LIVE UPDATES
Aktualitet

Atentati ndaj Zamir Kalemit, Artan Hoxha zbulon detajet: Gjithçka nis nga ekzekutimi i Sadikajt

Hoxha tha se vëllait të Kalemit i janë bërë disa atentate dhe se ngjarja e fundit ka të bëjë me ekzekutimin e bujshëm të Aleksandër Sadikajt pranë qendrës tregtare TEG dhe disa ngjarjeve në Greqi. 

15 Janar 2024, 22:45 Nga I.A
Atentati ndaj Zamir Kalemit, Artan Hoxha zbulon detajet: Gjithçka nis nga
Artan Hoxha dhe Zamir Kalemi

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për atentatin ndaj Zamir Kalemit, i cili u godit në kryeqytet. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV,  Hoxha tha se vëllait të Kalemit i janë bërë disa atentate dhe se ngjarja e fundit ka të bëjë me ekzekutimin e bujshëm të Aleksandër Sadikajt pranë qendrës tregtare TEG dhe disa ngjarjeve në Greqi. 

"U krijua përshtypja, që në kryeqytet kishim fituar një lloj qetësie, për shkak se edhe një pjesë e personazheve të botës së krimit ishin larguar nga vendi. Por, konflikti që ka ndodhur si pasojë e atentatit të fundit ndaj Zamir Kalemit, është konflikt i ri. Është vijim i një serie ngjarjesh që kanë nisur me atentatin në afërsi të qendrës tregtare TEG. Në rastin konkret teknika e atentatit është e njëjtë. Personi i goditur nuk ka patur të kaluar të theksuar kriminale. Më tepër ka qenë vëllai i tij, Andrea (Adriatik) Kalemi, që gjatë vitit të fundit i janë bërë disa atentate. Kanë filluar ta quajnë si John Wick, që kujtojnë se e vrasin dhe ai kthehet. Ky është vëllai i Andreas (Adriatik) Kalemi.

Në ngjarjen ku u vra Aleksandër Sadikaj, pati vijimësi. U ekzekutua më pas Edmond Papa. Për këtë ngjarje është arrestuar edhe djali i një polici. Në 9 gusht 2023, Andrea Kalemi, është plagosur pas një atentati në një ishull të Greqisë. Autorët vajtën me skaf nga Italia. Ai e kishte ulur vigjilencën. Në këtë atentat, Adriatik Kalemi u plagos dhe ka marrë 12 plumba.  Kur mjekohej, autoritetet greke hapën letrat dhe u rezultoi i dënuar, pastaj vajti në burg. Në burgun e Athinës u sulmua muajin e kaluar, nga një i dënuar egjiptian, që ishte paguar nga rivalët e tij shqiptarë. Pasi i mbijetoi këtij atentati, sapo e mori veten nga spitali, e kanë riatdhesuar. Ai është rikthyer në Shqipëri. Por është munduar të jetë sa më larg vëmendjes. Kanë tentuar disa herë ta ekzekutojnë. Në pamundsi për ta arritur me të, i është bërë atentat vëllait të tij. Ai lëvizte me Smart por e shpëtoi gabimi i autorëve. Ka ndodhur në zonën e Selitës. Kjo ka lidhje me zinxhirin e ngjarjeve në Greqi dhe vrasje te TEG në Tiranë. Nëse mund të shohim një gjë pozitive në këtë gjë sterr të zezë, është fakti që autorët janë bërë më të përgjegjës dhe janë kujdesur të mos ketë viktima të pafajshëm", tha Hoxha.

artan hoxha zamir kalemi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet