LIVE UPDATES
Aktualitet

Ilaçet e paçertifikuara reklamohen si suplemente. AMA, AKU dhe Agjensia e Barnave mbyllin sytë

Dosja.al kërkoi informacion nga Agjencia Kombetare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekesore, Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit, Autoriteti Mediave Audiovizive dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

7 Qershor 2022, 17:22 Nga F.M
Ilaçet e paçertifikuara reklamohen si suplemente. AMA, AKU dhe
Foto Ilustruese

TIRANË- Spotet publicitare në televizione tashmë kanë të tjera qëllime, të reklamojnë suplemente dhe ilaçe. Minutazhin që mund tu dedikohej dyqaneve të ndryshme e produkteve që nuk kanë nevojë për receta mjekësore tashmë e zënë personazhë të ndryshëm publikë që sugjerojnë mediakamente. Keni nevojë të humbni peshë? Të kuroni artritin, osteoporozën? Të përmirësoni performancën tuaj në shtrat? Në ndihmë ju vjen juristja Eni Çobani, humoristi i njohur Sejfullah Miftari, apo moderator Ardit Gjebrea.

Me suplementin Superwoman në dorë, Çobani u sugjeron grave që ta përdorin si një zgjidhje imediate për të arritur qetësinë dhe rehatinë e dëshiruar në ato ditët e vështira.

“Superwoman për një Supergrua të fortë që nuk mposhtet asnjëherë!”- thotë Eni Çobani.

Dhe sapo ikën juristja nga ekrani, për 15 minutat e tjera del ‘Cekja’.

“Yp xhixhi”, thotë ai kur reklamon Prostatol e tregon me krenari se performaca e tij në shtrat është e barabartë me atë të një 25-vjeçari.

Më pas del Ardit Gjebrea që sugjeron pilula që shërojnë çdo dhimbje. Nisur nga këto spote të dyshimta, Dosja.al vendosi që në shërbim të qytetarëve të bënte një investigim. Përtej faktit që për këto produkte shpenzohen miliona euro dhe qutetarët pëdoren si kavie laboratorike për efekte të paçertifikuara, institucionet ia kalojnë ‘stafetën’ njëri-tjetrit dhe asnjë nuk di të thotë se ku bazohen këto sugjerime.

Konkretisht, Dosja.al kërkoi informacion nga Agjencia Kombetare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekesore, Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit, Autoriteti Mediave Audiovizive dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. I vetmi që denjoi të përgjigjej ishte AKU që sqaron se produktet që përmbushin kërkesat ligjore, me të cilat operon Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë. Produktet e tilla sipas AKU-së, kategorizohen si suplemente ushqimore dhe jo medikamente.

Referuar produkteve për të cilat kërkoni informacion, për sqarim, ato kategorizohen si suplemente ushqimore dhe jo medikamente,”- shkruhet në mesazh ndër të tjera.

Pra, nëse diçka që konsumon të kuron, nuk është medikament?

Agjencia Kombetare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekesore thotë se këto produkte nuk kanë aplikuar për autorizim për tregtim dhe për rrjedhojë nuk janë të autorizuar për tregtim si “bar”nga AKBPM-ja.

AKBPM-ja nuk ka miratuar asnjë material promocinal për produktet e mësipërme.Bazuar në Ligjin Nr.105/2014,“Për barnat dhe shërbimin farmaceutik” të ndryshuar Neni 55, Pika 3. Publiciteti për barnat, “Në mënyrë të veçantë, përfshin publicitetin për barnat pa përshkrim, drejtuar publikut të gjerë, sipas listës së miratuar të barnave OTC,”- shkruhet në përgjigje duke vijuar me një kalim përgjegjësie.

“Kërkesa e Dosja.al dhe trajtimi i problematikës të ngritur nga Ju nuk është në kompetencën lëndore të Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, por te institucioneve te tjera qe ne fushen e veprimtarise se tyre kane kontrollin e suplementeve,”- thuhet më tej.

Por, Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit thotë se kjo gjë është jashtë përgjegjësive të tyre.

Pershendetje, Ju bejme me dije se Agjencia e Mbrojtjes se Konsumatorit, eshte institucion nen varesine e Bashkise Tirane, e ngritur si strukture e posaçme  ne mbrojtje te konsumatorit ne nivel vendor.  Kjo bazohet tek Ligji 9902 "Per Mbrojtjen e Konsumatori", date 17.04.2008, i ndryshuar, ku ne Nenin 56/1 specifikohen qartazi edhe detyrat e qeverisjes vendore lidhur me mbrojtjen e konsumatorit, te cilat kane te bejne vetem me informimin, njoftimin dhe ndërgjegjësimin e konsumatorëve. Sa me siper cituar, informacioni qe ju kerkoni eshte jashte kompetencave tona ligjore. Ju urojme pune te mbare!”- përgjigjet AMK. Kush e merr përsipër të përgjigjet për efektet anësore dhe jo vetëm të këtyre ilaçeve që reklamohen sikur të jenë çokollata?

Kush e mban përgjegjësinë për dëmet që mund të shkaktojnë tek qytetarët këto produkte te paçertifikuara? Pse lejohet të bëhet publikisht ky marketing i rrezikshëm? Çfarë bën AMA për të mbrojtur qytetarët? Çfarë ben AKU? Çfarë bën agjensia kombëtare e barnave? Nëse shan në Televizion dënohesh dhe nëse ofron helm per shëndetin lejohesh.

Nëse fut domate të pakontrolluara dënohesh, nëse fut helme reklamohesh. Nëse fut ilaçe ë paçertifikuara të hiqet liçenca nëse i quan suplemente të njëjtat ilaçe, bën para. Në kushtet kur asnjë institucion nuk kundeset per qytetarët, duhet të paktën të refuzohen nga ata vetë, për të mbrojtur shëndetin nga matrapazët.

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet