Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Dokumentacioni duhet të dërgohet brenda afatit të caktuar në ditë kalendarike nga dita e parë e shpalljes në portalin “Infermierë për Shqipërinë”, sipas përcaktimit në shpalljen.
TIRANA- Hyjnë në fuqi udhëzimet me procedurat e reja të konkurrimit për punësim pranë spitaleve apo qendrave shëndetësore publike të infermierëve dhe mjekëve. Udhëzimi “Për procedurat e punësimit, emërimit, pezullimit, lirimit dhe të disiplinës për profesionet e shkencave mjekësore teknike në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet platformës elektronike” përcakton se procesi i konkurrimit për profesionistët e shkencave mjekësore teknike, zhvillohet për:
a) të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara në kuadrin ligjor në fuqi për ushtrimin e profesionit;
b) kandidatët që kanë marrë pjesë në testimin me shkrim “Infermierë për Shqipërinë” të thirrjes paraardhëse dhe që dëshirojnë të përmirësojnë rezultatin e tyre.
Regjistrimi i kandidatëve bëhet vetëm nëpërmjet portalit “Infermierë për Shqipërinë”. Të interesuarit do të kenë si afat për kryerjen e aplikimit të paktën dy javë kalendarike nga data e shpalljes. për konkurrim.
Në fazën e parë, kandidatët e interesuar regjistrohen në portalin “Infermierë për Shqipërinë” dhe ngarkojnë/përditësojnë në portalin “Infermierë për Shqipërinë” dokumentet e kërkuara, duke përfshirë jetëshkrimin, diplomën universitare, lejen e ushtrimit të profesionit brenda afatit të vlefshmërisë.
Ndërsa për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, kriter i detyrueshëm për kualifikimin e tyre është që diploma të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Dokumentacioni duhet të dërgohet brenda afatit të caktuar në ditë kalendarike nga dita e parë e shpalljes në portalin “Infermierë për Shqipërinë”, sipas përcaktimit në shpalljen.
Udhëzimi përcakton se kandidatët që konkurrojnë do të vlerësohen me pike edhe për dosjen e dorëzuar, përfshirë edhe trajnimet me 30 pikë. Brenda numrit total prej 30 pikësh shtohet bonusi për studentë të ekselencës deri 5 pikë (“Studentë të ekselencës”, në kuptimin e këtij udhëzimi, janë studentët të cilët kanë përfunduar studime universitare në nivelin “Bachelor” me mesatare 9.00 – 10 ose ekuivalent, jo më herët se 3 vite përpara vitit kalendarik për të cilin po zhvillohet procedura); c) vlerësimin me shkrim, deri në 70 pikë.
Udhëzimi tjetër i Ministrisë së Shëndetësisë “Për procedurat e punësimit, emërimit, pezullimit lirimit dhe të disiplinës së mjekëve në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet platformës elektronike” rregullon procedurat për punësimin, emërimin, pezullimin, lirimin dhe disiplinën e mjekëve në institucionet e ofrimit të shërbimit të kujdesit shëndetësor publik, nëpërmjet portalit “Mjek për Shqipërinë”.
Në kuptim të këtij udhëzimi, termi “mjek” do të përfshijë të gjithë profesionistët e shëndetësisë që janë të licencuar për ushtrimin e profesionit nga Urdhri i Mjekut apo Urdhri i Stomatologut dhe që ushtrojnë profesionin e tyre.
Kandidatët e interesuar, regjistrohen në portalin “Mjek për Shqipërinë” dhe ngarkojnë/ përditësojnë në portal dokumentet e kërkuara. Dosja e aplikimit përmban: jetëshkrimin e kandidatit (CV), diplomën, lejen e ushtrimit të profesionet etj. Për kandidatët me profesion mjek dosjet e tyre do të vlerësohen me 45 pikë./ Monitor
Foto ilustruese ITALIA- Karabinierët e njësisë hetimore të komandës krahinore të Torinos zhvilluan një operacion&nb...
protesta TIRANË- Ka përfunduar pas dy orësh protesta e zhvilluar para bashkisë së Tiranës. Tubimi i radhës do të mb...
Foto ilustruese TIRANË- Instituti Ndërkombëtar Republikan publikoi sot rezultatet e një sondazhi të zhvilluar gjatë shkurtit ...
universiteti ne elbasan ELBASAN- Vetëm në vitin e fundit akademik, Universiteti ‘Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ka kë...
foto ilustruese KORÇË- Arrestohen dy persona dhe procedohen tre të tjerë në Korçë për vepra të ndrysh...
pamje nga protesta TIRANË- Qytetarët kanë tentuar të shkulin gardhin metalik para bashkisë së Tiranës, ndërsa kan&e...
oltion bistri TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuritë me vlerë 3 milionë euro të ish-drejtorit të Forcave...
Olsion Çela TIRANA- Prokurori i Përgjithshëm, Olsion Çela prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve bilancin për vitin 2023. ...
viktima dhe autori FIER- Policia ka shoqëruar në policia disa persona lidhur me vrasjen e efektivit Novruz Cenalia në Fier. Mes të sho...
foto nga protesta TIRANË- Ka nisur me tensione protesta e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para bashkisë së Tira...