Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin, portugezi do ekstradohet në Shqipëri në fund të vitit
Nga pamjet filmike është vërtetuar se portugezi kishte rolin e ekzekutorit të biznesmenit, ndërsa është ndihmuar edhe nga katër shtetas britanikë, të cilët u hoqën si turistë dhe të gjithë janë të arrestuar në Britani.
29 Dhjetor 2023, 12:36Nga A.B
Ruben Saraiva
TIRANË- Portugezi Ruben Saraiva i cili dyshohet se ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin të Lezhës, pritet që të esktradohet në Shqipëri në 31 dhjetor.
Një grup agjentësh shqiptarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe INTERPOL prej dy ditësh ndodhen në Rabati për të finalizuar edhe procedurat e ekstradimit të portugezit nga Maroku drejt vendit tonë.
Nga pamjet filmike është vërtetuar se portugezi kishte rolin e ekzekutorit të biznesmenit, ndërsa është ndihmuar edhe nga katër shtetas britanikë, të cilët u hoqën si turistë dhe të gjithë janë të arrestuar në Britani.
Prokuroria si porositës të vrasjes akuzon Edmond Haxhinë, i cili është po ashtu është arrestuar në Britani.