LIVE UPDATES
Aktualitet

I biri akuzohet për spiunazh në Shqipëri, Zorin: Ende s'e kam takuar djalin, SMS e fundit që na dërgoi

Lidhur me fotot, babai i të riut tha se djali i tij është i tërhequr pas objekteve të braktisura dhe punët i tij i reflekton në një blog.

6 Shtator 2022, 23:06 Nga DOSJA
I biri akuzohet për spiunazh në Shqipëri, Zorin: Ende s'e
Yuri Zorin

TIRANË- Yuri Zorin, babai i Mikhail Zorin shtetasit rus të arrestuar në Gramsh, gjatë një interviste për Opinion.al ka mohuar  që i biri të ketë lidhje me shërbimet sekrete ruse. Ndërsa pohon se ka udhëtuar drejt Shqipërisë, Zorin shprehet se nuk ka patur mundësi ta takojë të birin. Lidhur me fotot, babai i të riut tha se djali i tij është i tërhequr pas objekteve të braktisura dhe punët i tij i reflekton në një blog.

Cili është profesioni i djalit tuaj?

Djali im, Mikhail Zorin është diplomuar vitin e kaluar në Universitetin e Kimisë Teknologjike në Moskë. Ai ka një bachelor për materialet kimike dhe teknologjike. Më pas Mikhail vendosi të vazhdonte studimet e tij në Europë. Ai zgjodhi Pragën ku studio gjuhën çeke për një vit. Në Qershor të këtij viti ai hyri në Shkollën e Kimisë Teknologjike në Pragë për studimet master. A e dinit që djali juaj po udhëtonte në Shqipëri? Cila ishte arsyeja e këtij udhëtimi?

Në Korrik Mikhail nisi pushimet dhe vendosi të ndërmerrte një udhëtim në vendet e Ballkanit. Mikhailit i pëlqen turizmi i paorganizuar, pra të udhëtojë vetëm. Ai ka zakonisht një biçikletë, një çantë shpine dhe një çadër kampingu.

Mikhail është I pasionmuar pas eksplorimeve urbane, (Urbex më shkurt). Kjo ka të bëjë me një lloj studimi të objekteve industriale, të harruara dhe të ndaluara për pjesën tjetër të shoqërisë. Zakonisht ato janë fabrika të braktisura, miniera, bunkerë, etj. Ai ka një blog në rrjetet sociale dhe i publikon atje fotot e tij. Me sa kam dijeni edhe miqtë e tij i përkasin këtij komuniteti kërkuesish.

Shqipëria e tërhoqi Mikhailin për faktin se në territorin e saj ka shumë objekte, veçanërisht bunkerë të braktisur që janë ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë.

A kishit dijeni nëse në këtë udhëtim ai do të ishte vetëm apo i shoqëruar?

Deri në 17 gusht ai udhëtoi i vetëm dhe më pas takoi miqtë e tij, Svetlana dhe Fyodor. Ata vijuan udhëtimin drejt Greqisë së bashku, me makinë.

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, a patët komunikim me djalin tuaj? Dhe nëse po, çfarë ju tha për qëndrimin këtu?

Ne kemi një lidhje të fortë në familje dhe që të katërt (gruaja ime, unë, djali më i vogël dhe Mikhail) komunikojmë rregullisht në Telegram përmes messengerit. Ai na solli një foto- reportazh të mirë mbi qëndrimin e tij në Shqipëri.

Veçanërisht kishte foto piktoreske të brigjeve pranë Vlorës, foto të rrugëve në Shqipëri, disa fshatra dhe sigurisht bunkerë të braktisur.

Gjatë komunikimit na foli me entusiazëm për njerëzit e mirë që takoi atje, të gatshëm gjithmonë për të ndihmuar nëse ishte nevoja dhe për ushqimin e mirë që servirej në fshatrat shqiptare.

Por çfarë mund të na thoni për faktin që ndaj tij këtu në Shqipëri ka një akuzë për aktivitet në shërbime inteligjente sekrete? A dini diçka rreth këtij fakti?

Në mënyrë kategorike mohoj çdo insinuatë që im bir të jetë rekrutuar nga ndonjë shërbim special rus apo nga ndonjë shërbim i ndonjë vendi tjetër. Ai nuk mund të ketë asnjë interes për to, sepse është ende një student dhe nuk është pjesë e ndonjë shërbimi sekret. Ai është një djalë i ri me pikëpoamje pasifiste që është ende duke e ndërtuar jetën dhe duke u përpjekur të marri një shkollim të mirë. Më vjen shumë keq që ushtarakët Albi Bici dhe Adrian Xhaka u palgosën gjatë incdidentit në uzinën e Gramshit. Do doja t’ju kërkoja ndjesë të sinqertë për veprimin e tim biri dhe t’ju uroj më të mirën.

A keni patur komunikim me djalin tuaj pas 21 gushtit?

Mesazhin e fundit nga Mikhail e morëm më 20 gusht rreth orës 2 pasdite. Ai na dërgoi foto ku na thoshte se binte shi dhe ai me miqtë e tij po qëndronin në makinë. Pas kësaj, komunikimi me Mikhail u ndërpre. Javën e shkuar unë isha në Tiranë dhe takova avokatin, zotin  Isuf Shehu që ka marr në mbrojtje djalin tim. Shpresova se do të më lejonin ta takoja djalin, por kjo nuk ndodhi.

A planifikoni të jeni në Tiranë për procesin gjyqësor të djalit tuaj?

Sigurisht unë do të përpiqem të vij në Shqipëri për procesin gjyqësor, sepse e gjithë familja është e shqetësuaër pë Mikhail. Por gjithçka do të jetë në varësi të shumë çështjeve teknike, si viza, etj. Në çdo rast, unë besoj tek ligji dhe e drejta dhe tek fakti se autoritetet kompetente do të ndjekin çështje dhe akuzat qesharake për spiunazh do të bien.

Marrë nga Opinion.al

yuri zorin mikhail zorin ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet