All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Impianti i Kasharit, 'gropa' që përpiu mln euro dhe helmoi Lanën

Mungesa e funksionimit të impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në Kashar përbën një nga problemet më serioze mjedisore dhe shëndetësore për qytetin e Tiranës sot.

3 Prill 2026, 16:33 Nga E.d
Impianti i Kasharit, 'gropa' që përpiu mln euro dhe helmoi
Foto ilustruse
All - Paragraf - 1

Bretkosat janë të vetmet gjallesa të zëshme që lundrojnë e lodrojnë pa e kuptuar se habitati që kanë zgjedhur (një pellg i madh me ujë të ndotur), i ka kushtuar shtetit 56 milionë euro investim, 13.5 milionë euro dëmshpërbim për prishje të njëanshme kontrate dhe degradim të pjesës së investuar. Jemi në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotur në Kashar, e cila vetëm emrin ka të madh, pasi çfarë shihet është një ngrehinë në degradim nga koha dhe mungesa e mirëmbajtjes, shoqëruar me një faturë të rëndë ekonomike, mjedisore dhe shëndetësore. 

Mungesa e funksionimit të impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në Kashar përbën një nga problemet më serioze mjedisore dhe shëndetësore për qytetin e Tiranës sot. Praktikisht, e gjithë ngarkesa e ujërave të ndotura urbane dhe industriale derdhet pa trajtim në lumenjtë Lanë dhe Tiranë, duke i kthyer ato në kanale të hapura shkarkimi dhe duke e transferuar ndotjen më tej në lumin Ishëm dhe në detin Adriatik”, thotë për Faktoje.al, OIsi Nika, ekspert hidrobiolog dhe Drejtor Ekzekutiv i EcoAlbania. 

Përveç dëmit mjedisor dhe shëndetësor, impianti mbart edhe një faturë ekonomike nga prishja e njëanshme e kontratës nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës në vitin 2018 ndaj kompanisë italo-japoneze “Donti & Kubota”. 

Pasojat vijuan kur në vitin 2024, kompania fitoi çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, duke i shtuar shtetit shqiptar edhe një faturë prej 13.5 milionë euro dëmshpërblim. 

Impianti

Në vitin 2008, qeveria shqiptare pas negociatave të shumta, ratifikon në Parlament “Marrëveshjen e huasë” ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për financimin e projektit “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe”. 

Në këtë marrëveshje, parashikohej që Banka Japoneze “JICA” do merrte përsipër financimin e projektit me kredi të butë për ndërtimin e Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Kashar të Tiranës. 

Kompania fituese u shpall (D.&K.C) “Donti & Kubota” për ndërtimin e kësaj vepre me vlerën 81 milionë euro. 

Për realizimin e projektit punimet filluan zyrtarisht më datën 16 Qershor 2014 me afat fillestar për përfundimin e tyre prej 30 muajsh nga momenti i fillimit të punimeve, (deri më 16 Dhjetor 2016). 

Si rezultat i dy shtyrjeve të dakordësuara ndërmjet AKUK dhe kompanisë dhe të miratuara nga financuesi JICA, afati i përfundimit të punimeve ndryshoi në 52 muaj nga data e fillimit të punimeve, duke lënë tetorin e vitit 2018 si afat përfundimtar, referuar raportit të KLSH për eliminimin e derdhjes së ujërave të përdorura në lumin e Lanës në Tiranë

MIE largon kompaninë

Në periudhën kohore 2017-2018, asokohe Ministria e Ekonomisë dhe Energjitikës nisi disa kontrolle të vazhdueshme pranë Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura. 

Në fund, MIE del me raport duke urdhëruar Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve (si administruese e veprës), që të ndërpresë kontratën në mënyrë të njëanshme me motivacionin: “Shkelje të kushteve të kontratës për afatet e punimeve”. 

Mbyllja e kontratës, me veton e MIE, në fund rezultoi me dëmshpërblim në favor të kompanisë, por edhe degradim të objektit të ndërtuar. 

Faktoje.al i nisi disa pyetje Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës se përse ndërpreu kontratën në mënyrë të njëanshme dhe të vinte në dispozicion konkluzionet e raportit që çoi në prishjen e marrëvëshjes, por deri në botimin e këtij artikulli nuk morëm përgjigje, pavarësisht kalimit të afateve ligjore për kthim përgjigje.

Pasoja

Projekti i nisur me shumë bujë dhe pas shumë negociatash aktualisht ka lënë Tiranën me një lum mjaft të ndotur që rrezikon shëndetin e banorëve të Tiranës dhe rrethinave të saj. 

“Si Lana ashtu edhe lumi i Tiranës janë në një gjendje të rëndë ndotjeje, që në shumë segmente mund të klasifikohet si ndotje e lartë deri në shumë e lartë (jashtë çdo standardi të pranueshëm sipas Direktivës Kuadër të Ujit të BE-së). Parametrat kryesorë si ngarkesa organike (BOD, COD), prania e baktereve fekale (E. coli), nutrientët (azot dhe fosfor) dhe mbetjet urbane e industriale tregojnë për një sistem ujor praktikisht të degraduar ekologjikisht”, thotë eksperti hidrobiolog Nika.

Nga të dhënat e administruara nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe nga Raportet e Gjendjes në Mjedis të publikuara, rezulton se vazhdimisht që nga viti 2010 e deri në vitin 2024, gjendja mjedisore e lumit Lana ka pasqyruar një nivel të konsiderueshëm ndotje. 

“Situata ka mbetur thuajse e pandryshuar në stacionin e monitorimit L2 – ish-Dogana, i klasifikuar vazhdimisht në Klasën V – Gjendje e keqe. Ndërkohë situata është përkeqësuar në stacionin e monitorimit L1 – Lanabregas, pavarësisht se ky stacion është i caktuar në fillim të rrjedhës së lumit dhe paraprin zonën e urbanizuar të qytetit të Tiranës. Për monitorimin e vitit 2024, të dy stacionet rezultojnë te vlerësuar në Klasën V – Gjendje e keqe”, konstaton AKM.

Paralajmërimi i KLSH

Ndërsa kompania (D.&K.C) sapo i ishte drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit dhe çështja ende nuk ishte regjistruar, institucioni i Kontrollit të Lartë i Shtetit pasi administron dokumentacionin dhe verifikon në vend ecurinë e punimeve, del në raport urgjent duke i kërkuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës që të rilidhë kontratën me kompaninë “D.&K.C”, pasi në impiant ishin kryer rreth 70 % të punimeve dhe problematikat për mospërfundimin në afat nuk kishin ardhur prej saj. “Kjo kontratë është ndërprerë në datën 04.07.2018 dhe deri në këtë datë, punimet ishin kryer rreth 70% ose në vlerën 56 Milion Euro. Ndërprerja (zgjidhja) e kësaj kontrate është bërë në mënyrë të njëanshme nga MIE nëpërmjet AKUKM në kundërshtim me marrëveshjen e financimit dhe me kushtet e kontratës së lidhur me kontraktorin”, thotë KLSH në raport.

Arbitrazhi

Më tej, audituesit theksojnë se MIE dhe AKUKM për zgjidhjen e kontratës nuk ka marrë miratim paraprak nga financuesi Banka Japoneze për Zhvillim “JICA” dhe nuk ka marrë parasysh sugjerimet dhe vërejtjet që i ka bërë Këshilli i Mosmarrëveshjeve, që kanë të bëjnë kryesisht për: mungesën të hapësirave për të kryer punimet; mungesën apo vonesa të tejzgjatuara të pagesave në vlera bllokuesve ndaj kontraktorit si; vonesa në likuidim të TVSH dhe pagesat e situacioneve; mungesa apo vonesa të theksuar bashkëpunimi në lidhje me marrjet e lejeve dhe miratimet e punimeve. “Duke marrë në konsideratë paligjshmërinë e zgjidhjes në mënyrë të njëanshme të kontratës ka shumë gjasa që kontraktori këtë çështje ta fitojë dhe buxheti i shtetit do të paguaj një shumë të konsiderueshme…”, sugjeron raporti. 

Përfundimi ishte i pritshëm. Gjykata e Arbitrazhit gjen përgjegjëse MIE për prishjen e njëanshme të kontratës dhe vendos që kompania të dëmshpërblehet në vlerën 13.5 milionë euro.

Gjendja sot

Pas kodrinave të Kasharit në një fushë me hapësirë të konsiderueshme shfaqet ajo çfarë ka mbetur nga Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotur. “Kujdes këtu kryhen punime”!, ky është paralajmërimi i parë që shfaqet në portën e kantierit, dukshëm e vjetëruar pa vënë kush dorë që nga viti 2018. Mes ferrash dhe gardheve të shtrembëruara ndodhen 26 vaska të mëdha, shtatë godina, tuba, hekura të shpërndara rrëmujshëm, puse të shumta dhe gjashtë “kulla vrojtimi” për rojet.

“Nuk lejohet të filmoni. Largohuni”, thotë prerë një nga rojet e objektit, ndërsa një tjetër i vjen në “ndihmë” me shpejtësi. 

“Në momentin e terminimit të kontratës, asnjë nga nënobjektet e projektit nuk kishte përfunduar dhe vënë në funksion. Në vijim, AKUK ka marrë masat e nevojshme për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e veprave të ndërtuara, me qëllim konservimin e tyre në gjendjen e terminimit të kontratës, bazuar në dokumentacionin teknik të masave të nevojshme për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e veprave të ndërtuara të përgatitur nga Konsulenti (supervizori i punimeve)”, thotë AKUK. 

“Gjithë periudhës pas terminimit të kontratës së punimeve, janë lidhur 4 (katër) kontrata për shërbimin e mirëmbajtjes së kantierit si dhe 8 (tetë) kontrata për shërbimin e ruajtjes fizike të objektit, të cilat janë vlerësuar në bazë të nevojave të projektit”, shton ky institucion. 

“Ndotja bakteriale jashtë çdo kufiri bashkë me metalet e rënda prej ujrave të zeza rrezikohet dhe ndotja e tokës së disa fermave që mund ta përdorin për vaditje, sidomos në rrjedhjen pas bashkimit me lumin e Tiranës në zonën e Laknasit, deri në Adriatik”, thotë eksperti i mjedisit, Lavdosh Ferruni.

Administrimi

Në përgjigjen zyrtare AKUK thotë se projekti është në fazën e rishikimit të detajuar, me qëllim vijimin e procedurave për lidhjen e kontratës së re me kontraktorin e punimeve dhe përfundimin e implementimit të tij. 

“Në fazën aktuale, mirëmbajtja e kantierit fokusohet vetëm në konservimin e objekteve ekzistuese, sigurinë e kantierit, aksesueshmërinë e qëndrueshme në objekte dhe zonat funksionale të kantierit dhe krijimin e kushteve optimale për vijimin e proceseve teknike dhe administrative që aktualisht janë duke u zhvilluar në objekt”, thotë AKUK.

Emergjenca

“Zgjidhja kërkon një qasje urgjente dhe të shumëanshme. Së pari, duhet të vihet menjëherë në funksion impianti i Kasharit dhe të garantohet operimi i tij sipas standardeve teknike dhe mjedisore. Së dyti, duhet të forcohet kontrolli mbi shkarkimet industriale dhe lidhjet e paligjshme në rrjet. Paralelisht, kërkohet një sistem i rregullt monitorimi transparent i cilësisë së ujit dhe informimi publik”, thotë hidrobiologu Nika./Nga Sebi Alla-Faktoje

lana kashar impianti

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale