29 Korrik 2022, 21:11
Nga e.k
Ndërtesa ku u gjet droga
BRITANI E MADHE- Gjykata angleze ka dënuar me 12 muaj burg 25-vjeçarin shqiptar Kol Hila i cili u arrestua me datë 8 qershor pasi e kishte kthyer banesën e tij në shtëpi bari ku Policia sekuestroi 79 bimë të pjekura kanabisi me një vlerë të vlerësuar në rrugë prej 79,000 paund.
Oficerët sekuestruan gjithashtu edhe pajisjet e montuara në të katra dhomat e banesës, të cilat shërbenin për ujitjen e bimëve. Në gjykatë u pretendua se Hila ishte në Britani për të kërkuar azil, por se në momentin e bastisjes së banesës e cila ishte e mbushur me kanabis, i pranishëm ishte vetëm i riu shqiptar, i cili u zbua se kishte edhe çelësat. Avokati i 25-vjeçarit, u shpreh se klienti i tij nuk kishte asnjë lidhje me trafikun e drogës dhe se ishte detyruar të “punonte” në fermën e kanabisit, pasi ishte kërcënuar nga bandat. Ai shtoi se Hila ishte i frikësuar për fatin e familjarëve të tij në Shqipëri, shkruajnë mediat britanike.

Gjykatësi Andreë Shaë tha se roli i shqiptarit ishte i kufizuar, por se nuk mund të vërtetohet pretendimi i Hilës se ishte mbajtur peng nga bandat dhe ishte detyruar nga ata të punonte, pasi 25-vjeçarit iu gjetën çelësat e banesës.
“Kultivimi i kanabisit në këtë nivel është një shkelje shumë e rëndë në këtë vend, pasi ndihmon në financimin e krimit të rëndë të organizuar. Ajo çon në trafikimin e njerëzve të pambrojtur”, u shpreh ai.
britani e madhe kol hila
Aktualitet
29 Korrik 2022, 21:16
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka liruar nga burgu ekuipazhin...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 20:52
k.m.
Veli Rakepi
BRITANI E MADHE- Një 28-vjeçar është dënuar me 5 vite burg në Britaninë e Madhe pasi është kapur...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 20:33
k.m.
Momenti kur del nga godina
TIRANË- Filip Talo, personi i cili është spiunuar nga një "Ilir Metaj" në kohën e komunizmit, ka m...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 20:28
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha, me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, ka ironizuar n&eu...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 20:12
e.k
Harta meterologjike
TIRANË- Gjatë ditës së nesërme një ciklon depërton drejt verilindjes së Evropes dhe në...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 20:13
k.m.
Fatos Tushe
TIRANË- Pasi kanë kaluar 6 orë në sallën e GJKKO-së, Fatos Tushe dhe miqtë e tij duket se kishin krijuar shp...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 18:52
k.m.
Fatos Tushe
TIRANË- Dënohet Fatos Tushe. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka shpallur faj...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 18:47
Elton Qyno
Remal Rada
TIRANË- Arrestimi dhe më pas burgosja e ish-efeketivit të Repartit Special RENEA, bëri që prokuroria e Tiranë...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 18:12
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Një 25-vjeçare është sulmuar nga një burrë teksa po stërvitej në palestër. Sipas medi...
Aktualitet
29 Korrik 2022, 18:10
k.m.
Fatos Tushe në gjyq
TIRANË- Pasditen e sotme, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion...