31 Dhjetor 2025, 18:40
Nga DOSJA

TIRANË- Pronari i Megatek, Dionis Teqja, prej më shumë se tre javësh njoftohet me shpallje publike nga drejtësia shqiptare përkatësisht Gjykata e Tiranës. Mësohet se shkak për shpalljen e njoftimit të biznesmenit është bërë mosgjetja e tij për të firmosur fletëthirrjen.
Një proces civil mes aksionerëve të një prej kompanive ku Teqja është aksioner, ka bërë që ai të njoftohet me një shpallje publike.
Sipas argumentimit të gjykatës, mosparaqitja e tij në seancë dhe pamundësia e njoftimit me postë e kanë detyruar gjykatën të bëjë shpallje publike.
Seanca e radhës, ku Teqja do të duhet të jetë i pranishëm, është caktuar më datë 13 shkurt 2026 ora 13.00.
Sipas Weblajm, Teqja është paditur nga një prej ortakëve të tij në kompaninë postare TNT.
Në padi dhe në shpalljen publike thuhet:
“Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Rrethi Tiranë, është duke u zhvilluar gjykimi i çështjes civile me nr. 1234, datë 10.12.2025, akti që i përket:
Paditës: Thanas Hyseni
Të paditur: Ferdinand Haxhiaj, Dionis Teqja, shoqëria ‘RADMAIL’ sh.p.k., shoqëria T.N.T Express Albania sh.p.k.
Palë e tretë: Qendra Kombëtare e Biznesit
Objekti: Pavlefshmëri vendimi asambleje + sigurim padie
Gjykata ka vendosur që, në bazë të nenit 133 të K.Pr.Civile, njoftimi i palës së paditur Dionis Teqja të bëhet me anë të shpalljes publike.
– Një kopje e kësaj shpalljeje të afishohet në Njësinë nr. 5, Tiranë.”
Aksioneri në minorancë në kompaninë postare pretendon për veprime në kundërshtim me statutin e kompanisë dhe i është drejtuar gjykatës për pavlefshmërinë e vendimeve të asamblesë, si edhe për sigurim padie deri në përfundim të çështjes në themel.
Përse është shpallur në kërkim biznesmenin Teqja?
Referuar dokumentit thuhet sipas nenit 133 të kodit të procedurës civile, e ky nen thotë:
Neni 133 i Kodit të Procedurës Civile (Shqipëri) rregullon njoftimin me shpallje publike.
Në përmbajtje, ai thotë (në thelb) se:
Kur nuk është e mundur njoftimi i palës sipas mënyrave të zakonshme (me postë, dorëzim personal etj.), sepse vendndodhja e saj nuk dihet ose njoftimi nuk mund të kryhet për shkaqe të tjera të justifikuara, gjykata vendos që njoftimi të bëhet me shpallje publike.
Çfarë parashikon konkretisht neni 133:
Gjykata urdhëron shpalljen publike të njoftimit;
Shpallja afishohet në ambientet e gjykatës dhe/ose në njësinë administrative përkatëse;
Në disa raste, mund të publikohet edhe në media (sipas vlerësimit të gjykatës);
Pas kryerjes së shpalljes, njoftimi konsiderohet i kryer ligjërisht, edhe nëse pala nuk paraqitet.
Neni 133
(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 4; ndryshuar me ligjin nr. 122/2013)
Kur personi i thirrur nuk i dihet vendbanimi ose vendqëndrimi në Republikën e Shqipërisë, ose nuk ka zgjedhur një banesë, apo nuk ka caktuar një përfaqësues të tij, sipas nenit 131 të këtij Kodi, njoftimi i aktit bëhet nëpërmjet afishimit të kopjes në gjykatën e vendit, ku do të gjykohet mosmarrëveshja, si dhe në vendin e afishimit, ku ka pasur vendbanimin e fundit. Ky njoftim qëndron i afishuar për jo më pak se 20 ditë.
Në rastin kur marrësi është person juridik privat, njoftimi bëhet nëpërmjet afishimit të tij pranë adresës së qendrës së regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit ose në regjistrin e organizatave jofitimprurëse.
Në këto raste, njoftimi i aktit bëhet edhe në një rubrikë të posaçme në faqen zyrtare në internet të
gjykatës, ose në një portal elektronik kombëtar të krijuar për këtë qëllim./Weblajm
dionis teqja megatek
Aktualitet
31 Dhjetor 2025, 18:42
TIRANA- Nata e ndërrimit të viteve është një festë që bën bashkë anëtarët e familjes dhe njerëzit ...
Aktualitet
31 Dhjetor 2025, 17:34
Këtë të mërkurë përfundon viti 2025 dhe me mesnatën troket viti i ri 2026 ndërsa si zakonisht, shumë njerëz ...
Aktualitet
31 Dhjetor 2025, 17:17
Përveç sallatës ruse, gjelit të pjekur, përsheshit, bakllavasë, (merr frymë), byrekut dhe qofteve, ka disa ushqime që...
Aktualitet
31 Dhjetor 2025, 16:35
I.A
AUSTRALI- Qyteti australian i Sydney e nisi vitin 2026 me një spektakël fishekzjarresh, të zhvilluar nën një prani të shtuar pol...
Aktualitet
31 Dhjetor 2025, 12:28
I.A
Flamuri
KOSOVË- Edhe pse gjatë vitit 2025 politikanët promovuan statistika që e nxirrnin Kosovën si vend që kryesonte matjet ...
Aktualitet
31 Dhjetor 2025, 12:13
I.A
Bankers Petroleum
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka zgjatur me 3 muaj afatet e hetimit pë...
Aktualitet
31 Dhjetor 2025, 11:32
D.S
LAÇ- Policia ka arrestuar një 28-vjeçar banues në Laç pasi, qakullonte i dehur dhe i armatosur me kallashnikov. Uniformat blu k...
Aktualitet
31 Dhjetor 2025, 10:50
D.S
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar dy kineze dhe një tajlandeze, pasi apartamentin që kishin marrë me qira në Bulevardin &ld...
Aktualitet
31 Dhjetor 2025, 10:10
D.S
TIRANË- Kryministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se mbi 13 mijë familje do të marrin kompensimin financiar për pronat e ty...
Aktualitet
31 Dhjetor 2025, 09:54
D.S
Rushan Selko
POGRADEC- Policia e Korçës ka reaguar rreth përdhunimit të 12-vjeçares në Pogradec. Uniformat blu, bëj...