Këta kanë përzgjedhur të burgosur që do të votonin për qeverinë”, tha ai.
I ndalur tek Kamza dhe Elbasani, Bylykbashi solli në fokus një sërë problematikash. Ai tha se në të gjitha qendrat e votimit të Kamzës dhe të Elbasanit, është provuar votim sistematik i asistuar. Po kështu Komisionet kanë thyer rregullat që garantojnë sekretin dhe lirinë e votes.
“Kemi në mënyrë sistematike të provuar qartë, që operatorë, komisionerë, kanë asistuar votimin e shumë zgjedhësve dhe kjo është antikushtetuese. Në pesë qendra votimi ka pasur votim familjar. Në të gjitha qendrat e votimit të Kamzës dhe të Elbasanit, është provuar votim sistematik i asistuar, duhet të shpallen të pavlefshme. Komisionet kanë thyer rregullat që garantojnë sekretin dhe lirinë e votës”, ka shtuar ndër të tjera Bylykbashi.
Edi Rama dhe Changpeng Zhao UASHINGTON- Rregullatorët amerikanë paditën "Binance" dhe CEO-n e saj Changpeng Zhao pasi akuzohet se ka kr...
Ina Zhupa TIRANË- Më 15 qershor do të mbahet seanca gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me koncesionin p&eu...
Komisioni i Ekonomise TIRANË- Komisioni i Ekonomisë dhe i Ligjeve ka miratuar sot ndryshimet e propozuara nga qeveria në ligj...
Numerim TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” q...
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji mendon se rruga e vetme për bashkimin e demokratëve është ulja e të g...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i bën thirrje qeverisë së Kenias, që të paraqesë rastin e Joy Aoko-s n&e...
Ivi Kaso TIRANË- Pas vendimit të KAS për të quajtur të vlefshme kutinë e burgut në Rrogozhinë, koalicioni 'Bas...
KAS TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për të shp...
Evis Kushi TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka folur në lidhje me publikimin e tezës së provimit të anglishtes ...
Flamur Noka TIRANË- Deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka zbuluar në emisionin “Log” në Panorama TV, se po hetohet nga SPAK, p...