Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Të pezulluarit janë Andrea Miha, Julian Zgura, Entela Gjata, Ermal Ibri, Dritan Çela, Përparim Rustemi, Bruno Berberi, Endrit Ferati dhe Fatos Ibi.
KORÇË- Dy inspektorë të AZHBR-së dhe gjashtë veterinerë të DBP-së, janë pezulluar nga detyra. Të pezulluarit janë Andrea Miha, Julian Zgura, Entela Gjata, Ermal Ibri, Dritan Çela, Përparim Rustemi, Bruno Berberi, Endrit Ferati dhe Fatos Ibi. Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim edhe një tjetër inspektor të AZHBR-së.
Ata janë pezulluar nga detyra pasi, pas një hetimi 18-mujor u zbulua se ata pasqyronin të dhëna të rreme në aktet e verifikimit, gjatë kontrollit në fermat e përfituesve nga skema kombëtare e mbështetjes për fermerët. Punonjësit e AZHBR-së nuk kryenin kontrolle dhe verifikime në terren për gjendjen faktike të kafshëve, duke përfituar në mënyrë korruptive shuma parash nga 10 000 – 50 000 lekë.
Gjë e cila, i ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit. Mbi inspektorët 33 dhe 36 vjeç, rëndojnë akuzat për veprat penale "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Falsifikimi i dokumentave, i kryer në bashkëpunim". Policia po punon për kapjen e inspektorit të shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë
Finalizohet nga Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë, pas një periudhe hetimi prej 18-muajsh, operacioni policor i koduar "Green Code". Pasqyronin të dhëna të rreme në aktet e verifikimit gjatë kontrollit në fermat e përfituesve nga skema kombëtare e mbështetjes për fermerët, pezullohen nga detyra 2 inspektorë të AZHBR-së dhe 6 veterinerë të DBP-së. Shpallet në kërkim 1 inspektor i AZHBR-së. Specialistët për Hetimin e Krimeve, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, pas një hetimi 18-mujor të kryer me metoda speciale të hetimit, finalizuan operacionin policor të koduar "Green Code", si rezultat i të cilit:
u pezulluan nga detyra, për veprat penale "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Falsifikimi i dokumentave, i kryer në bashkëpunim", shtetasit A. M., 33 vjeç dhe J. Z., 36 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektorë në AZHBR;
D. Ç., 57 vjeç, dhe F. I., 54 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë veterinerë pranë Drejtorisë së Bujqësisë Pogradec. për veprën penale "Falsifikimi i dokumentave, i kryer në bashkëpunim", ndaj shtetasve E. Gj., 56 vjeçe, banuese në Pogradec, me detyrë veterinere kontrolli, dhe P. R., 66 vjeç, B. B., 28 vjeç, dhe E. F., 33 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë veterinerë shërbimi pranë Drejtorisë së Bujqësisë Pogradec.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. B., 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i AZHBR-së, për veprat penale "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Falsifikimi i dokumentave". Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke pasqyruar të dhëna të rreme në aktet e verifikimit dhe të kontrollit në fermat përfituese nga skema kombëtare e mbështetjes për fermerët. Punonjësit e AZHBR-së nuk kryenin kontrolle dhe verifikime në terren për gjendjen faktike të kafshëve, duke përfituar në mënyrë korruptive shuma parash nga 10 000 – 50 000 lekë, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit. Vijon puna për vënien përpara përgjegjësisë të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës./Dosja.al
Policia DIVJAKË- Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur gjatë natës në Divjakë. Mësohet se një 6...
Foto nga emisioni LIBRAZHD- Ngjarja e rëndë në Librazhd, ku një 36-vjeçar dyshohet se u ka dhënë prindërve t...
Igli Haxhiaj TIRANË- Sipas dosjes hetimore oficeri i policisë Gjyqësore Igli Haxhiaj ka qenë pjesë e hetimeve që po kryente S...
Foto nga emisioni LIBRAZHD- Vajza e familjes nga Librazhdi, e prekur nga ngjarja ku dhëndri dyshohet se i dha nënës së ...
Droga SPANJË- Një grup shqiptarë që merrej me transportimin e tonelatave të drogës nga vendet e Amerikës Latine janë...
Policia TIRANË- Policia ka reaguar në lidhje me të shtënat me armë gjatë natës në Kukës. Mësohet se ...
Foto Ilustruese KUKËS- Të shtëna me armë dyshohet se kanë ndodhur gjatë natës në Kukës. Mësohet se ...
Atentati ndaj drejtuesit të “Report”, Sigfrido Ranucci, ka ndezur sot vëmendjen e të gjitha mediave kryesore italiane. Pista shqipt...
TIRANA- Policia e Tiranës ka sekuestruar ditën e sotme dy automjete të tjera, një Audi A6 dhe AudiA5, me vlerë rr...
Foto ilustruese Kosova mund të shfrytëzojë vetëm 1/12 e buxhetit të vitit 2025 dhe një zgjatje buxhetore vetëm për ...