Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ndërkohë që u shpall në kërkim vallai i Stafaj, 35-vjeçari me inicialet K.S.
DURRËS- Një 41-vjeçare në Durrës me emrin Dorina Stafaj është arrestuar ditën e sotme për zjarrvënieje. Mësohet se Stafaj së bashku me vëllanë e saj ka djegur makinën bashkëshortit për tu hakëmarrë pas një konflikti të mëparshëm. Pasi i ka djegur makinën, 41-vjeçarja ka tentuar dhe t'i djeg banesën 42-vjeçarit. Ndërkohë që u shpall në kërkim vallai i Stafaj, 35-vjeçari me inicialet K.S.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar "Fiery revenge". I vuri zjarrin automjetit të një 42-vjeçari, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçarja. Shpallet në kërkim vëllai i 41-vjeçares, pasi bashkëpunoi me të, për diegien e automjetit. Pas djegies së automjetit, 41-vjeçarja ka tentuar të djegë edhe banesën e 42-vjeçarit, por s’ka mundur ta realizojë dot. Procedohet penalisht dhe një shtetas italian, për moskallëzim krimi. Sekuestrohet 1 celular dhe automjeti i përdorur në ngjarje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi K. S., 42 vjeç, për djegien e automjetit të tij, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të djegies së mjetit.
Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga Policia, rezultoi se djegia e automjetit ishte e qëllimshme. Në këtë kuadër, u organizua operacioni policor i koduar "Fiery revenge", për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj zjarrvënieje. Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u siguruan prova për autorësinë dhe mekanizmin e ngjarjes. Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasja D. S., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, u shpall në kërkim vëllai i saj. shtetasi M. S., 35 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin italian F. C., 58 vjeç, për moskallëzim krimi.
Nga veprimet hetimore dyshohet se për shkak të një konflikti të mëparshëm, 41-vjeçarja, në bashkëpunim me vëllanë e saj, i kanë vënë zjarrin automjetit të 42-vjeçarit, ndërsa shtetasi italian ka patur djeni për ngjarjen, por nuk ka kallëzuar krimin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Policia TIRANË- Një 22-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë me armë zjarri. Mësohet se i...
Policia LEZHË- Detaje të reja kanë dal nga shpërthimi gjatë mbrëmjes së kaluar në një shtëpi n&...
Moti TIRANË- Territori shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve të ...
Foto ilustruese LEZHË- Mbrëmjen e sotme është raportuar për një shpërthim me lëndë plasëse në z...
Pamje nga aksidenti FIER- Një aksident tjetër është regjistruar mbrëmjën e sotmë në Fier. Mësohet se rreth or&...
Pamje nga vendi i ngjarjes VLORË- Një tjetër zjarr është regjistruar mbrëmjen e sotmë në Vlorë. Mëso...
Pamje nga aksidenti TIRANË- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhu...
Foto ilustruese VLORË- Një 46-vjeçar është vënë në pranga mbrëmjen e sotmëe në Vlorë në ...
Foto ilustruese VLORË- Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja m&eu...
Pamje nga aksidenti FIER- Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Patos. Ngjarja ka ndodhur n&...