Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ashtu siç ndodhi në vitin 2023 edhe këtë vit ky qytet ka marrë vlerësimin si “traveler’s choise” apo “e zgjedhura e udhëtarëve” që sipas Tripadvisor u është një çmim që u jepet strukturave akomoduese, pikave turistike dhe restoranteve që në mënyrë të vazhdueshme fitojnë vlerësime shumë të mira nga vizitorët dhe renditen brenda 10 për qindëshit me vlerësim më të lartë të pronave në Tripadvisor. Kalaja e Gjirokastrës është një nga pikat që është vlerësuar pozitivisht nga vizitorët.
GJIROKASTËR- Ndoshta nuk ka det si një pjesë e mirë e destinacioneve që shohin dyndje çdo verë por Gjirokastrës i mjaftojnë shtëpitë e gurta, Kalaja dhe Pazari që të marrë gjithë vëmendjen e kërkuar përgjatë gjithë vitit.
Ashtu siç ndodhi në vitin 2023 edhe këtë vit ky qytet ka marrë vlerësimin si “traveler’s choise” apo “e zgjedhura e udhëtarëve” që sipas Tripadvisor u është një çmim që u jepet strukturave akomoduese, pikave turistike dhe restoranteve që në mënyrë të vazhdueshme fitojnë vlerësime shumë të mira nga vizitorët dhe renditen brenda 10 për qindëshit me vlerësim më të lartë të pronave në Tripadvisor. Kalaja e Gjirokastrës është një nga pikat që është vlerësuar pozitivisht nga vizitorët.
“Nëse doni të mësoni historinë e Gjirokastrës shkoni tek Kalaja” shprehet një vizitor që e vlerëson me 5 yje këtë eksperiencë. Sipas tij kalaja është atraksioni më i madh në qytet dhe aty do të mësoni të që doni të dini mbi historinë e kalasë.
“Hyrja në këtë kala është 400 lekë dhe ja vlen” shprehet pushuesi nga Maqedonia e Veriut sipas një vlerësimi të bërë në korrik.
Një vlerësim i gushtit po me 5 yje nënvizon se kalaja është magjepsëse dhe po kështu edhe guida. Ndërsa një tjetër vlerëson këtë eksperiencë si interesante. Në total kalaja e Gjirokastrës ka 943 vlerësime me një mesatare 4.5 nga 5.
Pazari i qytetit ka nga ana tjetër 272 vlerësime me një mesatare 4 nga 5. “Pavarësisht ditës së nxehtës të ecje në qytetet me kalldrëm të qytetit ishte këndshëm” shprehet një turist që e ka vizituar gjatë korrikut 2024.
Të renditura njëra pas tjetrës gjërat më të mira që mund të bësh në qytetin e gurtë janë së pari vizita në kala, së dyti shtëpia Skenduli e veçantë për arkitekturën lokale në shekullin e 19. Më pas vjen shtëpia e Zekateve, vizita në Pazar apo një udhëtim mbi kalë në malësitë e zonës. / Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kth...
Homazhe TIRANË- Në qytetin e Korçës janë zhvilluar homazhe në nder të 42-vjeçarit, Egli Proga i cili ...
Homazhet KORÇË- Në qytetin e Korçës janë zhvilluar homazhe në nder të 42-vjeçarit, Egli Proga i cili&nbs...
Lutfi Dervishi TIRANË- Gazetari Lutfi Dervishi ka bërë një postim në llogarinë e tij në "Facebook" në lid...
TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha përmes një postimi në llogarinë e saj në "Facebook" ka ngritur disa pyetje në lidhje me vrasj...
denis mece, egli progra KORÇË- Prokuroria e Korçës ka regauar përmes një njoftimi zyrtar lidhur ngjarjen e ndodhur ...
Kampi GJADËR- Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët do të kryejë monitorimin dhe konsulencën në dy qendra...
Foto ilustruese TIRANË- Zjarret po vijojnë në disa zona në Shqipëri duke shtuar këtë vit dëmtimet sidomos në m...
pamje nga zjarri KAVAJË- Një zjarr masiv ka përfshirë fshatin Bardhor të Kavajës, pranë plazhit të Gjeneralit....
Foto ilustruese TIRANË- Arbitrazhi paraqet një mundësi për të përmirësuar zgjidhjet e biznesit përmes mjeteve vulln...