LIVE UPDATES
Aktualitet

"Rritet me 48% industria e fluturimeve në vend"/ Analiza: Si u nda tregu ajror në vitin 2024

Sipas të dhënave zyrtare nga TIA, nga dhe drejt Rinasit, siç njihet aeroporti, fluturuan gjithsej 10.7 milionë pasagjerë, me rritje prej rreth 48% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kthimi i vendit në një destinacion turistik dhe hyrja e operatorëve me kosto të ulët vlerësohen se janë dy arsyet kryesore që kanë nxitur industrinë e fluturimeve në vend.

23 Shkurt 2025, 10:06 Nga B.Z
"Rritet me 48% industria e fluturimeve në vend"/ Analiza: Si u
Foto ilustruese

SHQIPËRI - Tregu i ajrit po zhvillohet me shpejtësi, i ndikuar nga kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik dhe rritja e konkurrencës pas hyrjes së operatorëve me kosto të ulët. Një numër rekord prej 30 shoqërish ajrore fluturuan nga dhe drejt Rinasit në vitin 2024, por dy operatorë, “Wizz Air” dhe “Ryanair” dominuan, duke transportuar 77% të pasagjerëve. Milano (Bergamo) mbetet destinacioni më i preferuar, por me rritje të shpejtë janë dhe Londra e Roma.

Në vitin 2019, përpara pandemisë, Tirana International Airport (TIA) përpunoi 3.3 milionë pasagjerë, një shifër që ishte rekord në atë kohë. Pas pandemisë rritja ishte aq e shpejtë, sa në 2024-n, volumi i pasagjerëve më se u trefishua, duke i kaluar 10 milionë.

Sipas të dhënave zyrtare nga TIA, nga dhe drejt Rinasit, siç njihet aeroporti, fluturuan gjithsej 10.7 milionë pasagjerë, me rritje prej rreth 48% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kthimi i vendit në një destinacion turistik dhe hyrja e operatorëve me kosto të ulët vlerësohen se janë dy arsyet kryesore që kanë nxitur industrinë e fluturimeve në vend.

Sipas TIA-s, rreth 6.4 milionë pasagjerë, ose gati 60% e totalit në 2024 ishin të huaj.

Gara e operatorëve me kosto të ulët u ashpërsua në vitin 2024, pas hyrjes së “Ryanair”, që për herë të parë ka arritur të marrë terren nga “Wizz Air”, teksa ky i fundit zinte deri në 61% të tregut në vitin 2023.

Në 2024-n, pesha e “Wizz Air” u ul me 6 pikë përqindje, ndërsa “Ryanair”, në vitin e parë të plotë të aktivitetit realizoi 22.4% të fluturimeve, sipas numrit të pasagjerëve.

Të dy këta operatorë dominuan 77% të biznesit të fluturimeve të pasagjerëve në 2024-n, duke lënë pak hapësira për konkurrentët e tjerë që sa vijnë e shtohen.

Hyrja e operatorëve me kosto të ulëta ka sjellë çmime më të lira për udhëtarët, si për shqiptarët, ashtu dhe të huajt, duke qenë një faktor kryesor që ka nxitur ardhjen e turistëve të huaj.

Nëse prenoton përpara, një biletë, kryesisht drejt Italisë mund ta blesh edhe me 15-20 euro në një drejtim, ose 30-40 euro vajtje-ardhje.

“Ne kemi zgjeruar ndjeshëm rrjetin e destinacioneve, aktualisht 113 në total, me lidhje të drejtpërdrejta në 33 shtete.

Gjithashtu, kemi rritur partneritetet me linjat ajrore, duke bashkëpunuar me 28 operatorë me linja të përhershme dhe 17 linja charter”, pohon Piervittorio Farabbi, Drejtori Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Si u nda tregu në vitin 2024

“Wizz Air”, kompania me origjinë hungareze, mbetet operatori më i madh i fluturimeve ajrore në vend, por pas një rritjeje të fortë deri në vitin 2023, gjatë 2024-s ka parë rënie të lehtë të peshës së tregut, sipas numrit të pasagjerëve, duke zbritur në rreth 55%, nga 61% vitin e mëparshëm. Hyrja e operatorit tjetër me kosto të ulët, “Ryanair”, duket se e ka ndaluar disi vrullin e hungarezëve.

Ndonëse ka shënuar rënie të peshës së tregut, me “Wizz Air” kanë fluturuar rreth 6.3 milionë pasagjerë në 2024-n, me rritje prej 37% në krahasim me vitin e mëparshëm. Në fillim tw 2025-s, “Wizz Air” fluturonte në 15 shtete dhe mbi 50 destinacione, sipas burimeve zyrtare.

“Vetëm në Shqipëri, kemi operuar afro 32 mijë fluturime”, pohon drejtori menaxhues i “Wizz Air Malta”, Mauro Peneda. “Rrugët më të njohura për 2024 përfshijnë Italinë, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, të cilat janë zgjedhjet kryesore për pasagjerët nga Shqipëria.

Vërejmë një interes në rritje nga udhëtarët e rinj për Francën, ndërsa destinacionet si Greqia dhe Suedia preferohen nga pasagjerët më të moshuar.

Duke parë përpara, Franca dhe Spanja po ngjiten në renditje për 2025, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermania dhe Spanja po bëhen shpejt destinacione të reja të preferuara për shqiptarët”.

Operatori tjetër me kosto të ulët, “Ryanair”, që hyri në treg në fund të 2023, në vitin e parë të plotë të aktivitetit ishte konkurrenti më i fortë i “Wizz Air”, duke marrë 22.3% të udhëtarëve që fluturuan përmes Rinasit.

Në fillim të 2025-s, “Ryanair” fluturonte drejt 11 shteteve dhe 26 destinacioneve, sipas faqes së internetit, duke qenë një konkurrent i fortë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Itali (kryesisht Bergamo).

“Air Albania”, që në vitin 2023 ishte operatori i dytë më i madh, me 7% të tregut, ka zbritur në vend të tretë në 2024-n, me një peshë prej 3.4%. Konkurrenca e “Wizz Air” dhe “Ryanair” ka ndikuar në aktivitetin e këtij operatori në destinacionet përveç Stambollit.

“Lufthansa” dhe “Austrian Airlines” zunë përkatësisht 2.8% dhe 2.1% të tregut të fluturimeve në vend. Pesha e tyre në vite është e qëndrueshme, teksa ato janë të përqendruara kryesisht në fluturimet tranzit drejt destinacioneve të largëta.

“Pegasus Airline”, me destinacion Turqinë, realizoi 2% të fluturimeve, në të njëjtat nivele me vitin e mëparshëm.

Aktiviteti i charter-ave kulmoi në vitin 2021, kur Shqipëria filloi të bëhej një destinacion i preferuar turistik. Në 2019-n, përmes charter-ave fluturuan 8% e pasagjerëve.

Pesha e tyre ra më pas, duke zbritur në 4% në vitin 2023 dhe 3.1% në 2024, teksa operatorët me kosto të ulëta filluan fluturimet direkte në shumë destinacione të Europës, si Poloni, Norvegji, apo Çeki.

Sipas të dhënave nga “Tirana International Airport”, në vitin 2024 fluturuan gjithsej në Rinas 29 operatorë (përveç charter-ave), por pjesa e tregut për 22 prej tyre është më pak se 1% secili.

Ndonëse numri i operatorëve që fluturuan drejt Rinasit është shtuar, i ndihmuar nga fluksi i lartë i turistëve dhe destinacionet janë zgjeruar, operatorët e tjerë ajrorë nuk kanë arritur të fitojnë terren.

“Swiss Air”, “Air Serbia”, “Eurowings”, “British Airways”, “ITA”, “LOT Polish Airlines” iu desh të mjaftoheshin me 0.5-0.1% të totalit të pasagjerëve.

“Iberia”, “Jetairfly”, “Norwegian”, “Easyjet”, “Fly Dubai”, “Transavia HV”, “SunExpress”, “Transavia TO” ndanë midis 0.1-0.5% të pasagjerëve që fluturuan nga dhe drejt Rinasit.

“SAS”, “Salam Air”, “Croatia Airlines”, “Sky Express”, “Jazeera”, “Flynas”, “Air France” kishin më pak se 0.1% të tregut.

“Albawings”, operatori me kapital shqiptar, që zuri 5% të tregut në vitin 2023, ka pasur aktivitet vetëm në fillim të 2024-s, duke e mbyllur vitin me një peshë prej 0.1%. Kompania kreu disa fluturime vetëm në janar.

Të ardhurat e tij, sipas bilancit, ishin 4.6 miliardë lekë (43 milionë euro) më 2023. Sipas Aviationonline, “Albawings” ndërpreu operacionet më 12 janar 2024. “E themeluar në vitin 2015, kompania ajrore u tërhoq nga tregu në një moment kulmor për industrinë e turizmit në Shqipëri.

Megjithatë, konkurrenca e ashpër nga zgjerimi i “Wizz Air” dhe “Ryanair”, si dhe krijimi i linjës ajrore shtetërore-private “Air Albania”, e vështirësoi ndjeshëm mbijetesën e “Albawings”, raporton Aviationonline.

Në vitin 2022, ajo raportoi një humbje prej rreth 170 milionë lekësh, nga -410 milionë lekë vitin e mëparshëm, ndërsa në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se ndaj saj janë lëshuar urdhra të shumtë sekuestro për mospagim detyrimesh.

Në raportin vjetor 2022, kompania pohonte se po përballet me një mjedis të vështirë dhe konkurrencë të lartë. “Shoqëria është përballur me sfidat e lidhura ngushtësisht në tregun global që ka prekur industrinë.

Situata e vitit 2022 është ndikuar ndjeshëm nga disa faktorë të jashtëm kryesorë, si rritja në rang global e çmimit të karburantit për avion, që prej fillimit të vitit 2022; Luhatshmëria e këmbimit të monedhës Euro, në të cilën shoqëria arkëton 100% të të ardhurave, përkundrejt Lekut;

Zhvlerësimi i monedhës Euro përkundrejt USD, monedhë në të cilën shoqëria regjistron 80% të faturimeve për shërbimet e karburantit, mirëmbajtjes dhe qirasë së avionëve, si dhe dominimit të tregut të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës nga kompania “Wizz Air”, e cila ka shtrirë mbulimin e saj mbi 55% të të gjithë tregut”.

“Albawings” bëhet dalja e fundit nga tregu i fluturimeve ajrore pas “Blue Panorama” në vitin 2021, duke lënë një treg prej 18% dhe “Ernest Airline” (17%) në 2020. Në nëntor të vitit 2013, kompania “Belle Air”, një nga operatorët më të mëdhenj në atë kohë, që kishte deri në 52% të tregut të fluturimeve, shpalli falimentin, si rrjedhojë e borxheve e detyrimeve.

Tregu i fluturimeve në vend gjatë dekadës së fundit ka shfaqur luhatje të mëdha, me rritje të shpejta e falimentime po aq të shpejta.

Kjo në fakt është një tendencë globale. Sipas analizave nga IATA (International Air Transport Association), dhe kompani konsulence si CAPA – Centre for Aviation dhe OAG Aviation Worldwide, industria e aviacionit civil është një nga sektorët më të vështirë dhe konkurrues globalisht, dhe ka disa arsye kryesore pse shumë linja ajrore falimentojnë ose ndërpresin operacionet e tyre.

Këto përfshijnë faktorë ekonomikë, operativë, dhe tregtarë, të cilët shpesh ndikojnë në aftësinë e një kompanie për të mbijetuar në një treg të ashpër.

Sektori ka kosto të larta operacionale. Një nga shpenzimet më të mëdha për linjat ajrore, e cila është e luhatshme dhe ndikohet nga çmimet globale të naftës.

Avionët janë mjete shumë të shtrenjta për t’u blerë ose marrë me qira, dhe mirëmbajtja e tyre kërkon investime të vazhdueshme. Pilotët, ekuipazhi i kabinës dhe stafi teknik kanë paga të larta dhe kërkojnë trajnime të vazhdueshme.

Tregu përballet me konkurrencë të ashpër dhe dominim i gjigantëve të industrisë. Linjat ajrore të mëdha si Ryanair, Wizz Air, dhe Lufthansa kanë kapacitet për të ulur çmimet dhe për të mbajtur monopol në shumë tregje.

Modeli i transportuesve me kosto të ulët (low-cost) bën që kompanitë tradicionale shpesh nuk mund të konkurrojnë me modelet e linjave ajrore me kosto të ulët, të cilat ofrojnë bileta më të lira duke ulur shërbimet e ofruara.

Kur linjat e reja ajrore hyjnë në treg, rrisin presionin mbi ato ekzistuese, duke çuar shpesh në një “luftë çmimesh” që redukton fitimet.

Ndikim kanë dhe ndryshimet Ekonomike dhe Krizat Globale. Krizat financiare globale ose recesionet ekonomike ndikojnë ndjeshëm në industrinë e aviacionit, pasi udhëtimi ajror është shpesh një luks dhe ndikohet nga fuqia blerëse e konsumatorëve.

Një shembull i fundit është pandemia e COVID-19, e cila e uli ndjeshëm kërkesën për udhëtime dhe detyroi shumë kompani ajrore të mbyllen ose të shkurtojnë operacionet e tyre. Linjat ajrore operojnë në një mjedis ndërkombëtar dhe ndikohen nga luhatjet e kursit të këmbimit dhe inflacioni, që rrit kostot operacionale.

Faktorë të tjerë lidhen me probleme me menaxhimin dhe strategjinë e biznesit. Shumë kompani ajrore rriten shpejt dhe zgjerohen në tregje që nuk janë fitimprurëse, gjë që çon në humbje të mëdha.

Ka raste kur mungesa e strategjive të forta financiare dhe varësia nga borxhet shpesh çon në falimentim. Disa linja ajrore varen shumë nga një treg ose një lloj flote avionësh, gjë që i bën të ndjeshme ndaj krizave të papritura.

Si turizmi po nxit industrinë ajrore

Në vitin 2024, në Shqipëri hynë një numër rekord prej 11.7 milionë të huajsh, gati dy herë më i lartë se në 2019-n. Për herë të parë, nga ajri hynë 27% e totalit të turistëve që erdhën në vend, nga rreth 10% që kishte qenë mesatarisht kjo peshë deri në 2020-n.

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion turistik i ka dhënë një hov të ri industrisë ajrore në vend. Që nga 2023-i ka më shumë të huaj që udhëtojnë në aeroport sesa vendas (përkatësisht 55% dhe 59%), ndërsa më herët të huajt zinin mesatarisht një të tretën.

Numri i të huajve që hyjnë e dalin përmes TIA-s është rritur me shpejtësi vitet e fundit, duke arritur në rreth 6.4 milionë, nga 1.6 milionë në 2019-n, sipas të dhënave nga INSTAT.

“Aeroportet në të gjithë botën kanë rol kyç për turizmin si porta kryesore që sigurojnë lidhjet dhe shërbimet e nevojshme për lëvizjet e udhëtarëve. Çdo 10% rritje në lidhje ajrore direkte sjell 0.5% rritje në PBB/frymë dhe 1.6% rritje në vende pune”, pohon Piervittorio Farabbi, Drejtori Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Ai shton se ka pasur një rritje të ndjeshme të vizitorëve nga Lindja e Mesme, vendet mesdhetare, Europa Lindore dhe SHBA, madje edhe vendet e Paqësorit.

“Për këtë arritje, përpjekjet tona nuk janë fokusuar vetëm në zgjerimin e destinacioneve përmes partnerëve tanë të linjave ajrore, por edhe në një bashkëpunim të ngushtë me operatorët turistikë, bordet e turizmit dhe autoritetet përkatëse.

Ky angazhim na ka ndihmuar të promovojmë Shqipërinë si një destinacion tërheqës jo vetëm për pushime, por edhe për biznes, investime dhe më shumë”.

“Turizmi ka qenë një nga faktorët kryesorë të suksesit tonë në Shqipëri”, pohon drejtori Menaxhues i “Wizz Air Malta”, Mauro Peneda. “Në vitin 2024 kemi transportuar mbi 6 milionë pasagjerë brenda dhe jashtë Shqipërisë, ku një pjesë e madhe janë turistë të huaj që eksplorojnë këtë vend të mrekullueshëm”.

Ai shton se ndikimi i “Wizz Air” shkon përtej volumit të pasagjerëve duke ndihmuar në rritjen e dukshmërisë së Shqipërisë në hartën globale dhe, duke treguar efektivitetin e lidhjeve ajrore në zhvillimin e turizmit hyrës.

Planet për fluturime ndërkontinentale

Në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës po punohet vrullshëm për zgjatjen e rrugës përmes së cilës ngrihen avionët. Pista e aeroportit do të zgjatet në afërsisht 3,000 metra, duke e bërë të mundur operimin e linjave ajrore me fluturime të gjata.

“Ky zhvillim do të hapë mundësi të reja për lidhje ndër-kontinentale dhe do të forcojë pozicionin strategjik të aeroportit në rajon”, pohon Piervittorio Farabbi, Drejtori Operacional i TIA.

Ai shton se një nga prioritetet kryesore është zgjerimi i lidhjeve direkte me SHBA, një treg me rëndësi të veçantë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të gjithë rajonin, falë diasporës dhe potencialit turistik e ekonomik.

TIA është bërë tashmë aeroporti më i madh në Ballkanin Perëndimor, nga numri i pasagjerëve, destinacionet dhe trafikun vjetor të fluturimeve. Ai po tërheq dhe pasagjerët e rajonit, që në 2024-n arritën në mbi 270 mijë, sipas burimeve zyrtare./Monitor

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale