LIVE UPDATES
Aktualitet

Ç'duhet të dini për linë e majmunit që po tremb botën, simptomat dhe trajtimi, Shqipëria ‘hesht’

Sëmundja zgjat dy deri në katër javë dhe simptomat mund të shfaqen 5 deri në 21 ditë pas infektimit. Simptomat e lisë së majmunit zakonisht fillojnë me një kombinim të etheve, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, të dridhura, rraskapitje dhe ënjtje të nyjeve limfatike. Simptoma e fundit është zakonisht ajo që i ndihmon mjekët të dallojnë linë e majmunit nga lija e dhenve, sipas OBSH-së.

24 Maj 2022, 10:03 Nga DOSJA
Ç'duhet të dini për linë e majmunit që po tremb
Foto ilustruese

TIRANË- Pas Covid-19, lija e Majmunëve është sëmundja unfektive që ka vënë në alarm botën. Ndërkohë që të gjitha vendet janë rihapur e i janë kthyer jetës së zakonshme duke u përpjekur të rimëkëmbim ekonominë pas pushtimit nga koronavirusi, ‘Lija e Majmunëve’ ka risjellë panikun mes njerëzve. Gjithçka nisi në Britaninë e Madhe, ku u raportuan rastet e para. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), simptomat e lisë së majmunëve janë përgjithësisht të ngjashme me ato të lisë normale, duke përfshirë ethe, dhimbje, lodhje dhe skuqje në trup. Në Afrikë, lija e majmunëve shkakton vdekjen në 1 në 10 persona të infektuar. Deri më sot, OBSH ka regjistruar më shumë se 90 raste të lisë së majmunëve në një duzinë vendesh duke përfshirë Britaninë, Spanjën, Izraelin, Francën, Zvicrën, SHBA-në dhe Australinë.

Pas Britanisë së Madhe, edhe vendet e tjera kanë nisur të marrin masat. Konkretisht në Angli dhe në Australi të infektuarit duhet të qëndrojën të mbyllur për dy javë pas pasur asnjë kontakt me asnjë person tjetër, ndërkohë që rekomentohet edhe vaksinimi. Belgjika e ka vendosur 3-javore karantinën. Ballkani nuk i ka shpëtuar as Lisë së Majmunëve.

'Pacientët 0' në Greqi janë një çift britanik. Turisti britanik 29-vjeçar, së bashku me partneren e tij e cila nuk ka shfaqur shenja deri më tani, aktualisht ndodhet në izolim në Spitalin Attikon, që ndodhet në Athinë, dhe po trajtohen për infeksionin e rrallë që mjekët thonë se shpesh kalon lehtë. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë publikoi dje një listë me simptomat e lisë së Majmunëve dhe kërkonte që qytetarët të bënin kujdes. Nga Shqipëria nuk ka ende asnjë paralajmërim, por ISHP-ja shprehet me bindje se në vendin tonë nuk ka asnjë rast.

Pas shfaqjes së rasteve të para të lisë së majmunëve në Gjermani, ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach tha se po përgatiten masa të tjera kontrolli. Aktualisht, rekomandimet për izolimin dhe karantinimin janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me Institutin Robert Koch, tha Lauterbach në kuadër të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë. Lauterbach theksoi se sipas njohurive të deritanishme, infektohen kryesisht meshkujt që kanë pasur kontakt seksual me meshkuj të tjerë.

Virologët nga ana tjetër nuk shohin rrezik për përhapje në shkallë të gjerë. Megjithatë, sipas tyre virusi duhet të studiohet mirë për të kuptuar më mirë rrugët e transmetimit.

Lija e majmunëve nuk ka shkaktuar më parë shpërthime të përhapura përtej  Afrikës, ku është endemike te kafshët. Zyrtari i lartë shëndetësor i Madridit tha të hënën se kryeqyteti spanjoll ka regjistruar 30 raste të konfirmuara deri më tani. Enrique Ruiz Escudero tha se autoritetet po hetojnë lidhjet e mundshme midis një ngjarjeje të fundit të Gay Pride në Ishujt Kanarie, e cila tërhoqi rreth 80,000 njerëz, dhe rasteve në një sauna në Madrid.

Ndërkohë që kanë dalë edhe teoritë konspirative. Bill Gates, pasi u akuzua se kishte implantuar një mikroçip përmes një vaksine COVID-19, këtë herë shënjestrohet si organizatori pas shpërthimit të lisë së majmunëve që tani po përhapet në Evropë.

Rasti i lisë së majmunëve vjen më pak se një vit pasi Bill Gates, themeluesi i Microsoft dhe pronari i Fondacionit Bill & Melinda Gates, paralajmëroi qeverinë që të përgatitet për pandeminë e ardhshme në të ardhmen. Përdoruesit e rrjeteve sociale mendojnë se kjo gjë nuk është rastësi.

Rasti i parë i lisë së majmunit te një njeri u regjistrua në vitin 1970 në Republikën Demokratike të Kongos dhe që atëherë është zbuluar në një numër vendesh të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore. Shumica e rasteve janë raportuar në DRC dhe Nigeri. Në vitin 2003, sëmundja u zbulua në SHBA kur ndodhi një shpërthim pas importimit të brejtësve nga Afrika.

Rastet e para në Mbretërinë e Bashkuar u zbuluan në vitin 2018. Një rast tjetër u zbulua në Londër në dhjetor 2019 dhe dy raste të tjera u zbuluan në Uellsin e Veriut në 2021. Të gjitha rastet mendohej se ishin nga udhëtarët që kishin qenë në Nigeri.

Simptomat

Sëmundja zgjat dy deri në katër javë dhe simptomat mund të shfaqen 5 deri në 21 ditë pas infektimit. Simptomat e lisë së majmunit zakonisht fillojnë me një kombinim të etheve, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, të dridhura, rraskapitje dhe ënjtje të nyjeve limfatike. Simptoma e fundit është zakonisht ajo që i ndihmon mjekët të dallojnë linë e majmunit nga lija e dhenve, sipas OBSH-së.

Pasi ethet janë të pranishme, simptoma kryesore e lisë së majmunëve,  24 orë më vonë, zakonisht shfaqet një skuqje e lëkurës në fytyrë dhe më pas skuqja përhapet në pjesë të tjera të trupit.

Lëkura i nënshtrohet një procesi të maturimit, nga degjenerimi makular (lezionet e sheshta) te papulat (lezionet e ngritura), vezikulat (plagat e mbushura me lëng), më pas fshikëzat (plagat e mbushura me qelb) dhe më pas korja përpara se të zhduket përfundimisht.

Njerëzit mund të kapin virusin nëse kafshohen ose gërvishten nga një kafshë e infektuar, duke ngrënë mishin e kafshëve të infektuara, nëpërmjet kontaktit me një person të infektuar ose duke prekur shtratin e veshjet e kontaminuara. Virusi hyn në trup nëpërmjet lezioneve të lëkurës, traktit respirator ose mukozës (syve, hundës ose gojës). Virusi transmetohet edhe përmes seksit.

Trajtimi

Sipas CDC, dezinfektuesit e zakonshëm shtëpiak mund të vrasin virusin e lisë së majmunit.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë