EMRAT/ Krimi brenda familjes në Shkodër, identifikohet viktima dhe autori
9 Korrik, 13:55
Krim brenda familjes n&eu...
Aktualitet
Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve: Dorëheqja e kryeministrit Rama
Me një stil ironik, por tejet domethënës, Tepelena ka "lexuar" pesë pikat kryesore të platformës së protestës, duke nënvizuar se e gjithë energjia e tubimit është përqendruar te një kërkesë e vetme, largimi i kryeministrit Edi Rama.
9 Korrik 2026, 20:06Nga D.S
PAMJE NGA
TIRANË- Në ditën e 40-të të qëndresës qytetare para godinës së Kryeministrisë, protesta ka marrë një ton të prerë dhe të vendosur. Aktivisti Andi Tepelena, duke hapur fjalën e tij para protestuesve, ka konfirmuar se kërkesa e qytetarëve mbetet e pandryshuar dhe unike.
Me një stil ironik, por tejet domethënës, Tepelena ka "lexuar" pesë pikat kryesore të platformës së protestës, duke nënvizuar se e gjithë energjia e tubimit është përqendruar te një kërkesë e vetme, largimi i kryeministrit Edi Rama.
Kjo formë e artikulimit të kërkesave ka shkaktuar reagime të forta tek protestuesit, të cilët vijojnë të mbushin sheshin prej më shumë se një muaji, duke kundërshtuar jo vetëm qeverisjen aktuale, por edhe sistemin politik në vend.
"Dua ta filloj me pesë kërkesat e famshme që dolën nga ky shesh, duke u konsultuar me njerëzit. Pika 1, dorëheqja e kryeministrit Rama. Pika 2, dorëheqja e kryeministrit Rama. Pika 3, dorëheqja e kryeministrit Rama. Pika 4, dorëheqja e kryeministrit Rama. Dhe pika 5, që është edhe më e rëndësishmja, dorëheqja e kryeministrit Rama.", u shpreh ai./Dosja.al