LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

HORRORI në Durrës/ Gjykata lë në burg tre fëmijët që vranë dhe groposën babanë e tyre (DËSHMITË dhe AKUZAT)

• Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për tre fëmijët e Pëllumb Metës. • Hygerta, Hysen dhe Amarildo Meta akuzohen pë vrasjen dhe groposjen e babait të tyre. • Vajza 19-vjeçare gjatë dëshmisë para gjykatës, ka pranuar se ishte ajo që e ka qëlluar për vdekje të atin, ndërsa dy vëllezërit akuzohen për fshehje të krimit. • Hysen Meta i cili fillimisht dyshohej nga policia si autori i dyshuar i vrasjes tha se ishte e motra e cila ka shtënë me armë ndaj babait, duke e lënë të vdekur. • Në sallën e gjyqit nuk kishte të pranishëm asnjë nga familjarët. • Nga ana tjetër, mamaja e fëmijëve, Blerina Meta është procedua në gjendje të lirë lidhur me krimin e rëndë. • Ajo e mohon vazhdimisht se ka pasur dijeni për vrasjen dhe se mund të ketë qenë e përfshirë. • Ndërkohë, nga dosja hetimore detajet në lidhje me motivin e ngjarjes, ku thuhet se versioni që vrasja ka ndodhur për shkak të një fejese të padëshiruar nga vajza, Hygerta Meta është rrëzuar. • Të pyetur nga policia, familja që ku mund të fejohej Hygerta, ka pohuar se pavarësisht dëshirës së tyre për të lidhur krushqi me familjen Meta, i ati vajzës Pëllumb Meta ua kishte bërë të qartë se krushqia nuk mund të bëhej pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plane për ta fejuar. • Në ceremoninë e varrimit të 50-vjeçarit, që u krye nga vëllai i tij, mori pjesë vetëm vajza e madhe e familjes, e martuar në Krujë, ndërsa 2 vëllezërit e saj dhe motra ndodhen pas hekurave dhe bashkëshortja ishte shoqërua nga policia në banesën e prindërve të saj në Laç.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Dëshmitë kontradiktore të Hygertës, avokatja: Ka nevojë për hetime shtesë nga prokuroria

HORRORI në Durrës/ Gjykata lë në burg tre fëmijët
avokatja

DURRËS- Avokatja e tre fëmijëve të Pëllumb Metës, të cilët akuzohen se kanë bashkëpunuar me njërit-tjetrin për vrasjen e babait të tyre.

Avokatja tha se Hygerta Meta ka bërë tre dëshmi, dy prej të cilave janë kontradiktore. Madje ajo sugjeroi që në kushte të tilla ka nevojë për hetime shtesë nga ana e prokurorisë.

“Sa i përket dy të mbrojturve prej me, Hygerta pranoi veprën. Tha jam unë ajo që e kam kryer vrasjen. Do vijojnë hetimet sepse prokurori ka sjellë caktimin e masës së sigurimin për nenit 303, jo për vrasje. Janë bërë dy deklarime kontradiktore, ka vend për hetime shtesë”, tha avokatja.

Kujtojmë se sot Gjykata e Durrësit ka caktuar masën "arrest me burg" për tre fëmijët, të cilët akuzohet për "vrasje në rrethana familjare" dhe "fshehje dhe asgjesim të kufomës". 

2 VITE ME PARE

Vranë dhe groposën babanë, gjykata e Durrësit cakton "arrest në burg" për tre fëmijët e Pëllumb Metës (AKUZAT)

HORRORI në Durrës/ Gjykata lë në burg tre fëmijët
tre femijet

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për tre fëmijët që vranë groposën në kasolle, babanë e tyre, Pëllumb Metën.

Vajza 19-vjeçare, Hygerta Meta pranoi se e ka kryer ajo vrasjen, ndërsa nga frika e policisë kishte menduar tja linte fajin të vëllait. 

Akuzat e ngritura ndaj 3 të rinjve:

Hysen Meta akzuohet për "vrasje në rrethana familjare";

Hygerta Meta akzuohet për "fshehje dhe asgjësim i kufomës";

Amarildo Meta akzuohet për "fshehje dhe asgjesim i kufomes në bashkëpunim".

Nga dosja hetimore  dolën detaje në lidhje me motivin e ngjarjes, me tre fëmije të arrestuar dhe me nënën nën hetim ku thuhet se versioni që vrasja ka ndodhur për shkak të një fejese të padëshiruar nga vajza, Hygerta Meta është rrëzuar. Të pyetur nga policia, familja që ku mund të fejohej Hygerta, ka pohuar se pavarësisht dëshirës së tyre për të lidhur krushqi me familjen Meta, i ati vajzës Pëllumb Meta ua kishte bërë të qartë se krushqia nuk mund të bëhej pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plane për ta fejuar.

Blerina Meta, nëna e 3 fëmijëve të arrestuar, vendndodhja e të cilës mbahet sekret për shkak të sigurisë, ndodhet nën hetim në gjendje të lirë e dyshuar se kreu veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Blerina vazhdon ta mohojë që ishte në dijeni të ngjarjes, pavarësisht se në një nga dëshmitë e shumta që vajza ka dhënë mbi ngjarjen, dhe që prokuroria e ka pjesë të dosjes, thuhet se e ëma, kur ka ardhur në banesë ka ngelur e tronditur nga ajo që kishin bërë fëmijët.

2 VITE ME PARE

"Doja t'ja lija fajin vëllait", Hygerta pranon se ka vrarë babain: Jam penduar por nuk ka kthim pas (DËSHMIA)

HORRORI në Durrës/ Gjykata lë në burg tre fëmijët
hygerta meta

TIRANË- Autorësia e vrasjes së Pëllumb Metës në Shënavlash të Durrësit duket se u kthye të personi që dyshohej fillimisht, e cila ishte vajza, Hygerta Meta.

Vetë kjo e fundit ka pohuar para gjykatës se ka vrarë të atin, ndërsa tha se fajin donte t'ja linte vëllait, Hysen Metës.

Hygerta Meta: Duke qenë që ishte shumë e vështirë, frika nga policia ja lashë fajin e vrasjes vëllait. Konflikti ka nisur që në Dhjetor. I thashë jo për fejesën. Kisha frikë se nga refuzimi i fejesës se do më vriste. Ai preu bomblën e gazit dhe nuk e rregullloi, por më vonë. Në fund të Janarit më tha sërish për fejesën. Më tha që ju nuk keni për të bërë hajër ne këtë shtëpi, kishim frikë. Ka pasur konflikte dhe me mamin, e ka goditur mamin edhe kur ka qenë në gjumë për shkak se ishte zgjuar vonë. Babi ka qenë gjithmonë agresiv. Nuk e kam denoncuar nga frika, sepse kishim frikë të na vriste. Shumë herë na ka thënë do ju vras. Ai mund të paguante edhe dikë për të na vrarë.

Gjyqtarja: Si të lindi mendimi për ta vrarë babin?

Hygerta Meta: Herë më ka thënë mamaja ka thënë babi do ju vras e një herë e kam dëgjuar vetë. Unë e dija që kishte armë dhe dija momentin kur vinte nga puna. Erdhi babi nga puna ra duke pushuar, ishte me kurriz dhe mora armën, ja tregova babit. Nuk më tha gjë dhe më tha ku shkon me atë armë. Kur më tha ku shkon me të, i thashë çohu në këmbë, ai më ik andej. Unë e qëllova pas kësaj. Isha 2 metra larg. Jam penduar pasi e bëra. Por nuk ka kthim pas.

2 VITE ME PARE

Prokuroria kërkon burg për fëmijët/ Flet Hysen Meta: E ka qëlluar motra, nuk e vrava unë babain

HORRORI në Durrës/ Gjykata lë në burg tre fëmijët
pamje nga gjykata

DURRËS- Në gjykatën e Durrësit po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj tre fëmijëve që akuzohen për vrasjen e babait të tyre, Pëllumb Metës. 

Sipas policisë ekzekutori ishte djali i madh, Hysen Meta, ndërsa ky i fundit e ka mohuar këtë gjë para gjykatëses. Ai ka thënë se ishte prezente kur e vranë dhe se e ka qëlluar Hygerta.

“Cili ishte shkaku qe arritët sipas dyshimeve për këtë vepër, Nuk e kam bere un, të flasë ai që e ka bërë. Kam qenë prezent dhe e kam parë, ishte motra e vogël që e qëlloi”, tha ai.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për tre fëmijët, të cilët më 10 shkurt vranë babain e tyre dhe më pas e groposën.

2 VITE ME PARE

Vrasja e Pëllumb Metës, zbardhet dëshmia e djalit të vogël: Më tha mamaja kanë vrarë babain, më pas nisëm të fshihnim gjurmët

HORRORI në Durrës/ Gjykata lë në burg tre fëmijët

DURRËS- Zbardhet dëshmia e Amarildo Meta, djali i Pëllumb Metës, i cili ishte i pari nga fëmijët e viktimës që foli para togave të zeza.

I riu tregoi në sallën e gjyqit se kishte shkuar në banesë më 10 shkurt në orën 18:30, ku kishte gjetur nënën e shqetësuar e cila i kishte treguar për ngjarjen.

“Erdha në shtëpi në 18 e 30 minuta gjeta mamanë të shqetësuar dhe më tha; se kishin vrarë babai. Sapo kisha ardhur nga puna. Më pas nisëm që të fshihnim gjurmët. I kërkova shokëve një makinë që të bënim lëvizjet tona.”, tha Amarildo.

2 VITE ME PARE

Vranë dhe groposën babain, tre fëmijët e Pëllumb Metës dalin kokëulur para gjykatës (FOTO)

HORRORI në Durrës/ Gjykata lë në burg tre fëmijët
pamje nga gjykata

DURRËS- Kanë mbërritur në gjykatë tre fëmijët e Pëllumb Metës të cilët vranë dhe groposën babanë e tyre. Hygerta, Amarildo dhe Hysen Meta do të njihen sot me masën e sigurisë. Në seancën gjyqësore nuk është i pranishëm asnjë nga familjarët e tre të arrestuarve. 

Mbi tre fëmijët, rëndojnë akuzat e “Vrasjes për rrethana familjare në bashkëpunim” si dhe “mos kallëzim krimi”. Nga dosja hetimore kanë dalë detaje të reja në lidhje me motivin e ngjarjes, me tre fëmije të arrestuar dhe me nënën nën hetim ku thuhet se versioni që vrasja ka ndodhur për shkak të një fejese të padëshiruar nga vajza, Hygerta Meta është rrëzuar. Të pyetur nga policia, familja që ku mund të fejohej Hygerta, ka pohuar se pavarësisht dëshirës së tyre për të lidhur krushqi me familjen Meta, i ati vajzës Pëllumb Meta ua kishte bërë të qartë se krushqia nuk mund të bëhej pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plane për ta fejuar.

Blerina Meta, nëna e 3 fëmijëve të arrestuar, vendndodhja e të cilës mbahet sekret për shkak të sigurisë, ndodhet nën hetim në gjendje të lirë e dyshuar se kreu veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Blerina vazhdon ta mohojë që ishte në dijeni të ngjarjes, pavarësisht se në një nga dëshmitë e shumta që vajza ka dhënë mbi ngjarjen, dhe që prokuroria e ka pjesë të dosjes, thuhet se e ëma, kur ka ardhur në banesë ka ngelur e tronditur nga ajo që kishin bërë fëmijët.

2 VITE ME PARE

Horrori në Durrës/ Vranë babain dhe e groposën në kasolle, tre fëmijët dalin sot para gjykatës

HORRORI në Durrës/ Gjykata lë në burg tre fëmijët
hygerta, pellumb dhe hysen meta

DURRËS- Tre fëmijët e Pëllumb Metës, të cilët akuzohen se kanë vrarë të atin e tyre, do të dalin sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin tre fëmijë vranë me armë zjarri babanë e tyre, e groposën në kasollen e bagetive pranë banesës dhe më pas e raportuan të zhdukur. 

Mbi tre fëmijët, rëndojnë akuzat e “Vrasjes për rrethana familjare në bashkëpunim” si dhe “mos kallëzim krimi”. Nga dosja hetimore kanë dalë detaje të reja në lidhje me motivin e ngjarjes, me tre fëmije të arrestuar dhe me nënën nën hetim ku thuhet se versioni që vrasja ka ndodhur për shkak të një fejese të padëshiruar nga vajza, Hygerta Meta është rrëzuar. Të pyetur nga policia, familja që ku mund të fejohej Hygerta, ka pohuar se pavarësisht dëshirës së tyre për të lidhur krushqi me familjen Meta, i ati vajzës Pëllumb Meta ua kishte bërë të qartë se krushqia nuk mund të bëhej pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plane për ta fejuar.

Blerina Meta, nëna e 3 fëmijëve të arrestuar, vendndodhja e të cilës mbahet sekret për shkak të sigurisë, ndodhet nën hetim në gjendje të lirë e dyshuar se kreu veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Blerina vazhdon ta mohojë që ishte në dijeni të ngjarjes, pavarësisht se në një nga dëshmitë e shumta që vajza ka dhënë mbi ngjarjen, dhe që prokuroria e ka pjesë të dosjes, thuhet se e ëma, kur ka ardhur në banesë ka ngelur e tronditur nga ajo që kishin bërë fëmijët.

hygerta meta pellumb meta vrasje ne durres amarildo meta hysen meta

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet