LIVE UPDATES
Aktualitet

IQOS dhe Agna shkelin ndryshimet për reklamimin e cigareve

Pa u futur ende në gjimnaz, atëherë kur nuk konsiderohen as adoleshentë, fëmijët në Shqipëri provojnë cigaren, ose më keq format e reja të saj, të cilat bëhen gjithnjë e më shumë të padedektueshme. Edhe pse politikat për të parandaluar reklamimin dhe ndërgjegjësimin ekzistojnë, duke se në një hallkë, diku çalon.

24 Janar 2025, 12:51 Nga M.B
IQOS dhe Agna shkelin ndryshimet për reklamimin e cigareve
Foto ilustruese

TIRANA- “Duhani vret!”-këtë slogan e dinë edhe ata që kurrë në jetën e tyre nuk kanë konsumuar një cigare dhe tashmë ka fakte për këtë. Vetëm së fundmi, studiuesit në Kolegjin Universitar të Londrës zbuluan se një cigare e vetme të shkurton 20 minuta jetë! Por kjo duket se nuk i ka shqetësuar, ose motivuar duhanpirësit që të ndalin konsumin. Nga matja e fundit e bërë në vitin 2023, në Shqipëri mbi 42% e meshkujve dhe 7% e femrave konsumojnë produkte duhani, një normë shumë më e lartë se mesatarja globale. Ajo që e bën me alarmante situatën është fakti se mosha mesatare e nisjes së duhanit tek djemtë dhe vajzat në Shqipëri është vetëm 13 vjeç.

Pa u futur ende në gjimnaz, atëherë kur nuk konsiderohen as adoleshentë, fëmijët në Shqipëri provojnë cigaren, ose më keq format e reja të saj, të cilat bëhen gjithnjë e më shumë të padedektueshme. Edhe pse politikat për të parandaluar reklamimin dhe ndërgjegjësimin ekzistojnë, duke se në një hallkë, diku çalon.

ZËRI ka vëzhguar prej kohësh rrjetet sociale, faqet e mediave, emisionet dhe pika të ndryshme shitjeje në Tiranë; të gjitha kanë një të përbashkët. Askush nuk e respekton ligjin! Ligji i ndryshuar për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit e thotë qartë dhe pa lënë vend e hapësirë për manipulime: ndalohet reklamimi i drejtë, i tërthortë apo dhe i fshehtë për të gjitha produktet e duhanit! I njëjti ligj thotë se ndalohet edhe sponsorizimi…

A respektohet ligji?

JO!

Në shtator të vitit 2024, Parlamenti kaloi ndryshimet në ligjin për produktet e duhanit dhe nënproduktet e tij. Në këto ndryshime sqarohet se ndalohet shitja falas ose me ofertë e duhanit, cigareve, cigareve elektronike, shishave e nargjileve. Ndryshimet prekin edhe reklamimin e produkteve.

IQOS dhe Agna shkelin ndryshimet për reklamimin e cigareve

Por nga Fletorja Zyrtare deri në terren, realiteti është ndryshe.

REKLAMIMI NË RRJETE

IQOS dhe Agna shkelin ndryshimet për reklamimin e cigareve

 

IQOS dhe Agna shkelin ndryshimet për reklamimin e cigareve

IQOS dhe Agna shkelin ndryshimet për reklamimin e cigareve

IQOS dhe Agna shkelin ndryshimet për reklamimin e cigareve

Në faqen zyrtare të “IQOS”, oferta jo vetëm që nuk është e fshehur, përkundrazi është kategori më vete. Për të blerë një pajisje me ulje çmimi mjafton që të plotësosh një kuiz, e po ashtu të japin edhe një dhuratë! Ofertat janë bërë në uebfaqen e Iqos, në rrjetet sociale të kompanisë dhe në të gjitha pikat e “tabaccinove” ku shpërndahet pajisja.

IQOS dhe Agna shkelin ndryshimet për reklamimin e cigareve

Sigurisht që në një cep të promos është edhe këshilla e zakonshme që supozohet të parandalojë blerjet. Por vetëm në një cep, thuajse e padukshme.

IQOS dhe Agna shkelin ndryshimet për reklamimin e cigareve

Sigurisht që në një cep të promos është edhe këshilla e zakonshme që supozohet të parandalojë blerjet. Por vetëm në një cep, thuajse e padukshme.

IQOS dhe Agna shkelin ndryshimet për reklamimin e cigareve

Fjalia në fakt duhet të ishte kështu: Ky produkt është i dëmshëm për shëndetin dhe përmban nikotinë, lëndë që krijon varësi. E ndaluar rreptësisht që të përdoret nga persona nën 18 vjeç!

Por nuk është shkruar kështu dhe kompania vazhdon e qetë punën pa u shqetësuar as nga institucionet që duhet të merren me këto rregullime. Askush nuk ka pretendimet se duhet ndaluar shitja e duhanit (sigurisht për të rriturit), por reklamimi është i ndaluar!
Ligji thotë qartë që ndalohet sponsorizimi në median e shkruar, në programe radiofonikë apo dhe televizive. Në rast se nuk ndodh, atëherë si qëllim është reklamimi i tyre i tërthortë. Por as kjo pikë e ligjit nuk është respektuar. Siç duket nga artikujt e mëposhtëm, të publikuar edhe disa muaj pas kalimit të ligjit në Kuvend, disa media publikuan një shkrim “PR” për një festë globale për 10-vjetorin e “IQOS Together X”. Shkrimet janë ende online, edhe pse fillimisht nuk duhet të ishin publikuar.

Megjithatë kjo nuk është asgjë në krahasim me reklamimin që i bën Vasil Naçi përmes “AngaGrup” për paketat “Karelia” në një nga faqet më të ndjekura të mediave online. Ky rast në fakt është shkelja më flagrante e ligjit që kemi hasur gjatë vëzhgimit në rrjet. Jo vetëm që ka një listë të llojeve të cigareve, por ekspozohen lirisht edhe çmimet. Tabela e reklamës mund të shihet qartësisht nga kushdo, por vetëm AMA dhe Inspektoriati i Shëndetit nuk e ka vënë re.

IQOS dhe Agna shkelin ndryshimet për reklamimin e cigareve

Pika tjetër, ajo e reklamimit “të fshehur” ka të bëjë me një nga spektaklet më të ndjekur në Shqipëri, në reality show. Në këtë rast banorët, personazhë të njohur për publikun, janë ‘reklamuesit’ më të mirë për brandet e cigareve elektronike dhe “vape”.

Dhe për më tepër janë falas!

ZËRI u përpoq të kontaktonte kompanitë përkatëse për të pasqyruar edhe versionin e tyre e për t’ju dhënë përgjigje shteruese pyetjeve tona, por mesa duket, kur vjen puna tek detyrimi për të bërë transparencë, të gjithë heshtin! Heshtja pasohet edhe nga institucionet përkatëse.

“The Guardian” thotë se promovimi nga dyqanet e vapave dhe reklamat në mediat sociale janë mënyra kryesore se si të rinjtë po ekspozohen ndaj kësaj praktike relativisht të re tymosësë. Duke e parë, të rinjtë shtyhen që ta provojnë dhe sapo e bëjnë nikotina bën “të sajën”. Më shumë se 4,000 njerëz të moshës 15 deri në 30 vjeç në Australi, Kinë, Indi dhe Britani të Madhe u pyetën nga studiuesit se si e kishin nisur konsumin e cigareve elektronike dhe duhanit. 45% e të anketuarve thanë se kishin panë reklama dhe kishin vendosur që ta provonin. 31 e të gjithë të anketuarve kishin parë reklama vape në TikTok dhe Instagram, 25% kishin parë reklama në Snapchat, 24% i kishin parë ato në Facebook; (24%) dhe 1 në 5 kishte parë reklama në YouTube (22%).

Lidhja që i bëhet reklamimit dhe shtimit në konsum nuk është aspak teorike. Përkundrazi, kjo lidhje solli që më 25 janar 1979 në SHBA të ndalohet reklamimi i cigareve. Ndalimi pritej të zvogëlonte pirjen e duhanit, me supozimin se reklamat i shtynin njerëzit, veçanërisht të rinjtë, që të mos kishin aq në kontakt. Por sigurisht që nuk ka efekt që të shuajë duhanpirjen! Me rëndësi është që të respektohet ligji, më pas duhanpirja sigurisht është në dorë të individëve. Kush ka dëshirë mund ta konsumojë!/Zëri.ai

 

iqos dhe agna


Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale