LIVE UPDATES
Aktualitet

“Hajt t’ju jap një dorë”/ Korrupsioni në Bulqizë, bisedat mes Allës dhe zyrtarëve të tjerë: T’i hap një firmë të faturonte ca meqë kemi mundësinë

Ndaj ish-kryebashkiakut rëndon akuza “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

5 Nëntor 2023, 13:48 Nga Dosja.al
“Hajt t’ju jap një dorë”/ Korrupsioni në
Lefter Alla

SPAK ka dërguar për gjykim ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla dhe 11 të tjerë, të përfshirë në abuzime me tendera.

Ndaj ish-kryebashkiakut rëndon akuza “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndërkohë, vepra penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” rëndon ndaj Enkeleda Lleshit, Rubin Kolës, Arsen Gjokës, Leonard Daçit, Kujtim Zogut dhe Denis Xholit. SPAK ka provuar se Alla dhe nëpunësit e tjerë të Bashkisë Bulqizë kanë abuzuar me tenderin “Ndërtimi i rrjetit të furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”. Tenderi kapte vlerën e  322 milionë e 439 mijë lekë.

Lefter Alla ka qenë nën survejimin e policisë dhe më pas të SPAK-ut sapo është hapur hetimi për shkeljen e barazizë në tender. Kryebashkiaku i Bulqizës, së bashku me vartësit e tij, kanë përpiluar letrat me qëllim që tenderin ta fitonte bashkimi i kompanive “BOE EGLAND& BE-IS”. Më pas punimet do t’i kryente kompania “2AF ALBANIA” GROUP, e cila do të merrte edhe shumën e përcaktuar nga buxheti i Bashkisë. Kjo e fundit administrohej nga Aqif Konesha.

Në dosjen voluminoze të përgjimeve të siguruar nga gazetarja e TCH, Anila Hoxha dhe e zbardhur nga redaksia e TCH web, rezulton se ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla komunikon përmes tre chat-eve të përbashkëta me Erion Isakun dhe komunikimet mes tyre janë të shpeshta, duke filluar nga data 8 qershor 2022 deri me 24 shkurt 2023. Po ashtu nga kqyrja e aplikacionit Signal, vërehet se këta shtetas kanë komunikim edhe në këtë aplikacion, ku flasin e komunikojnë edhe me palë të treta.

Lefter Alla: A u more vesh me atë se më hutoi ky Aqifi.

Erion Isaku: Nesër në mëngjes. Po vij me Dushin të pimë një kafe.

Erion Isaku: Ke plusi jemi të vijmë të takojmë në Bulqizë. Dushi kishte diçka për të thënë kur të mbarosh na bëj një tel.

Erion Isaku: Kur do e pimë një kafe se jam me Dushin.

Lefter Alla: Ma vonë se ikëm në Ostren se vjen nesër Bela. Të marrë në telefon.

Lefter Alla: Dushi s’ka më gjë me sa shoh. A t’ja çosh një gjë. I kam unë

Erion Isaku: Po ia dërgoj të premten, vetëm jepja ti.
…….
Lefter Alla: Kur do hedhim rrugët Vajkal

Erion Isaku: Takohemi janë hedh.

Erion Isaku: Me datë 27 mars hapet

Lefter Alla: Kur është tederi? Ok super, T’u them pra

Erion Isaku: Ja ta shoh fiks datën. 1 minutë

Erion Isaku: Po Po fiks me dt.27

Bisedë e datës 18.02.2022, në të cilën Lefter Alla telefonon Aqif Koneshën:

Aqif Kornesha: Mirëmëngjes, he mor ça bo?

Aqif Kornesha: T’u la makinën

Lefter Alla : Ta kishe mor more, se mo nai morin ato shtyllat, boje një llaf me atë Drejtorin e Burrelit.

Komunikim mes Enkeleda Lleshit juristja e Bashkisë dhe Aqif Koneshën.

Enkeleda Lleshi: Çfarë bën, si je? Te lutem futu pak te Whatsapp-i se do të pyes diçka?

Enkeleda Lleshi: Ku je? A je larg?

Enkeleda Lleshi: Po kryetari më ka sjellë dhe një dosje tjetër dhe më tha merru me Aqifin ti, cilën duhet të kalojmë ne e cilën jo se mi ka ndërruar pesëqind herë. Po kur mund te vish këtej ti?

Aqif Konesha: Te hënën a te martën i bie

Enkeleda Lleshi: Ta mbaj unë dosjen atëherë

Bisedat e Arsen Gjokës me Rubin Kolën:

Arsen Gjoka: Çfarë, direkt e bëjnë po në vlerë minimale këta mo

Aqif Konesha: Do marrin mbikqyrje veç a kto. Paskan n’vler min fiksu, godit mkan kta veç. Vlerën se dinë, n’sy s’bien fare.

Aqif Konesha: Po jam pse kishe në kafe ca

Arsen Gjoka: Ok. Unë atë e mbylla, asaj tjetrës ekstraktet tashi t’shoh.

Arsen Gjoka: Hapim do sot e këtë internetit te

Arsen Gjoka: Sot e bëjmë vlerësimin, apo nesër

Arsen Gjoka: (i dërgon një material në formatin “jpg”, por nuk hapet pasi është
fshirë dhe nuk është rikuperuar)

Arsen Gjoka: Këtë, pranohet a? Është fondi sa limit.

Komunikimet e Arsen Gjokës me Erion Isakun:

Erion Isaku: Më dërgo pak emalin

Arsen Gjoka: Situacion nr.2 Curri.pdf

Arsen Gjoka: Situacion Nr 1 Curri shpkpdf

Arsen Gjoka: Fatura Curri Shok.pdf

Erion Isaku: Mos më harro atë të lutem

Erion Isaku: Më dërgo pak situacionet e Currit mos harro

Arsen Gjoka: Ok se t’i sjell tashi se paskam haru pz.

Arsen Gjoka: Ti dërgova në email

Arsen Goka: Mgjesi. A fole për punën e shpisë me atë Durimen, si e le.

Biseda mes Erion Isakut dhe personit të regjistruar me emrin Denis:

Erion Isaku: Edhe një ujësjellës me kismet do bëhet

Denis: Ambasada apo shoqata e Katarit

Erion Isaku: Edhe një VKM që kanë për Miratim

Erion Isaku: Shoqatë është G.Mara

Denis: Ja me atë del me humbie

Erion Isaku: Po ai e ka. I kam thënë Julit

Denis: Large me atë s’ia vlen

Denis: Shife ore shife se qiratë janë mirë nëntë pse me e lënë kot

Erion Isaku: Nga janari me duket do vije andej

Denis: Po t’i kisha hap një firmë të faturonte ca meqë e kemi edhe mundësinë. Tani ta provojmë nihere.

Erion Isaku: Po shumë mire ok, Deno se flasim.

Erion Isaku: Po nuk e di se ai thotë s’ja kam mbyll as dosjen dhe nuk e di çfarë do bëjë, vetëm më thotë po po do merremi vesh.

Denis: Vari l*sht me të futme gjithanej.

Erion Isaku: Kaq, por jo që si ka pagujt.

Denis: Ma ço pak numrin e Leferit

Denisi: (I dërgon një screenshot të një mesazhi me personin e regjistruar si Lefter Alla)

Denis: Më duhet llogaria e auditit se duhet me i pa. Ore ky su ka dhënë kurgja se ata qekan fut ne detaje.

Erion Isaku: S’di gjë pz. Ky thotë jam marr me të madhin.
……
Denis: Çfarë ke bërë ndonjë gjë

Denis: A je t’u kap ndonjë punë andej.

Erion Isaku: Po mirë. Ato që kam bërë proj po marrim, hajt mo

Denis: Se këtej kemi ngel pa leke hahahah.

Erion Isaku: Te pakten kalojmë

Denis: Po lene me se s’jane lek ato

Erion Isaku: Por tani kam fillu me zbatimin;

Erion Isaku: Po ma jep naj gje ky

Erion Isaku: Edhe kuptohet i jap

Denis: A s’kemi nxjerr ndonjë fond se bashkia s’ka lek.

Denis: Ore për vete jo per musen hahaha

Denis: A ke fol me Julian per super ne kav

Erion Isaku: Po kam fol. Më tha që po.

Denis: A e pe projektin n’fund si t’duket

Denis: Çfarë me tha Juli per çfarë ujesjellësi, Katari apo s’ke lef gjë thuaj.

Erion Isaku: Në fillim të janarit.
………

Denis: Ore a nuk i mbaruat punë Erionit në Burrel o shok, po e keni blloku ore, Qifja si ka dhënë akoma edhe ne Burrel shife njëherë mos e le pas dore se aq takat ka

Denis: Mire kalojmë ecim para do e takoj do i them, se nuk di gjë. Se nuk e kam takuar këtë kohë

Denis: Po a nuk është puna jote ajo

Erion Isaku: Do flas edhe do të them

Denis: Është e Qifes po nejse shihe se Erioni e di qe është e jotja.

Erion Isaku: Po jo ore prz s’di gjë, do e marr Erionin nesër në telefon

Denis: Po mirë, me llafe s’ka lidhje, llafet njëlloj janë. Po t’i jep lekët, akoma s’ia ka dhënë lekët e qendrës

Erion Isaku: Ore po te them që nuk kam bere pazar me Erionin, ka fol me Aqifin.

Denis: Ok ok fol me Qifen, çfarë do bëjë se unë s’e kap dot

Erion Isaku: Po nuk ka tel kur ta takoj do i them

Denis: Ok ok kur kam ik në Amerikë më the që do ju jap ca lekë çunave por meqë nuk je ti thuaji Qifes t’i jep lekët se se ka ortak Erionin ai ose te me shkruaj mos t’bëhem i keq kot tani.

Erion Isaku: Po i pate thënë atij t’ju bëjë një pagesë thjesht për punën, Por jo që unë jam ortak me të, se nuk i dilet llogaria atij. Edhe nuk mora pjesë në kafen

Denis: Atij është për t’ia q* ato rob se është bërë llome krejt

Erion Isaku: Ti në Shqipëri ishe edhe të thash si ishte puna

Denis: Hajd se ju jap një dorë unë si ta duan.

Erion Isaku: Po ti më kërkon mua llogari sikur unë ndaj lekët me të.

Marre nga TopChannel

lefter alla

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet