LIVE UPDATES
Aktualitet

Abuzimet në tender, VOA: Shkon për gjykim çështja ndaj ish drejtuesve të Bashkisë së Bulqizës

Ish-kryebashkiaku socialist Lefter Alla, i zgjedhur në qershor të vitit 2019, zëvendësja e tij Enkeleda Lleshi dhe 6 ish zyrtarët e tjerë, ish-anëtarë të Njesisë së Prokurimit, dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, akuzohen për “Shkelje të barazisë në tendera” dhe “Shpërdorim të detyrës” në lidhje me procedurat e ndjekura për garën e shpallur për rinovimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve në zonën e njohur si “Lagja e vjetër” të qytetit të Bulqizës, me një vlerë rreth 3 milionë dollarë.

16 Shtator 2023, 16:25 Nga f.i
Abuzimet në tender, VOA: Shkon për gjykim çështja ndaj ish
foto ilustruese

BULQIZË- Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftoi sot se ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 8 ish drejtuesë dhe ish zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës për abuzimet me një tender të vitit 2021 të zhvilluar nga kjo bashki.

Ata u arrestuan në mars të këtij viti së bashku me drejtuesit dhe administratorët e tre kompanive private, Rasim Daci, pronar i “England shpk”, Aqif Konesha i “OE 2AF Albania shpk”, dhe Kastriot Ibrahimaj, administrator i kompanisë “BE-IS shpk”. Përveç tyre u arrestua dhe mbikqërësi e drejtuesi teknik i punimeve.

Ish-kryebashkiaku socialist Lefter Alla, i zgjedhur në qershor të vitit 2019, zëvendësja e tij Enkeleda Lleshi dhe 6 ish zyrtarët e tjerë, ish-anëtarë të Njesisë së Prokurimit, dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, akuzohen për “Shkelje të barazisë në tendera” dhe “Shpërdorim të detyrës” në lidhje me procedurat e ndjekura për garën e shpallur për rinovimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve në zonën e njohur si “Lagja e vjetër” të qytetit të Bulqizës, me një vlerë rreth 3 milionë dollarë. Ndërsa drejtuesit e kompanive private dhe dy personat e tjerë tekinkë, akuzohen për “falsifikim të dokumentave”. Për Dacin rëndon dhe akuza e “Korrupsionit aktiv të personit që ushtron funksione publike”.

Fituesë të garës u shpallën kompanitë “England shpk”, dhe “BE-IS shpk”, ndërkohë që nga hetimet rezulton se ato kanë shërbyer thejsht si fasadë, pasi punimet janë kryer në të vërtetë nga kompania e Koneshës, i cili, siç vë në dukje Prokuroria e Posaçme “rezulton lidhje e afërt e Kryetarit të Bashkisë Bulqizë”.

Sipas hetimeve “kjo proçedurë prokurimi është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimet Publike dhe aktet nënligjore pasi nga ish drejtuesit dhe ish zyrtarët e Bashkisë janë ndërmarrë veprime aktive te kundërligjshme, të cilat konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për paracaktimin e fituesit”.

Po ashtu nga hetimi “u provua se nga subjekti i shpallur fitues në këtë procedurë prokurimi ishin kryer pagesa monetare në favor Erion Isakut, i cili kishte cilesinë e anëtarit te Komisionit te Prokurimit Publik në këtë procedure”.

Prokuroria e Posaçme, deklaron se “edhe gjatë fazës së zbatimit të kontratës janë evidentuar shkelje ligjore, pasi provohet tej dyshimit të arsyeshëm, mbështetur në prova, që Lefter Alla dhe Enkeleda Lleshi me mos-veprime, lidhur me punimet qe janë bërë de facto nga shoqëria e Aqif Koneshës, e cila nuk përmbush kushtet dhe kriteret për kryerjen e këtyre punimeve, kanë cënuar interesat e ligjshëm të shtetasve, pasi subjekti i cili ka kryer de facto punimet nuk gëzon licensat e nevojshme për kryerjen e punimeve specifike për ujesjellësin që është një objekt me rëndësi jetike për qytetarët, ndaj mungesa e liçencave profesionale nuk garanton standartin me të lartë shëndetësor të qytetarëve".

Drejtuesit e kompanive private të përfshira, si dhe nga mbikqyrësi dhe drejtuesi teknik i punimeve, rezulton sipas hetimeve, se “kanë përpiluar dokumente të falsifikuara, duke pasqyruar faktin e rremë se punimet jane kryer nga firma fituese. Po ashtu, dhe aktet që dokumentojnë kryerjen e punimeve/mbikqyrjen e punimeve janë përpiluar në kohë të ndryshme nga data që pasqyrojnë realisht në dokumentet e zbatimit”, shpjegohet në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme.

Marrë nga VOA

lefter alla

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet