23 Tetor 2024, 15:15
Nga E.d

KORÇË- Një 44-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi kishte kanosur për jetën përmes rrjeteve sociale një shtetas dhe familjarët e tij. Mësohet se Adrian Kroji kanosi për jetën një shtetas dhe familjarët e tij, që t’i jepnin para. Gjithashtu në muajin qershor, u arrestua bashkëpunëtori i tij Kreshnik Aliaj.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, si rezultat i një hetimi të kryer për disa muaj, me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, për një rast të kanosjes në rrjete sociale, për dhënie pasurie, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Accounts”.
Gjatë këtij operacioni u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim A. K., 44 vjeç, banues në Korçë, për të cilin Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në muajin mars, në bashkëpunim me shtetasin K. A. (i arrestuar në muajin qershor), ka kanosur për jetën një 37-vjeçar dhe familjarët e tij, për t’i dhënë shuma parash nga 2000 deri në 6000 euro. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionkt të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
polica e korces
Aktualitet
23 Tetor 2024, 14:11
r.ll
foto e vizave
TIRANË- Një futbollist 21-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi i siguronte viza turistike të ...
Aktualitet
23 Tetor 2024, 13:51
N.F
Redjan Rraja
TIRANË- Gjykata e Apelit të Posaçëm ka konfiskuar 9 pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme në em&eum...
Aktualitet
23 Tetor 2024, 13:37
N.F
Pëllumb Hysko
TIRANË- Mjeku radiolog Pëllumb Hysko dhe tekniku laborant Artur Zeko janë pezulluar nga detyra. Pezullimi i tyre nga dety...
Aktualitet
23 Tetor 2024, 13:24
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Rritja e interesit turistik për Shqipërinë ka sjellë në vëmendje nevojën për të z...
Aktualitet
23 Tetor 2024, 12:38
N.F
Ambulanca
TIRANË- Pensionistët janë mbledhur ditën e sotme përpara Kryeministrisë ndërsa po protestojnë pë...
Aktualitet
23 Tetor 2024, 12:06
ZH.LL
Ilir Proda dhe Jonathan Ellis
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti sot n&eu...
Aktualitet
23 Tetor 2024, 11:48
N.F
Greqi
GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e një të moshuarve në në Kamena Vurlë në G...
Aktualitet
23 Tetor 2024, 11:18
r.ll
hysni burgaj
TIRANË- Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj është paraqitur ditën e sotme ...
Aktualitet
23 Tetor 2024, 11:11
N.F
Foto ilustruese
SARANDË- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se akside...
Aktualitet
23 Tetor 2024, 10:47
N.F
DURRËS- Një operacion policor është zhvilluar ditën e sotme në zonën e Plazhit në Durrës. Mësohet se sot &eu...